Mesazh

Tundimi i pushtetit!

Që kur fruti i ndaluar u këput nga pema në Kopshtin e Edenit, raca njerëzore ka kërkuar rrugë të shkurtra për të arritur në pushtet. Jezusi u përball me të njëjtën sfidë në shkretëtirë. Në tundimin e tretë,  shohim Jezusin, megjithëse Perëndia në mish dhe i vetmi i denjë për ta vendosur veten si Mbret, e kapërcen tundimin e pushtetit.

Jezusi shkoi në shkretëtirë për të demonstruar fuqinë e Tij mbi Djallin. Së pari, Djalli e tundoi Jezusin që të mos i besonte Atit, por Jezusi fitoi duke iu dorëzuar Perëndisë. Pastaj Djalli e tundoi Jezusin që të detyronte dorën e Atit, por Jezusi fitoi duke iu nënshtruar vullnetit të Perëndisë. Kështu, në tundimin e tretë, Djalli u përpoq ta korruptonte Jezusin.

Tek Mateu 4:8-11, Djalli e çoi Jezusin në një vend të lartë ku mund të shihte të gjitha mbretëritë e botës, duke i ofruar Atij gjithë fuqinë dhe shkëlqimet e tokës. Pse ishte e rëndësishme kjo? Jezusi sapo ishte shpallur Biri i Perëndisë, ai që do të trashëgonte gjithë universin. Pra, cila ishte joshja e madhe?

Djalli, me dinakërinë e tij, e tundoi Jezusin të ecë në rrugën e lehtë: “Pse duhet të presësh për atë që është me të drejtë e jotja? Pse të kalosh nëpër poshtërimin e kryqit dhe të sakrifikosh jetën Tënde kur mund t’i kesh të gjitha tani?” Gjithçka që Djalli i kërkoi në këmbim ishte që Jezusi të binte përmbys dhe të adhuronte atë.

Duket e parëndësishme, por kjo është mënyra mashtruese e Djallit. Nëse Jezusi do të ishte dorëzuar, do ti kishte dorëzuar shpirtin e Tij djallit, gjithçka për hir të pushtetit dhe lavdisë të arritur  pa vuajtje dhe sakrifica të cilat do të çonin në shpëtimin tonë.

Nëse Jezusi do të kishte rënë pre e këtij tundimi, Ai do të skualifikohej nga të qënit Mbreti i mbretërve dhe Shpëtimtari i botës. Në vend që turma të thërriste, “Ai që shpëtoi shumë. Le të shpëtojë veten!” Djalli do të kishte thirrur: “Ai që shpëtoi veten. Tani nuk mund të shpëtojë asnjë tjetër!” Pra, ashtu si për tundimet e tjera, Jezusi citoi Fjalën e Perëndisë, duke filluar me “Është shkruar”. Dhe djalli iku prej Tij, i mundur.

Në shkretëtirë, Jezusi na tregoi se të gjithë ata që besojnë në emrin e Tij dhe jetojnë nën krahët e Tij do të kenë forcë për të mposhtur armikun. Kur ballafaqohemi me ndonjë tundim, duhet të kujtojmë se më e mira është të ikim prej tij dhe t’i nënshtrohemi Krishtit, duke i thënë  vetes dhe armiqve tanë: “Është shkruar”.

Lutje: Atë, faleminderit që përgjigja për çdo tundim është “Është shkruar”. Dua që të njoh Fjalën Tënde  më mirë dhe të besoj në sovranitetin dhe vullnetin Tënd. Rrite besimin tim me Frymën Tënde të Shenjtë. Në emër të Jezusit, lutem. Amen.

 Sepse ne nuk kemi kryeprift që nuk mund t’i vijë keq për dobësitë tona, po një që u tundua në të gjitha ashtu si ne, por pa mëkatuar.” (Hebrenjve 4:15).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Piktura e plotë.Isaia 18:7 ” Në këtë kohë do t’i sjellë oferta Zotit të ushtrive një komb shtatlartë dhe lëkurëndritur, një popull që e kanë frikë që nga fillimet e tij e më pas, një komb i fuqishëm që shkel çdo gjë, vendi i të cilit ndahet nga lumenjtë; do të çohen në…
    Tags: të, që, dhe, në, mesazh
  • 100
    Heshtja e Zotit!Disa njerëz e duan heshtjen; të tjerët e urrejnë atë. Disa nuk janë të lumtur nëse nuk ka zhurmë. Por ka të tjerë që dëshirojnë të rrijnë vetëm. Ka disa që flasin pa pushim, dhe ka të tjerë që mezi thonë një fjalë. Por ka raste, për të gjithë ne,…
    Tags: të, që, dhe, në, mesazh
  • 100
    Sakrifica në martesë!Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe (edhe) të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri (përkushtimi i arsyeshëm, i qëllimshëm dhe frymëror është i frymëzuar nga dashuria e Perëndisë për dhe në ne), do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon. – 1 Korintasve 13:1…
    Tags: të, që, në, dhe, mesazh
  • 100
    Princi i paqesIsaiah 9:6-7 Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes. Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi…
    Tags: të, në, dhe, që, mesazh
  • 100
    Tundimi i pushtetit!Që kur fruti i ndaluar u këput nga pema në Kopshtin e Edenit, raca njerëzore ka kërkuar rrugë të shkurtra për të arritur në pushtet. Jezusi u përball me të njëjtën sfidë në shkretëtirë. Në tundimin e tretë,  shohim Jezusin, megjithëse Perëndia në mish dhe i vetmi i denjë për…
    Tags: të, në, që, dhe, mesazh
Comments