LAJMET E FUNDIT

Testi i maturës në Prishtinë mbahet me 29 maj dhe 6 qershor

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se drejtoria për arsim e kësaj komune në koordinim me Ministrinë e Arsimit, Shkencën dhe Teknologjisë, organizuan takim informues me mësimdhënës lidhur me përgatitjet e organizimit të provimit Shtetëror të Maturës, si dhe për punët detyrat, dhe përgjegjësitë e administruesve dhe monitoruesve që do t’i kenë në këtë proces.

Provimi Shtetëror i Maturës këtë vit do të organizohet në disa faza dhe sipas regjioneve.

“Në regjionin e Prishtinës do të mbahet më 29 maj dhe 6 qershor 2018. Në këtë takim mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës, u njoftuan se do të administrojnë dhe monitorojnë testin e maturës në Komunën e Podujevës, të Obiliqit, të Fushë Kosovës dhe në Komunën e Drenasit”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesit e Drejtorisë së Arsimit dhe të Ministrisë kërkuan nga mësimdhënësit e angazhuar në këtë proces që të jenë të moblizuar dhe punët dhe detyrat e përcaktuara t’i realizojnë me përgjegjësi, kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, në mënyrë që e gjithë ecuria e testit të rrjedh sipas standardeve të kërkuara.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 93
    Ka filluar kremtimi i Javëve të Frankofonisë në Kosovë, aktivitet ky që kremtohet çdo vit në muajin mars, në më shumë se 70 vende të botë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si koordinatore vendore e Frankofonisë në Kosovë, së bashku me përfaqësitë diplomatikë të Francës, Belgjikës, Luksemburgut, Zvicrës…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 93
    Që nga 17 shkurti i këtij viti kur edhe Kosova shënoi ditëlindjen e saj të dhjetë, Muzeun e Kosovës e kanë vizituar mbi 7 mijë vizitorë, ku një numër i konsiderueshëm prej tyre janë turistë të huaj. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj në…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 93
    Edicioni i 17-të i festivalit të filmit që mbahet parvjetshëm në Prizren “ DokuFest”, këtë vit do të mbahet në datat 3-11 gusht. Drejtoresha e këtij festivali, Nita Deda, në konferencën e parë për media të këtij edicioni, ka shpalosur informacione rreth programit të festivalit që këtë vit trajton si…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 92
    Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mbetet figura më emblematike e historisë kombëtare shqiptare, simbol i unitetit dhe përfaqësues i denjë i kombit shqiptar. Kështu u tha në manifestimin “Ditët e Skënderbeut”, me rastin e 550- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fakulteti i Edukimit dhe…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 90
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe, në
Comments