Inkurajime

Të pranosh personin që Perëndia të ka krijuar të jesh

të largohet nga e keqja dhe të bëjë të mirën, të kërkojë paqen dhe të ndjekë atë, 1 Pjetrit 3:11

Gjatë viteve të mia në shërbesë, unë kam zbuluar që shumë njerëz vërtetë nuk e pëlqejnë veten e tyre. Ata e refuzojnë veten e tyre! Ky është një problem më i madh se sa mendojmë ne. Sigurisht nuk është vullneti i Perëndisë që bijtë e Tij të jenë kundër vetes së tyre. Përkundrazi, është një pjesë e përpjekjeve të Satanit për të na bërë ne të mjerë dhe për të na penguar së dashuri të tjerët.

Nëse ne nuk kuptohemi me veten tonë, nuk do të kuptohemi me më tjerët. Kur ne refuzojmë veten tonë, na duket sikur të tjerët na refuzojnë gjithashtu. Marrëdhëniet janë një pjesë e rëndësishme e jetës tonë. Mënyra si ndihemi për veten tonë është një faktor përcaktues për suksesin tonë në jetë dhe në marrëdhëniet tona. Ne duhet të jemi plotësisht të sigurte në Krishtin!

Imazhi për veten është një pamje e brendshme e jona. Nëse ajo që shohim nuk është e shëndetshme, jo e vërtetë për Shkrimin, ne do të vuajmë nga frika, pasiguria, dhe nga keqkuptime të ndryshme të vetes tonë. Perëndia na do ne dhe Ai dëshiron që ne të pranojmë veten tonë.

Dhe për shkak të dashurisë së Tij, ne mund ta duam veten në një mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Ne jemi bijtë e Perëndisë, një popull i dashur, i pranuar dhe me anë të hirit të Tij duke u përmirësuar çdo ditë!


Jezusi erdhi për të sjellë restaurim në jetën tonë. Një nga gjërat që Ai erdhi për të restauruar është një imazh i shëndetshëm dhe i ekuilibruar për veten.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 93
    5 mënyra për të respektuar marrëveshjet në marrëdhënie.Prandaj eja të bëjmë një besëlidhie midis teje dhe meje, dhe që ajo shërbeftë si dëshmi midis teje dhe meje” –Zanafilla 31:44 Ekziston një fjalë e vjetër që përdoret për të përshkruar angazhimin, si përkushtimi në martesë, dhe është kjo: besëlidhje. Një besëlidhje është më e fortë se një marrëveshje…
    Tags: të, një, dhe, për, inkurajime
  • 92
    Kur të agjëroni….Mateu 9:14-15 flet për agjërimin. “Atëherë iu afruan dishepujt e Gjonit dhe i thanë: “Pse ne dhe farisenjtë agjërojmë shpesh, ndërsa dishepujt e tu nuk agjërojnë?'” Dhe Jezusi u tha atyre: “A mund të mbajnë zi dasmorët, ndërsa dhëndërri është midis tyre? Por do të vijë koha kur do t’ua…
    Tags: të, dhe, për, ne, inkurajime
  • 92
    Të thirrur veçmas për të pushuar!“Ejani veçmas në një vend të vetmuar dhe pushoni pak.” – Marku 6: 31 A e mbani mend gjumin  e drekës kur ishit në kopësht? Pas drekës, secili  nga fëmijët e kopshtit kishte me vete një batanije, të cilën e shtronim  me kujdes në dysheme; dhe më pas pritej të flinim për…
    Tags: të, për, dhe, inkurajime
  • 91
    Mos e Humb Veten TëndeKush do të gjejë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë përsëri. MATEU 10:39 Jeta është si një labirint ndonjëherë, dhe është e lehtë të humbasësh. Të gjithë, me sa duket, presin diçka ndryshe nga ne. Ka…
    Tags: të, për, dhe, inkurajime
  • 91
    Të bëhesh dhurues bujar!Merrni pak kohë sot për të reflektuar mbi të gjitha dhuratat që gëzoni për shkak të mirësisë së Perëndisë. 2 Korintasve 9:6-8 Ne e dimë se duhet të jemi bujarë, por a keni menduar ndonjëherë për të gjitha mënyrat se si Zoti ka qenë bujar me ju? Ai na formoi…
    Tags: të, dhe, për, një, inkurajime
Comments