Inkurajime

Thesari Brenda Teje

Dhe ne e kemi këtë thesar [dritën hyjnore të Ungjillit] në enë[të brishta, njerëzore] prej balte, që epërsia e pashoqe e kësaj fuqie të jetë e Perëndisë dhe jo prej nesh. (2 KORINTASVE 4:7)

Më shumë se çdo gjë tjetër, dëshiroj të dëgjoj qartësisht zërin e Perëndisë dhe të jem e vetëdijshme për prezencën e tij që banon në mua gjatë të gjithë kohës dhe besoj se ndërsa i lexon këto meditime, është edhe dëshira jote gjithashtu. Unë kam shkruajtur më parë për ato shumë vite kur unë besoja në Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tim, por nuk e shijoja plotësisht miqësinë me Perëndinë. Unë ndjeja se gjithmonë kërkoja ti afrohesha më shumë, por nuk e arrija qëllimin. Një ditë, ndërsa qëndroja para pasqyrës duke krehur flokët, i bëra Atij një pyetje të thjeshtë: “Perëndi. pse vazhdimisht ndjehem sikur po përpiqem të të arrij dhe nuk mund të të gjej?” Menjëherë, dëgjova këto fjalë në zemrën time: “Joyce, ti më afrohesh dhe duhet të futesh brenda.” Më lejoni t’ua shpjegoj: Fjala e Perëndisë thotë se Ai jeton në ne, por disa njerëz e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë të vërtetë. Vargu i sotëm shpjegon që ne kemi thesarin e prezencës së
Perëndisë brenda nesh; por shumë që besojnë në Jezusin kurrë nuk e përjetojnë gëzimin e prezencës së Tij ose miqësinë e vazhdueshme me Të.

Unë po punoja duke u përpjekur të afrohesha tek Perëndia, por e vërteta është që në hirin dhe mëshirën e Tij, Ai kishte ardhur tek unë, dhe kishte bërë banesën e Tij brenda meje. E njëjta gjë është edhe për ty si fëmijë i Perëndisë. Ai është me ty gjatë të gjithë kohës, dhe Ai është forca, paqja, gëzimi dhe ndihma jote. Ai dëshiron të flasë me ty, ndaj fillo të dëgjosh në zemrën tënde dhe do të gjesh se ai është shumë më afër se sa ti mendon.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mos qëndro afër Perëndisë, por hyr në prezencën e Tij

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 90
    Unë Nuk Do Të Heq Dorë!Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më fuqizon. [Unë jam gati për çdo gjë dhe i barabartë me çdo gjë nëpërmjet Atij që më jep forcë të brendshme; Unë jam i vetëmjaftueshëm në mjaftueshmërinë e Krishtit].-Filipianëve 4:13 Shpesh njerëzit vijnë tek unë për këshillim dhe lutje,…
    Tags: të, që, në, unë, është, dhe, më, inkurajime
  • 89
    Na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve!Veprat e Apostujve, kapitulli 15, vargu 28, thotë: “Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme “ Ky është vërtet një varg interesant dhe një fjali vërtet interesante në mes të kapitullit 15 të veprave…
    Tags: të, në, dhe, që, inkurajime
  • 88
    Përgjigje të Mira“Për këtë arsye edhe vuaj këto gjëra, por nuk turpërohem, sepse unë e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se ai është në gjendje të ruajë atë që unë i kam besuar deri në atë ditë.” 2 Timoteut 1:12 Peter Byrom u bë një ateist i konfirmuar…
    Tags: të, dhe, që, në, është, por, tij, inkurajime
  • 88
    Nën mirësinë e Zotit!Nëse shikojmë dhe dëgjojmë për mirësinë e Zotit, do e kuptojmë se Ai është i mirë  dhe se dashuria e Tij shkëlqen kudo.  Psalmi 31:19-24  Kur çdo gjë në jetë na ecën mirë  e kemi të lehtë t’a lavdërojmë  Perëndinë, sepse mirësia e Tij është e dukshme kudo. Por t’i shikosh…
    Tags: të, tij, në, dhe, që, është, se, inkurajime
  • 88
    Kurajo!Tek Veprat e Apostujve, kapitulli 23, Pali po gjykohet dhe ai po dëshmon për Ungjillin dhe, ndërsa e bën këtë, grindja rreth tij bëhet aq e dhunshme, sa që tribuni kishte frikë se mos Pali bëhej copa-copa nga kjo turmë dhe u dha urdhër ushtarëve që ta largonin Palin prej…
    Tags: të, dhe, në, që, inkurajime
Comments