Celesa për fëmijë

Thuaj të vërtetën

Davidi gulçoi dhe u kollit. Ai u kthye me shpinë që Aleksi të mos e shihte në fytyrë. Davidi e dinte që nuk duhet të pinte duhan, por Aleksi e kishte sfiduar që ta provonte, dhe ai nuk donte që ai të qeshte me të.

“Si të duket?” e ngacmoi Aleksi Davidin duke i rënë në shpinë.

Davidi gënjeu duke parë orën e tij: “Shumë e mirë! Ej tani, duhet të iki, ndryshe do ta kem keq punën. Shihemi nesër.” Ai u largua me shpejtësi nga rrugica, pa marrë përgjigje dhe doli në dritën e diellit. Ndërsa po shkonte në shtëpi, faji i pushtoi zemrën.

Kur Davidi hyri në shtëpi, ai dëgjoi zërin e motrës së tij të vogël. “Por nuk e bëra unë, mami! Nuk e bëra unë!”

Tina, e di që e bëre ti.”- tha nëna.

Kur Davidi hyri në dhomën e prindërve të tij, aroma e fortë e parfumit ishte thuajse aq e fortë sa të asfiksonte. Tapeti ishte spërkatur me pluhur, dhe gjurmët e vogla të drejtonin tek dera. Davidi ngacmoi të motrën: “Bën mirë të thuash të vërtetën, motërz, Këtë herë të kapën.” Tina u përgjigj duke qarë: “Më… më… më fal. Doja vetëm të mbaja erë të mirë për b… b… babin.”.

Nëna u përpoq ta fshihte buzëqeshjen e saj teksa i tha: “Tani e gjithë shtëpia do të mbajë erë të mirë për babin. Shko ulu në dhomën tënde; unë do të pastroj rrëmujën këtu.” Pastaj u kthye nga Davidi duke e pyetur: “Po ti çfarë ke bërë?”.

“A… a… asgjë,” belbëzoi Davidi.

Nëna po e ngacmonte, por fytyra në faj e Davidit i tregoi asaj se ai kishte bërë diçka që nuk duhet ta bënte. Ajo përsëriti fjalët e tij: “Bën mirë të thuash të vërtetën. Ti e di që Bibla na paralajmëron se kur mëkatojmë, herët a vonë e vërteta do të zbulohet. Perëndia është gjithnjë në dijeni.” Davidi uli sytë në dysheme dhe rrëfeu: “Epo, unë thjesht… unë… unë… Aleksi më ofroi një cigare, dhe unë e thitha disa herë. Ishte e shpifur, dhe mendoj se e kam marrë mësimin.” Pastaj mori frymë thellë dhe shtoi: “Ndihem mirë që thashë të vërtetën.”. Nëna iu përgjigj: “Edhe unë! Sigurohu që të flasësh edhe me Perëndinë për këtë, dhe kërkoji Atij të të ndihmojë që t’i rezistosh tundimit.” Kur Davidi pohoi me kokë, nëna vazhdoi: “Shpresoj që të jetë një mësim që nuk do ta harrosh kurrë.”

“Edhe unë këtë shpresoj, dëmi i saj ishte i madh.”– pranoi Davidi.

A ka diçka që e shqetëson ndërgjegjen tënde? Mos ke nevojë të thuash të vërtetën? Asnjëherë mos mendo që do t’ia hedhësh gjithnjë me diçka gabuar. Perëndia e di tashmë atë që ka ndodhur. Fol me Të tani, dhe mendo nëse duhet t’i tregosh prindërve të tu ose të tjerëve që janë të përfshirë. Rrëfe se çfarë ke bërë gabim dhe kërkoji Perëndisë të të ndihmojë që të mos e përsërisësh më. Ai dëshiron të të dëgjojë dhe të të pastrojë ndërgjegjen. Ajo është diçka tejet e çmuar.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Duke nisur nga dita e premte do të nisi kufizimet në qarkullimin e mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik dhe festave. Referuar udhëzimit të publikuar ditën e sotme në “Fletoren Zyrtare”, ndalohet qarkullimi i një së mjetesh rrugore. Këto të fundit përfshijnë mjete me peshë…
    Tags: të, dhe, që
  • 95
    Duhet të bëjmë çmos dhe është një ndër prioritetet e vitit 2018, që të bëhet ristrukturimi i ndërmarrjeve publike në mënyrë që të paktën t’i eliminojmë humbjet dhe nëse s’ka fitim, të paktën të mos jenë barrë e buxhetit të Kosovës.
    Tags: të, dhe, që
  • 89
    Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mbetet figura më emblematike e historisë kombëtare shqiptare, simbol i unitetit dhe përfaqësues i denjë i kombit shqiptar. Kështu u tha në manifestimin “Ditët e Skënderbeut”, me rastin e 550- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fakulteti i Edukimit dhe…
    Tags: të, dhe, që
  • 89
    Prishtinë, 9 mars – Gra me shami e kokëzbuluar, të gjitha të veshura në të zeza, lëvizin me të njëjtën koreografi. Nëpërmjet performancës ua kanë mësyrë varreve të një fshati në Liban. Që të gjitha i shqetëson fakti se midis burrave zhvillohet luftë fetare. E ato janë të bashkuara në…
    Tags: të, dhe, që
  • 88
    Që nga 17 shkurti i këtij viti kur edhe Kosova shënoi ditëlindjen e saj të dhjetë, Muzeun e Kosovës e kanë vizituar mbi 7 mijë vizitorë, ku një numër i konsiderueshëm prej tyre janë turistë të huaj. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj në…
    Tags: të, dhe, që
Comments