Inkurajime

Të thirrur veçmas për të pushuar!

“Ejani veçmas në një vend të vetmuar dhe pushoni pak.” – Marku 6: 31

A e mbani mend gjumin  e drekës kur ishit në kopësht? Pas drekës, secili  nga fëmijët e kopshtit kishte me vete një batanije, të cilën e shtronim  me kujdes në dysheme; dhe më pas pritej të flinim për gjysmë ore. Personalisht nuk kisha ndërmend të flija. I urreja dremitjet! Kishte shumë gjëra për të bërë dhe për t’u argëtuar në vend që të flinim gjumë.

Vitet ikën shpejt dhe nuk është se kam ndryshuar shumë. Më pëlqen puna ime dhe më pëlqen ndjesia e arritjes së gjërave. Gjithmonë ka më shumë për të bërë! Pushimi është një gjë e vështirë për mua. Por Zoti, përmes lodhjes që ndjej në trupin tim, si dhe përmes Shkrimit dhe Frymës së Tij të Shenjtë, më thotë të pushoj! “Është e kotë që ju të çoheni herët dhe të shkoni vonë për të pushuar dhe për të ngrënë bukën e nxjerrë me punë të rëndë, sepse ai u jep pushim atyre që do.” e shpreh qartë Psalmi 127:2. Kur mendoj se po eci përpara duke e sforcuar veten, Zoti e quan përpjekjen time rraskapitëse si të “kotë”.

Pastori Riç Villodas thekson se, “Po të mos i tërhiqte  mënjanë Jezusi dishepujt e tij për të pushuar, ata ose, 1) do të kishin vdekur nga lodhja, 2) ose do të kishin hequr dorë nga të ecurit me të ose, 3) do të përfundonin të varur ndaj punës së tyre. Tre tundime shumë reale me të cilat përballemi edhe ne sot.”

Ndiheni sikur keni shumë punë për të bërë dhe nuk keni kohë për të pushuar? Jezusi nuk na thërret kurrë të punojmë pa pushim. Jeta në të cilën Ai na thërret është ajo që jetohet sipas ritmeve të Tij, në forcën e Tij, të cilën e marrim kur pushojmë. Pushimi është një disiplinë shpirtërore të cilën unë personalisht, duhet ta kultivoj.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Guximi për të pritur!Kur jeta duket sikur u ka mbyllur çdo derë, vazhdoni të ecni përpara, të punoni shumë dhe t’i besoni Perëndisë për një diçka të mirë. Hagai 2:4-9 Bujqësia kërkon punë të palodhur, nga lërimi tek mbjellja dhe deri te korrja. Por kur fermeri shikon një fushë të paploruar, puna fillon…
    Tags: të, për, dhe, inkurajime
  • 97
    Si të qetësoni zemrën tuaj?Një mëngjes, jo shumë kohë më parë, e nisa ditën si zakonisht duke lexuar pak nga Bibla dhe u luta. Por unë nuk isha e qetë në zemrën time. Ishte një nga ato rastet kur ndjeshesh i shqetësuar dhe të duket çdo gjë e pavlerë. E di mirë se çfarë…
    Tags: të, për, inkurajime
  • 97
    Lavdërimi në betejat shpirtërore!Jemi në luftë të vazhdueshme shpirtërore kundër Satanit. Ai përpiqet të skllavërojë trupin tonë me varësi dhe të ndryshme, mendjet tona me herezi dhe dyshime paralizuese, shpirtrat tanë me faj dhe turp. Ai kërkon të na vjedhë gëzimin, të përçajë familjet tona dhe të shkatërrojë marrëdhëniet tona me Jezu Krishtin…
    Tags: të, për, dhe, inkurajime
  • 97
    Jezusi, Shkëmbi ynëShpëtimtari ynë i dashur dhe i dhembshur ofron strehim shpirtëror, fizik dhe emocional për të lënduarit. Malakia 3:6 Karakteri i Perëndisë nuk ndryshon kurrë – Jezu Krishti mbetet gjithmonë i njëjtë. Çfarë ngushëllimi për besimtarët! Dhe sa më mirë ta njohim Atë, aq më e lehtë do të jetë t’i…
    Tags: të, për, dhe, inkurajime
  • 97
    Prit në ZotinRri në heshtje para Zotit dhe prite atë; mos u hidhëro për atë që i shkojnë mbarë punët e veta, për njeriun që ndjek planet e tij të këqija. (PSALMI 37:7) Unë kam nevojë të dëgjoj nga Perëndia çdo ditë, dhe dëshiroj të dëgjoj prej Tij në lidhje me gjithçka. Për…
    Tags: të, dhe, për, inkurajime
Comments