Inkurajime

Të ndihesh e pavlerë

Unë mahnitem nga dashuria e madhe e Perëndisë. Në fakt, jam e mahnitur nga dashuria e madhe që Ai ka për mua, veçanërisht në ato ditë kur nuk duket se mund t’i bëj gjërat mirë dhe ndihem e padashur, në ato mëngjese kur mbaj veshur pizhamet deri në drekë, në ato ditë kur nuk duroj dot të më ndërpresin për të ndihmuar dikë tjetër, në ato mbrëmje kur qëndroj zgjuar deri vonë duke punuar me “çfarëdo” që kam në laptop apo telefon.

Më pas filloj të mendoj për çmimin e lartë që Perëndia pagoi për të pasur një marrëdhënie me një grua si puna ime që ndihet e pashpresë. Dhe më vjen turp… turp që e çova dëm ditën që Perëndia më dha, turp që i lejova emocionet të drejtonin jetën time. Por është e qartë që, për shkak se Jezusi vdiq për mua, unë nuk jam e pavlerë. E po ashtu është e qartë që nuk pata kontroll mbi jetën time.

Në fund të një dite të keqe, kur më në fund bini për të fjetur, a mbuloheni nga ndjesi të tilla… sikur jeni të pavlera? Ju e keni humbur kontrollin kur djali juaj e ka harruar drekën e tij për herë të dytë atë javë. Në fund të ditës suaj lista e gjërave që duhej të bënit ishte më e gjatë se sa kur e filluat ditën. Dhe bashkëshortit tuaj nuk i vjen fare keq për ju.

Ju ndiheni të pavlera dhe të padashura. Por a është e vërtetë kjo?

Pra, kujt do të besoni? Mendimeve tuaja dëshpëruese që thonë se jeni të pavlera? Apo do t’i besoni asaj që Jezusi mendon për ju?

Apostulli Gjon na thotë: “Shikoni ç’dashuri të madhe na ka dhënë Ati, që të quhemi bij të Perëndisë. Prandaj bota nuk na njeh, sepse nuk e ka njohur atë. Të dashur, tani jemi bij të Perëndisë, dhe ende nuk është shfaqur ç’do të jemi” (1 Gjonit 3:1,2).

Mirë, e dimë që nuk jemi të përsosura tani. Por një ditë do të jemi. Ndërkohë, refuzojini këto mendime të të qenit të pavlera dhe falënderojeni Perëndinë që Ai dëshiron ta kalojë përjetësinë me ju.

Po, më kujto, Perëndi, që mund të ndihem mirë me veten edhe në ato ditë kur në të vërtetë nuk ndihem mirë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Vraponi me gëzim!Veprat e Apostujve, kapitulli 20, vargu 24, një nga vargjet e mi të preferuar në Librin e Veprave të Apostujve. Pali tha: “Por unë nuk dua t’ia di fare për jetën time që nuk e çmoj aq, sa ta kryej me gëzim vrapimin tim dhe shërbesën që mora nga Zoti…
    Tags: të, që, për, nuk, në, inkurajime
  • 100
    Vini re zogjtë!Vini re zogjtë e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në hambare; megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju shumë më tepër se sa ata? ( Mateu 6:26) Jezusi  i këshilloi dishepujt e Tij që të “ vinin re zogjtë e qiellit…” Në një…
    Tags: të, në, që, për, nuk, inkurajime
  • 98
    Jezusi po ndërmjetëson për ne!Veprat e Apostujve, kapitulli 7, vargu 55: “Por ai,” Stefani, “mbushur me Frymë të Shenjtë, i nguli sytë nga qielli, pa lavdinë e Perëndisë dhe Jezusin që rrinte në këmbë në të djathtën e Perëndisë.” Cfarë skene e mrekullueshme. Ne shohim përgjatë shkrimeve, se Jezusi paraqitet i ulur në të djathtë të…
    Tags: të, në, për, që, inkurajime
  • 97
    3 të vërteta kur rrethanat duken të pakuptimta!Luanët e vegjël vuajnë nga mungesa e madhe dhe nga uria, por atyre që kërkojnë Zotin nuk u mungon asgjë. – Psalmi 34:10 Më në fund Toni mori diplomën për të cilën kishte punuar aq shumë dhe kishte gjetur dhe një punë të mirë. Por pa bërë vitin e pushuan nga…
    Tags: të, që, në, për, nuk, inkurajime
  • 97
    Lutuni për brezin e ardhshëm!Çdo vit që kalon, ka gjithnjë e më shumë ndikime të paperëndishme që konkurrojnë për vëmendjen e të rinjve të kombit tonë. Vlerat biblike perceptohen si të çuditshme dhe të vjetruara. Familjet e krishtera janë nën sulm nga të gjitha anët. Si do ta gjejë ndonjëherë brezi në i ri…
    Tags: të, për, që, në, inkurajime
Comments