Kulturë

“Ulpiana” midis planeve të mëdha dhe dështimit

Që nga fundi i vitit 2016 udhëheqësit institucionalë kanë një destinacion të bukur e me alamet vlere për të dërguar homologët e tyre ndërkombëtarë gjatë vizitave që kanë në Kosovë. Pos që nëpërmjet parkut arkeologjik “Ulpiana”, drejtuesit e institucioneve kosovare mundohen të shpalosin një pjesë të historisë së vendit për mysafirët, lokalitetin e përdorin për të treguar kujdesin e shtetit për trashëgiminë kulturore.

Aty, në sektorin e parë gjenden banja romake, tempulli e bazilika e fortifikuar me katër kulla. Por e gatshme për t’u parë është vetëm një kullë. I dyti përbëhet nga vila suburbane apo vila periferike, përkatësisht nga rrënojat e mureve të një krahu të vilës, që pas gjysmës së shekullit I, hapësira është shndërruar në varrezë dhe tash quhet nekropoli verior. E sektori i tretë u ofron vizitorëve bazilikën episkopate, që ndryshe quhet edhe katedrale. Është kompleks i madh kishtar i periudhës së antikitetit të vonë, ndërtim paleokristian.

Por vizitorët e huaj e vendorë sikur të ofroheshin për të parë nga brenda kabinën në hyrje të parkut, do të kuptonin shpejt diçka: atë se shteti pas inaugurimit të “Ulpianës” me shpejtësi e pa u finalizuar projekti e ka braktisur atë. © KOHA.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Testi për muzikantët e dalë nga karantinaMë 12 mars Filarmonia e fuqishme e Berlinit shkoi përpara me planin për një koncert që e kishte planifikuar para shpërthimit të pandemisë. Unë e kam shikuar nga apartamenti im në New York dhe ishte një interpretim që shumë pak më ka rastisur ta dëgjoj: një performancë në versionin “livestream”…
    Tags: të, në, që, një, për, nga
  • 96
    “Mos” me zërin që synon të thyejë paragjykimet ndaj gruas“Çika e nanës, amanet për s’gjalli po ta la, runa ftyrën, derën e nderin...”, shkruhet në rreshtin e parë të tablosë së formatit të madh ngjyrë ari. Disa fjali që dalin të jenë këshilla të një nëne për vajzën para martesës, Norë Potera shpesh i ka mbuluar me ngjyrë. Menjëherë…
    Tags: të, për, në, një, që
  • 95
    Me “besa-besë” para 121 vitesh filloi punimet Lidhja e PejësNë fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar…
    Tags: të, në
  • 94
    “Through Arts We Rise” në kohë pandemie kthen vëmendjen për të pastrehëtNë fillim të këtij viti artistja Alketa Xhafa-Mripa kishte themeluar një organizatë për të adresuar çështjet shoqërore nëpërmjet artit. E kishte titulluar “Through Arts We Rise” (Përmes artit ne lartësohemi). Këtë muaj artistja që jeton në Londër i është përveshur punës. Përmes kësaj organizate ka hapur thirrjen e parë për…
    Tags: të, që, në, për
  • 94
    95 vjet nga vrasja e Luigj GurakuqitLuigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero i Popullit shqiptar. Ai shkroi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dora e tij shkroi alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit. Është një nga personalitetet më…
    Tags: të, në
Comments