Mesazh

U bëftë vullneti i Tij!

Çdo ditë, miliona njerëz luten me lutjen e Zotit pa e kuptuar se çfarë do të thotë të lutesh: “Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt në tokë ashtu si në qiell” (Mateu 6:10). Kur i lutesh në këtë mënyrë Zotit, po i thua: “Ti sundon mbi jetën time”. Si ndjekës të Krishtit, po i premtojmë besnikërinë tonë Atij duke i thënë: “Mbreti Jezus, prioritetet e tua qofshin preokupimi im.”

Nuk mund të thuash se je anëtar i Mbretërisë së Perëndisë pa qenë Jezusi Mbreti i jetës tënde – sepse Mbreti dhe Mbretëria janë të pandashme. Nëse lutesh që të vijë Mbretëria dhe të bëhet vullneti i Perëndisë, atëherë po thua: “Mbreti Jezus, merr kontroll”.

Kur shumica e njerëzve luten, ata përqendrohen në planet, nevojat dhe axhendat e tyre. Perëndia kujdeset për jetën tonë dhe dëshiron që ne t’i kërkojmë Atij për nevojat tona në lutje. Megjithatë, nëse nevojat tona të perceptuara bëhen fokusi i jetës sonë, ato mund të bëhen perëndia jonë – dhe ky është një problem në vetvete. Kur nevojat tona bëhen fokusi i jetës sonë, nuk do të kalojë shumë kohë përpara se të pushojmë së luturi, “U bëftë vullneti yt”, dhe në vend të kësaj të fillojmë të lutemi që vullneti ynë të bëhet.

Ndërsa lutemi që të bëhet vullneti ynë, fokusi ynë largohet nga dashuria ndaj Perëndisë dhe të tjerëve drejt përmbushjes dhe kënaqësisë personale. Shumë shpejt, arsyetimi ynë do të errësohet nga ndjenjat tona në vend që të ndriçohet nga e Vërteta e Perëndisë dhe nuk do jemi më në gjendje të perceptojmë vullnetin e Zotit.

Lutje: Atë, më fal që kam lejuar  nevojat dhe dëshirat e mia të bëhen fokusi i jetës sime. Le të jenë  prioritetet e Tua , preokupimi im. Merr kontroll mbi jetën time që të mund të lutem me gjithë zemër: “U bëftë vullneti yt”. Në emër të Jezusit lutem. Amen.

 Mos u shqetësoni, pra duke thënë: “Çfarë do të hamë ose çfarë do të pimë, ose me çfarë do të vishemi?”. Sepse janë paganët ata që kërkojnë të gjitha këto gjëra; Ati juaj qiellor, pra, e di mirë se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra. Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen. ” (Mateu 6:31-33).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    A është e gabuar të jesh i botës?Ai që thotë se është në dritë dhe urren vëllanë e vet, është ende në errësirë. – 1 e Gjonit 2 :9 “Kur isha fëmijë,” shkruan blogerja Karen Keegan, “të rriturit e përkufizonin botën si të bërit e diçkaje që përshtatej me ose përqafonte kulturën “. Për Karen, “bota” përfshinte stilin…
    Tags: të, në, dhe, mesazh
  • 100
    PaqebërësitEdhe pse mëkatet dhe shkeljet tona u paguan në kryq, mëkati ynë ende e trishton Frymën e Shenjtë, prandaj duhet të kujtojmë vazhdimisht varfërinë tonë shpirtërore dhe të pikëllohemi për mëkatin tonë. Le të kërkojmë të qëndrojmë të pastër në zemër dhe tërësisht të përkushtuar ndaj Zotit, në mënyrë që…
    Tags: të, dhe, në, mesazh
  • 100
    Fokusi në jetëKur të kuptojmë se armiku është dinak dhe se ai na sulmon nga shumë këndvështrime të ndryshme, do të jemi në gjendje të mbrohemi më mirë. Ndoshta martesa juaj është bërë e vështirë ose po përballeni me probleme financiare. Ndoshta  keni ndaluar së shkuari në kishë sepse jeni lënduar nga…
    Tags: të, dhe, në, mesazh
  • 98
    Mjerim dhe çlirim!E mbani mend kur ishit fëmijë dhe kishit bërë diçka të gabuar? Ju e dinit që kur të shkonit në shtëpi, do të përballeshit me prindërit dhe do të vuanit pasojat, ndaj edhe keni marrë rrugën më të gjatë për t’u kthyer në shtëpi, duke i tërhequr këmbët zvarrë. Keni…
    Tags: të, dhe, në, mesazh
  • 97
    Mos kini një mendim të ekzagjeruar për veten!Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka (shumë i rëndësishëm për t’u kujdesur për barrën e dikujt tjetër), pa qënë asgjë (pa qënë superior përveç se me vlerësimin e vet), gënjen veten e vet. – Galatasve 6:3 Bibla na paralajmëron vazhdimisht kundër krenarisë. Nuk mund të theksoj mjaftueshëm rrezikun…
    Tags: të, dhe, në, mesazh
Comments