Kulturë

Trieshi bëhet gati për inaugurimin e bustit të Gjergj Kastriot-Skënderbeut

Në vitin 1968 Shkolla 8-vjeçare e Trieshit ishte pagëzuar me emërin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastroit Skenderbeu. Ishte viti jubilar, 500-vjetori i ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar. Ky përvjetor historik ishte kremtuar në mënyrë madhështore në kryeqytetin e Kosovës.

Në atë kohë isha student në Prishtinë dhe i kisha parë me sy të gjitha ato zhvillime, shkruan ish-gazetari i “Zërit të Amerikës” dhe aktualisht botues në New York, Gjekë Gjonlekaj. Ishte njëra prej ditëve më të gëzuara që kishte përjetuar Kosova pas Luftës së Dytë Botërore. Emri i heroit tonë kombëtar kishte sjellë frymën e lirisë në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare në Jugosllavinë e atëhershme.

Në pranverën e vitit 1968 edhe në Tuz të Malësisë ishte përkutjuar 500-vjetori i vdekjes së Gjegj Kastriot Skenderbeut. Drejtoria e shkollës së Trieshit ishte frymëzuar për këtë emërtim të madh nga mësuesi i përmendur Gjon Gjeka Lucaj, i cili kishte qenë adhuruesi më i madh i Skenderbeut jo vetëm në Triesh, por në të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi. Trieshi e kishte ruajtur këtë emër për më shumë se një gjysmë shekulli. Në periudha të ndryshme të këtij gjysmë shekulli emri i tij ishte injoruar në mënyra të ndryshme. Këto injorime i kishte shkaktuar politika jugosllave antishqiptare dhe trieshianët që e kishin drejtuar këtë shkollë. Drejtoria e shkollës nuk kishte kërkuar asnjëherë që portreti i heroit tonë kombëtar të vendosej në vulën e shkollës së Trieshit. Për më shumë se gjysmë shekulli nuk ishte parë portreti dhe asnjë fotografi e tij në shkollën e Trieshit.

Pavarësisht se në Triesh kishin lindur e jetuar personalitete që e kishin adhuruar Shqipërinë dhe heroin tonë kombëtar, atje në Triesh kishte edhe armiq të përbetuar të Shqipërisë dhe Skënderbeut. Në Triesh kishte lindur Marsh Marku, i cili i kishte thënë juristit të famshëm kroat, ministrit të Drejtësisë së Malit të Zi, Profesor Dr. Valr Bogishiqit se Trieshi në atë kohë betohej në armët e Skënderbeut dhe sundonte sipas Kanunit të Lekë Dukagjiit. Fjalët e Marash Markut ishin tregues se kush kishte qënë Trieshi në të kaluaren. Pas Marash Markut dishepulli më i madh i heroit tonë kombëtar kishte qenë Gjon Gjeka Lucaj. Por veprën më të madhe për heroin tonë kombëtar kishte bërë Lucë Prëloka Gegaj, alias Dr. Athanas Gegaj. Ai kishte studiuar dhe specializuar historinë e Skënderbeut për disa vjet në qendrat më të njohura universitare të Evropës,nga Madridi e deri në Paris.

Të gjithë e kishin nderuar për këtë vepër të madhe duke përfshirë këtu edhe Imzot Noli. Dr.Athanas Gegaj kishte nxjerrë në dritë veprën historike më të mire për heroin tonë kombëtar,duke mbrojtur me sukses tezën e diseratcionit të doktoratës në vitin 1936 në Universitetin Luen të Belgjikës me titull:”Invazioni turk i Shqipërise” në shekullin XV. Sot e kësaj dite kjo nderohet si njëra prej veprave më të mira për heroin tonë kombëtar Gjegj Kastriot Skënderbeun. Pavarësisht se në Triesh kishin vepruar disa antishqiptarë të tërbuar për pothuajse një shekull e gjysmë, atdhetarët e Trieshit mbijetuan.

Disa anëtarë të Fondit Humanitar Triesh New York ,para 3 vjetësh kishin përsëritur idenë e ngritjes së një busti të Skënderbeut në oborrin e shkollës së Trieshit, ngase këtë ide e kishte dhënë disa vjet më përpara Gjon Gjokaj. Marash Lucaj kishte biseduar me drejtorin e shollës së Trieshit Zef Gjuravçaj në lidhje me këtë çështje.

Drejtori i kishte thënë kryetarit tone zotit Lucaj se dikush gjoja kishte qenë i gatshëm ta finaconte ndërtimin e këtij busti, por nuk kishte treguar se kush ishte dhe kur do të fillonte punimet. Me fjalë tjera ky ishte një premtim fantazmë që kishte për qëllim që kjo vepër kombëtare shqiptare të mos realizohej kurrë. Pas pak muajsh një aktivist trieshian shumë i ngritur intelektualisht Nua Pali Dedivanaj më bëri telefon dhe më pyeti për këtë dhe shtoi se shkolla e Trieshit nuk është shkollë private dhe për këtë arsye nuk është e drejta e asnjë individi të vetëm të vendos bustin e heroit tonë kombëtar para shkollës së vendit. Nua Dedivanaj e shpjegoi se kjo është shkolla e Trieshit dhe vetëm banorët e kësaj treve kanë të drejtë ta vendosin në oborrin e shkollës së tyre. Gjatë një mbledhje të Fondit ua shpjegova qëndrimin e Nua Dedivanaj në lidhje me këtë çështje.

Të gjithë ranë dakord. Ata njëzëri e kundërshtuan qëndrimin e drejtorit të Shkollës së Trieshit, Zef Gjuravçaj. Kryetari i Fondit, Marash Lucaj i kishte kërkuar drejtorit Zef Gjuravçaj të bënte kërkesën e duhur pranë Ministrisë së Kulturës të Malit të Zi për lejen zyrtare që kjo shkollë të fillonte punën dhe fushatën financiare për ndërtimin e këtij busti. Por edhe këtu Zef Gjuravçaj i kishte ngatërruar hesapet sepse kishte kërkuar që Gjergj Kastriotit t’i hiqet emri Skënderbe. Pas një vizite në Triesh, kryetari Marash Lucaj ishte kthyer i bindur se ishte më mirë pa emrin Skënderbe. Në bashkëpunim me shovinistët serbo-malazezë Zef Gjuravçaj kishte marrë vendim për t’ia prerë kokën Gjergj Kastriotit. Një vendim të tillë e kishin marrë edhe disa të padenjë të Ulqinit. Pas 600 vjetësh ata kishin bërë diçka që as osmanët nuk e kishin bërë. Të gjithë anëtarët e Fondit e kundërshtuan kategorikisht atë propozim të padenjë. Ata kishin menduar se Skënderbeu kishte qenë turk. Ata si injorantë që ishin nuk e kishin ditur se titulli ISKENDER në greqisht do të thotë gjeneral dhe se Iskender ishte quajtur edhe Leka i Madh. Ky shkop në rrotën e Fondit tonë futi ngatërresa të mëdha, deri atë ditë që Nikë Gjeloshaj kishte premtuar se emri Gjergj Kastrioti Skënderbe nuk mund të ndryshohet. Pas deklaratës së Nikë Gjeloshaj ne u pajtuam dhe filluam fushatën. Diaspora serioze e Trieshit u qetësua kur mori vesh se Zef Gjuravçaj po largohej një herë e përgjithmonë nga ajo detyrë të cilën ai e kishte uzurpuar për pothuajse 4 dekada. Të gjithë e dimë se kush e fuqizoi pushtetin e tyre

Dy javë pas largimit të Zef Gjuravçaj nga detyra filluan punimet për vendosjen e bustit të Gjergj Kasgtriot Skënderbeut në oborrin e Shkollës së Trieshit. Bazamenti, lapidari dhe ambienti përreth do të kushtojë nja 40.000 (dyzetë mijë) dollarë. Thonë se do të jetë një vepër e bukur e këtij lloji. Pas më shumë se gjysmë shekulli Gjergj Kastriot Skënderbeu do të shfaqet në mënyrë dinjitoze në Triesh. Një vepër kaq e bukur është mirë të bëhet e njohur botërisht. Do të ishte në nderin dhe dinjitetin e Trieshit dhe gjithë Malësisë që në ditën e përurimit të marrin pjesë personalitetet më të larta politike të Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës e Maqedonisë dhe Preshevës. Kjo ditë në qoftë se bëhet ashtu siç duhet do ta bënte Trieshin simbolikisht pjesë të Arbërisë. Më shumë se gjysma e Trieshit kufizohet me sllavë. Vetëm nami e nderi i Gjergj Kastriot Skenderbeut mund ta ndalë hovin dhe lakmitë e tyre grabitqare për tokat shqiptare. Vendosja e lapidarit të Skënderbeut është përgjegjësi e madhe morale për Trieëshin. Kjo është vepra më e bukur kombëtare e Trieshit deri sot.

Nderimi dhe respekti i veçantë për punën e tyre të sinqertë për këtë vepër u përket Marash K. Lucajt, Nua P. Dedivanajt, Nikë Gjeloshajt dhe Nikollë Dukajt.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 93
    Libri “Refugjatë në qiellin e ri” është libri i ribotuar i autores Ganimete Pashoja-Myftiu, i cili u promovua në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë. Libër ky që përmban rrëfime të refugjatëve të Kosovës në lidhje me bombardimet e NATO-s, duke u përshkruar ajo që ka ndodhur në Kosovë, 20 vjet më…
    Tags: në, të, për, se, dhe, kishte
  • 92
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 86
    Filarmonia e Kosovës mbajti konferencë për media, për t’i shpalosur detajet e prezantimit të parë të korit dhe orkestrës së Filarmonisë për koncertin që do të mbahet në Paris, më 22 maj. Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, tha se ky koncert është bërë për nder të 20-vjetorit të…
    Tags: të, se, për, në, dhe
  • 85
    Të paktën 10 persona humbën jetën si pasojë e një sulmi të armatosur ndaj një shkolle të mesme në Teksas, masakra e radhës në klasat amerikane. Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme “Santa Fe” në qytetin me të njëjtin emër, ku një person i armatosur hyri në ndërtesë dhe hapi…
    Tags: të, në, dhe, për, se
  • 84
    Sot mbushen 614 vjet nga lindja e Heroit të kombit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut - figura më e shquar në historinë e shqiptarëve, i cili njihet si themelues i shtetit mesjetar-shqiptar. Ai u lind më 6 maj të vitit 1405 dhe vdiq më 17 janar 1468. Ishte djali më i vogël i…
    Tags: të, në, dhe, për
Comments