Të Shenjtëruar dhe të Veçuar!
Ndiqni udhëzimet e Frymës së Shenjtë për të përmbushur planin që Perëndia ka për ju!
2 Timoteut 2:20-22
A ndiheni të veçantë, apo ndjeheni të parëndësishëm? Lajmi i mirë është se çdo besimtar është i veçantë në sytë e Zotit dhe Ai ju ka veçuar për veten e Tij. Meqënëse tani i përkisni Atij, kjo do të thotë se nuk jeni në këtë tokë për të jetuar si të doni. Jeni krijuar për t’i sjellë lavdi dhe nder Atij duke u bërë gjithnjë e më shumë të ngjashëm me Birin e Tij si në karakter, sjellje dhe mënyrën se si flisni. Nuk bëhet fjalë për të ndjekur një listë rregullash, por për të jetuar jetën e Krishtit nëpërmjet jush.
Bibla e quan këtë shenjtërim. Është proçesi ku Zoti na transformon vazhdimisht me anë të Frymës së Tij të Shenjtë që banon në ne. Nuk është se nuk do të mëkatojmë kurrë, por sa më shumë ta mbushim mendjen me Fjalën e Tij dhe t’i dorëzohemi drejtimit të Frymës, aq më fitimtarë do të jemi mbi mëkatin. Ndërsa qëndrimet dhe zakonet tona të vjetra zëvendësohen me ato të perëndishme, do të bëhemi shërbëtorë të dobishëm në shtëpinë e Perëndisë.
Të qënurit i veçantë për Zotin nuk ka të bëjë fare me atë lloj pune që bëni ose sa inteligjent apo i suksesshëm jeni. Përkundrazi, bazohet në atë se kush jeni.
Related Posts
- 100Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka (shumë i rëndësishëm për t’u kujdesur për barrën e dikujt tjetër), pa qënë asgjë (pa qënë superior përveç se me vlerësimin e vet), gënjen veten e vet. – Galatasve 6:3 Bibla na paralajmëron vazhdimisht kundër krenarisë. Nuk mund të theksoj mjaftueshëm rrezikun…
- 98
- 98
- 97
- 97