Të sjellësh ndryshimin!
Personi që zgjedh t’i bindet Perëndisë mund të ketë një impakt të madh në jetën e të tjerëve.
Ezekieli 13:1-16
Në librin e Ezekielit, Perëndia thotë: ” Unë kërkova midis tyre një burrë që të ndërtonte një mur dhe t’i dilte për zot vendit, që unë të mos e shkatërroja, por nuk e gjeta.” (Ezekieli 22:30). Dhe kjo është e vërteta me të cilën po jetojmë dhe sot—sytë e Zotit po hulumtojnë tokën për burra dhe gra të perëndishme që do të lartësojnë drejtësinë në vendin e tyre.
“Hendeku” në këtë varg i referohet një vendi ku gabimi ose gënjeshtra ka depërtuar aq thellë , sa ka krijuar konfuzion dhe i ka hapur dyert gjykimit të Perëndisë. Ndonjëherë këto boshllëqe janë aq serioze sa çojnë kombe të tëra në prag të shkatërrimit. Kjo është ajo që ndodhi me Izraelin pas eksodit, por Fjala e Perëndisë na thotë diçka të jashtëzakonshme: “Prandaj ai foli t’i shfarosë, por Moisiu, i zgjedhuri i tij, u paraqit mbi të çarën përpara tij për të penguar që zemërimi i tij t’i shkatërronte.” (Psalmi 106:23).
Sipas të gjitha gjasave, shumica prej nesh nuk do të thirremi kurrë të shpëtojmë një komb. Por mund të inkurajojmë drejtësinë në komunitetet tona duke folur Fjalën e Perëndisë dhe duke i rezistuar çoroditjeve të epokës sonë. Në ditët e Moisiut një njeri ndryshoi gjithë rrjedhën e historisë. Pse të mos jesh ti, ai që sjell ndryshimin sot?
Related Posts
- 99
- 99
- 98Në leximin e Torahut të kësaj jave, Bijtë e Izraelit marrin Dhjetë Urdhërimet. Në leximin nga profetët mësojmë për identitetin e Mesias. Këto dy tema në thelb janë të lidhura me njëra tjetrën. Dhjetë Urdhërimet përfaqësojnë Torën dhe një nga qëllimet kryesore të Torës është të zbulojë karakterin e Mesisë.…
- 98
- 97Revizionistët historianë dhe studiuesit liberalë të Biblës po përpiqen t’i shtojnë vlera moderne Fjalës së Perëndisë dhe fakteve historike. Dhe heqin copat që nuk u pëlqejnë. Le të jemi të vetëdijshëm për një gjë: Nëse vazhdojmë kështu si e kemi nisur, do të përfundojmë me një tufë gënjeshtrash dhe fëmijët…