Inkurajime

Të mbushur me paqe dhe gëzim!

Dhe Perëndia i shpresës le t’ju mbushë me çfarëdo gëzimi dhe paqeje në besim (përmes përvojës suaj në besim), që të keni mbushulli në shpresë, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë. – Romakëve 15:13

Disa vite më parë, kalova një periudhë kohë të vështirë, nuk kisha gëzim dhe as paqe në jetë. Sa herë që bëja një gabim, isha gati të ndëshkoja veten, e inatosur që nuk mund të isha “e krishtera e përsosur.”

Një ditë, po lexoja Romakëve 15:13– Dhe Perëndia i shpresës le t’ju mbushë me çfarëdo gëzimi dhe paqeje në besim…Vetëm kaq. E kuptova!

Kuptova që isha zhytur në dyshim dhe mosbesim, duke lejuar të ligun të më torturojë me negativitet, inat dhe padurim. Në këtë proces, kisha harruar që besimi në Perëndinë dhe Fjalën e Tij, sjell paqe dhe shpresë, mposht çdo dobësi.

Fjala e Perëndisë më dha përgjigjen. Jezusi më donte kaq shumë sa jo vetëm që harroi gjithë mëkatin tim të së shkuarës por gjithashtu më fali për ato momente dobësie që do të dështoja në të ardhmen. Nuk kam përse të lejoj Satanin të vijë fshehurazi me pyetje apo mosbesim. As ju nuk keni përse ta lejoni.

Mbani mend që paqja, shpresa dhe gëzimi janë përpara jush. Shkoni në Fjalën e Perëndisë dhe lejoni t’ju trazojë besimin tuaj.

Lutje

Zot, sa herë që filloj të besoj gënjeshtrat e armikut, më kujto të vërtetën e Fjalës Tënde. Duke besuar në Ty, unë marr paqe dhe gëzim sot.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve!Veprat e Apostujve, kapitulli 15, vargu 28, thotë: “Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme “ Ky është vërtet një varg interesant dhe një fjali vërtet interesante në mes të kapitullit 15 të veprave…
    Tags: të, në, dhe, që, inkurajime
  • 96
    Një jetë me qëllim unik.Prandaj, vëllezër, përpiquni gjithnjë e më shumë ta përforconi thirrjen dhe zgjedhjen tuaj, sepse, duke bërë këto gjëra, nuk do të pengoheni kurrë. Sepse kështu begatisht do t’ju hapet hyrja në mbretërinë e amshuar të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.- 2 e Pjetrit 1:10-11 Shpesh mendojmë për ” thirrjen” si…
    Tags: të, që, dhe, në, ju, inkurajime
  • 96
    Vazhdoni!Megjithatë i drejti mbetet i lidhur fort me rrugën e tij, dhe ai që i ka duart e pastra fortësohet gjithnjë e më tepër.-Jobi 17:9 Ishujt Havai janë një parajsë tropikale që ndodhen në mes të Oqeanit Paqësor, 2500 milje larg nga toka më e afërt. Ujërat që rrethojnë ishujt…
    Tags: të, më, në, dhe, që, inkurajime
  • 95
    Pse themi Gëzuar Krishtlindjen!Sot, ka të krishterë të cilët besojnë se të qenit njeri i mirë është rruga drejt shpëtimit. Ata nuk e ndjejnë se kanë nevojë për dikë që t’i shpëtojë sepse mëkatet e tyre janë shumë të vogla. Mjafton që shkojnë në kishë dhe nuk kanë bërë kurrë mëkate “të mëdha”.…
    Tags: të, dhe, në, që, inkurajime
  • 95
    Bindja hap portat e Qiellit!Në vitet e fundit të jetës së tij, apostulli Gjon shkroi: “Kush lindi nga Perëndia nuk kryen mëkat” (1 Gjonit 3:9). Në po të njëjtën lëtër, pak më sipër, ai thotë: “Po të themi se jemi pa mëkat, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne.” (1:8). Ekziston një dallim i…
    Tags: të, dhe, që, në, inkurajime
Comments