Inkurajime

Tregoni atë që Zoti ka bërë për ju!

Kur Jezusi doli në breg pasi kaloi detin e Galilesë, u ndesh me një njeri të pushtuar nga demonët. Bibla na tregon se: ” Prej shumë kohe ishte pushtuar nga demonët, nuk vishte rroba, nuk banonte në shtëpi, por ndër varreza.” (Luka 8:27). Banorët vendas ishin përpjekur ta lidhnin me zinxhirë dhe ta ruanin, por ai i këpuste  zinxhirët dhe largohej.

Për ta bërë më të shkurtër historinë, Jezusi i dëboi demonët nga ai njeri, dhe i lejoi të hynin në një tufë derrash, të cilët u hodhën menjëherë në liqen. Kur ata që ruanin derrat raportuan në qytet atë që kishte ndodhur, njerëzit shkuan ta shihnin njeriun e demonizuar  dhe e gjetën të  ulur te këmbët e Jezusit, të  veshur dhe me mendje të kthjellët. Por çuditërisht, banorët e qytetit u frikësuan dhe i kërkuan Jezusit të largohej.

Burri që ishte shëruar iu lut Jezusit të shkonte më Të, por Ai i tha “Jo”. Përkundrazi, Ai i tha: “Kthehu në shtëpinë tënde dhe trego çfarë gjërash të mëdha ka bërë Perëndia për ty.” (Luka 8:39).

Ndoshta mund të thoni, “Pse burri duhet t’i tregojë familjes së tij? Ata do e kuptonin vetë se ai kishte ndryshuar sapo ta shihnin.” E vërtetë, por historinë e kujt  do të duhej të tregonte ai? Unë, për shembull, do të doja të isha ulur rreth tryezës atë natë dhe të dëgjoja të gjitha detajet.

Po ju? A i keni ndarë detajet me familjen kohët e fundit për diçka të veçantë që Perëndia ka bërë për ju? Tregoju atyre se si Zoti ju mbrojti kur për pak sa nuk bëtë aksident në trafikun e rënduar. Ose ndoshta se si iu përgjigj Ai një kërkese për të cilën jeni lutur prej javësh. Sonte, pse nuk “ktheheni në shtëpi dhe të tregoni se çfarë gjërash ka bërë Zoti për ju”? Ndërsa ndani, do të bekoni familjen tuaj dhe do t’i jepni lavdi Perëndisë për fuqinë e Tij të mahnitshme.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Besnikëria e Zotit ndaj popullit të Tij!Këtë Shabat do të lexojmë librin e pestë dhe të fundit në Ligjin e Moisiut. “Zoti, Perëndia juaj, ju ka shumuar, dhe ja, sot jeni në numër të madh si yjet e qiellit.” – Ligji i Përtërirë 1:10 Ky varg flet për besnikërinë e Zotit në lidhje me popullin e Tij.…
    Tags: të, në, dhe, për, inkurajime
  • 98
    Bekimi në Sprova“Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.” – Psalmi 119:67 “Zoti nuk e lejon dhimbjen tonë të jetë e kotë. Ai e përdor çdo vuajtje për të na forcuar, për të na shenjtëruar dhe për të na afruar më pranë zemrës së Tij.” June…
    Tags: të, në, për, dhe, inkurajime
  • 98
    Besimtarët janë shenjtëruar për t’i shërbyer Zotit!Le të lexojmë pjesën e fundit të Torës të kësaj jave ku Kohanimët u shenjtëruan për të shërbyer. Një përkushtim i ngjashëm ndodh me çdo besimtar kur ai ose ajo pranon Yeshua-n dhe merr Frymën e Shenjtë – sepse edhe ai është i shenjtëruar për t’i shërbyer Zotit. Në kapitullin…
    Tags: të, për, dhe, në, inkurajime
  • 98
    Lutja prodhon paqeMos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.7Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. Filipianëve 4:6-7 Në këtë pasazh, apostulli Pal nuk thotë: “…
    Tags: të, dhe, në, për, inkurajime
  • 98
    Të luftosh në gjunjë!Në këtë epokë në të cilën emocionet kanë më shumë peshë se faktet, Perëndia i ka thirrur bijtë e Tij që të qëndrojnë në të Vërtetën e Tij. Por nuk mund të luftojmë për të Vërtetën me forcën – ose me urtësinë tonë. Lexoni Juda 1:20-25. A njihni dikë që beson…
    Tags: të, dhe, për, në, inkurajime
Comments