Të mësojmë të kënaqemi!
Në librin e saj me titull “Qetësoje zemrën time në ankth”, Linda Dillou tregon për një nuse të re e cila u martua me një marinar, duke menduar se jetesa në vende të huaja dhe udhëtimet nëpër botë do të ishin romantike dhe emocionuese. Dy vjet më vonë, e vetmuar dhe e pakënaqur, ajo i shkroi të gjitha ankesat e saj në një letër për nënën. Ajo tregonte se nuk kishte asnjë mikeshë. Nuk mund të fliste gjuhën e vendit ku ishte dhe nuk mendonte se ia vlente ta mësonte pasi në çdo kohë bashkëshorti i saj mund të transferohej në një vend tjetër. Më e keqja nga të gjitha, ajo tha dhe i shoqi nuk gjendej shpesh në shtëpi. Ajo e përfundoi letrën e saj duke thënë: “Nuk duroj dot më. Do kthehem në shtëpi.”.
Nëna e saj e urtë i shkroi një letër në përgjigje duke i shkruar vetëm dy rreshta: “Dy gra panë përmes hekurave të burgut të tyre. Njëra pa baltë dhe tjetra pa yje.”
Kur flasim për kënaqësinë, secili nga ne ka një zgjedhje si ta shohë jetën e vet. Siç Linda shkroi: “Çdo grua ka rrethana që duken si hekura burgu. Perëndia dëshiron që unë dhe ju të mësojmë të kënaqemi në rrethanat tona, jo kur ato përmirësohen.”.
Pali tha: “Unë jam mësuar të kënaqem në gjendjen që jam. Unë di edhe të jem i përulur dhe di edhe të jetoj në bollëk; në çdo gjë dhe për çdo gjë jam mësuar të nginjem dhe të kem uri, të kem me tepri dhe të jem ngushtë” (Filipianëve 4:11-12).
Vini re që Pali mësoi të ishte i kënaqur. Meri Saudhërnlend tregon se “të mësosh” do të thotë “të edukohesh me anë të përvojës”. Kjo do të thotë se nuk ka rrugë të shkurtra. Është përmes problemeve dhe përvojave të jetës që ne mësojmë të jemi të kënaqur.
Sidoqoftë, Perëndia na ka dhënë një mënyrë për të na ndihmuar. “Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus” (Filipianëve 4:6-7). Kështu mësojmë ne të jemi të kënaqur: duke u lutur dhe duke gjetur paqen e Perëndisë. Nga përvoja unë mund t’ju them se prania e Tij do t’ju ngushëllojë dhe do t’ju mbajë.
Çfarë jeni duke parë përmes hekurave të burgut tuaj?
Related Posts
- 100Shikoni përtej vështirësive aktuale dhe besojini Zotit, i cili po punon për të mirën tuaj. Isaia 40:28-31 Dhimbja mund të shërbejë si paralajmërim se diçka në trup nuk është në rregull. Megjithatë, pas një dëmtimi fizik ose operacioni, parehatia është pjesë e rrugëtimit drejt rikuperimit. Në raste të tilla, shumë…
- 100Në tre kapitujt e librit të Habakukut shohim një shembull të shkëlqyer të Dhiatës së Vjetër të këmbënguljes në lutje. Të dhënat historike nga libri i Habakukut tregojnë se ai jetoi gjatë mbretërimit të mbretit të Izraelit Jehojakim. Kur Perandoria Babilonase po përparontte shumë. Por ishte përpara se babilonasit të…
- 100
- 98Besimi ynë forcohet kur i bindemi Perëndisë në situata sfiduese. Zanafilla 22:1-24 Ndonjëherë t’i bindesh Perwndisw nuk është e lehtë. Sa herë që përballeni me një thirrje të vështirë, kujtoni Abrahamin. Në pasazhin e sotëm, atij iu dha një nga sprovat më të mëdha të regjistruara në Bibël, megjithatë ai…
- 98