Inkurajime

Të Shpejtë Për Të Falur

Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin. – EFESIANËVE 4:32

Bibla na mëson të falim “lehtësisht dhe lirisht”. Ky është standardi që Perëndia ka për ne, pavarësisht se si ndihemi ne për këtë. Ne duhet të jemi të shpejtë për të falur.

Sipas 1 Pjetrit 5:5, ne mund ta veshim veten me karakterin e Jezus Krishtit, që do të thotë se ne mund të zgjedhim të jemi plot durim, të mos ofendohemi lehtë, të ngadaltë në zemërim, të shpejtë në të falur dhe të mbushur me mëshirë. Përkufizimi im për “mëshirën” është të shoh përtej asaj që më është bërë mua, që më lëndon dhe të zbuloj arsyen pse është bërë. Shumë herë njerëzit bëjnë gjëra që nuk i kuptojnë as vetë, por ka gjithmonë një arsye pse njerëzit sillen në atë mënyrë. Ndoshta janë të lënduar dhe në dhimbjen e tyre ata nuk e kuptojnë se po lëndojnë dikë tjetër.

Perëndia fal! Ne duhet të jemi të mëshirshëm dhe të falim, ashtu si Perëndia në Krishtin na ka falur ne gabimet tona. Ai jo vetëm që sheh çfarë ne bëjmë që është gabim, por Ai e kupton pse e bëmë atë dhe është i mëshirshëm dhe plot durim. Zgjedhja për të falur të tjerët është e jona. Perëndia nuk do të forcojë askënd për këtë. Edhe nëse nuk e kuptoni, besoni që rruga e Perëndisë është më e mira. Funksionon. Ai mund të marrë çfarë Satani synon të shkatërrojë tek ju dhe ta kthejë atë për të mirën tuaj.

Ne duhet të falim në mënyrë që ta mbajmë Satanit të mos marrë përparësi ndaj nesh.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Fjalët Që Thua!Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj. – Fjalët E Urta 18:21 Apostulli Pjetër na thotë qartë se të shijosh jetën, të shohësh ditë të mira dhe të kesh një mendje e gojë pozitive, janë të lidhura së bashku. Nëse…
    Tags: të, dhe, ne, që, inkurajime
  • 97
    Fitore Mbi StresinPor tani jemi zgjidhur nga ligji duke qenë të vdekur nga ç›ka na mbante të lidhur, prandaj shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës. -Romakëve 7:6 Shumë herë gjatë jetës, na duhet të përballemi me stresin, por ne do të jemi mbi të dhe jo nën…
    Tags: të, dhe, që, ne, inkurajime
  • 97
    Të heqësh dorë apo të rigjesh drejtimin?Toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti bashkë me Koreun kur këta njerëz vdiqën dhe zjarri përpiu dyqind e pesëdhjetë njerëz në shenjë qortimi.- Numrat 26:10 “Është gjithmonë shumë herët për të hequr dorë,” thotë George Sweeting. Gjatë viteve si President i Institutit Biblik Mudi, Dr. Sweeting pa me…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 97
    Sidoqoftë“Për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën .”  Luka 5:5 Të bësh përpjekje kur e di se çdo gjë është e kotë, është shumë e lodhshme. Apo jo? Për  këtë mund  të flasë më mirë një peshkatar që ka peshkuar për orë të tëra. Ndoshta ai ka provuar edhe  takëmet më…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 97
    Çfarë duhet të dini për ndryshimet?Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë.– Hebrenjve 13:8 Filozofi grek Herakliti ka thënë: “E vetmja konstante në jetë është ndryshimi,” dhe kush mund të argumentojë me këtë? Kur isha vajzë e vogël, gjyshi drejtonte një kishë të madhe, të cilën e shihja si diçka tepër madhështore. Kisha, kishte dritare…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
Comments