Kulturë

TRUMP URON THAÇIN PËR 11-VJETORIN E PAVARËSISË

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmes një letre dërguar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar mbarë popullin e Kosovës për përvjetorin e njëmbëdhjetë të pavarësisë, njofton zyra për informim e Presidencës.

Trump i ka inkurajuar qytetarët e Kosovës që të fokusohen në ruajtjen e parimeve demokratike, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e mundësive ekonomike dhe tregtare.

“Shtetet e Bashkuara i mbesin partner të gjithë atyre të cilët ndajnë këto vlera dhe janë të gatshëm të kryejnë punë të rënda të nevojshme për suksesin e tanishëm dhe të ardhshëm të Kosovës”, thuhet në letrën e presidentit Trump.

Kjo është letra e plotë e Presidentit të SHBA-së dërguar Presidentit të Kosovës:

I nderuari Z. President:

Në emër të popullit amerikan, e përgëzoj mbarë popullin e Kosovës për përvjetorin e njëmbëdhjetë të pavarësisë së shtetit tuaj.

Marrëdhëniet tona të fuqishme bilaterale janë të rrënjosura në vizionin e përbashkët të një Kosove dhe Ballkani Perëndimor stabil, të sigurt dhe të begatë. Tani kur Kosova po fillon dekadën e saj të dytë si një vend i pavarur dhe sovran, unë i inkurajoj qytetarët e Kosovës që të fokusohen në ruajtjen e parimeve demokratike, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e mundësive ekonomike dhe tregtare. Më e rëndësishmja, Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet, që është esenciale për integrimin perëndimor të Kosovës. Ne e shohim njohjen e dyanshme si themel të marrëdhënieve të normalizuara dhe si bazë për çfarëdo zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Shtetet e Bashkuara i mbesin partner të gjithë atyre të cilët ndajnë këto vlera dhe janë të gatshëm të kryejnë punë të rënda të nevojshme për suksesin e tanishëm dhe të ardhshëm të Kosovës.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 91
    Duhet të bëjmë çmos dhe është një ndër prioritetet e vitit 2018, që të bëhet ristrukturimi i ndërmarrjeve publike në mënyrë që të paktën t’i eliminojmë humbjet dhe nëse s’ka fitim, të paktën të mos jenë barrë e buxhetit të Kosovës.
    Tags: të, dhe
  • 91
    Rezultate të shumta të testeve vite me radhë e kanë ranguar Kosovën në mesin e shteteve me sistem të dobët arsimor. Ndryshimi i kurrikulave nëpër shkolla e universitete, prezantimi i platformave që ofrojnë mundësi për të rinjtë që ta zhvillojnë mendimin kritik dhe zgjerojnë horizontin, konsiderohen të domosdoshme. Kontribuues në…
    Tags: të, dhe
  • 91
    Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi, e cila po bën karrierë në Gjermani, do të bëhet pjesë e një projekti muzikor pak më ndryshe se ato të mëparshmet. Do të ngjitet në skenë me emra të mëdhenj të skenës së muzikës klasike botërore. Bashkë me dirigjentin e njohur amerikan Kent Nagano e…
    Tags: të, dhe
  • 90
    Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, është pritur në një takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Pas takimit, Apostolova ka thënë se ditëve të fundit janë ndërmarrë dy hapa të rëndësishëm për demarkacionin. “I pari, deklarata e presidentëve dhe e dyta marrëveshja mes pothuajse…
    Tags: të, dhe
  • 89
    Tre studentë nga Kosova kanë arritur të bëhen pjesë e ekspozitës "Beyond Peace 2018 DMZ Art & Design" në Kore të Jugut duke përfaqësuar artin kosovar me punimet e tyre. Fazile Berisha, ka aplikuar me dy posterë të temës ekologjike të titulluar "Hazardous Field" dhe "Hazardous Planet", studenti Bajram Sylejmani,…
    Tags: të, dhe
Comments