Udhëheqje frymërore!
Gratë më pyesin vazhdimisht “ Si t’ia bëj që burri im të kuptojë përgjegjësinë për të udhëhequr frymërisht familjen tonë? Tani dua t’u flas pak burrave.
Të udhëheqësh nuk do të thotë vetëm t’u lexosh fëmijëve historitë e Biblës. Mësimi dhe lutja bashkë me ta është një pjesë e rëndësishme, por nuk është e gjitha.
Jozueu tha “ Sa për mua dhe për shtëpinë time do t’i shërbejmë Zotit.” ( Jozueu 24:15).
Ai vendosi se në cilin drejtim do të shkonte familja e tij. Kështu po merrte përsipër përgjegjësinë për mirëqenien e tyre frymërore. Ai ishte personi që mori vendimin për ta.
Baballarët besojnë se duhet të sigurojnë për familjen e tyre ushqimin, veshjen dhe strehimin. Kjo është e mrekullueshme! Por nuk mbaron me kaq.
Psikologët thonë se fëmija në fillim e ndjen sigurinë tek nëna e tij. Por ai e përfiton ndërgjegjen prej babait. Foshnja kupton nga babai se çfarë është mirë dhe çfarë është gabim. Sot kemi rritje të shifrave të krimit të adoleshentet . Gjithashtu një numër i madh familjesh nuk kanë baba.
Fëmijët e dinë se çfarë është e rëndësishme për baballarët e tyre. Nuk ka shumë rëndësi ajo që u thua. A i tregon shitëses kur të ka kthyer më shumë para se ç’duhet? A shikon programe të papërshtatshme dhe mendon se fëmijët nuk do ta zbulojnë këtë? A ngrihesh në mëngjes për të shkuar në Kishë edhe pse je vonuar shumë të Shtunën në mbrëmje? Do ishte mirë të dije se fëmijët e tu kuptojnë gjithçka që ti bën.
Baballarë, shtëpia juaj është vendi ku keni më shumë ndikim. Shfrytëzojeni këtë mundësi. U jepni fëmijëve tuaj drejtimin e duhur. Një ditë ata kanë për të ecur në gjurmët tuaja.
Related Posts
- 97
- 96
Në pjesën e Torahut të kësaj jave mësojmë për punën dhe veshjet e priftërinjve (Kohanim). Çdo ditë, Kohanimët do të sakrifikonin “ofrimin e vazhdueshëm ose në hebraisht תָמִיד ṯāmīḏ;”. “Kjo është ajo që do të ofrosh mbi altar: dy qengja motakë çdo ditë, për gjithnjë (ṯāmīḏ). Njërin prej qengjave do ta…
- 95
- 95
- 95