Kulturë

Universiteti i Prishtinës bëhet me seminar të antropologjisë

Universiteti i Prishtinës, rishtazi është bërë me seminar të antropologjisë. Kjo si rezultat i një nisme të Departamentit të Antropologjisë të Fakultetit Filozofik, për themelimin e një tradite ligjërimi universitar antropologjik në formatin e një seminari, transmeton KTV.

Ligjëratat e këtij seminari, hë për hë, do të jenë të përmuajshme, të enjten e fundit të çdo muaji, në ora 16:00, në Fakultetin Filozofik. Në kuadër të këtij seminari tashmë kanë nisur të ligjërojnë antropologë, arkeologë, historianë dhe studiues të fushave të përafërta nga Kosova, Shqipëria por edhe nga vende të ndryshme të botës, e sidomos nga Franca dhe Britania e Madhe. Ligjëratat mbahen kryesisht mbi tema nga fushat e antroplogjisë, arkeologjisë dhe historisë.

Ky seminar është i hapur për publikun dhe ligjëratat në kuadër të tij mund të ndiqen nga të gjithë të interesuarit. Për tu njoftuar mbi programin e këtij seminari dhe ligjëratat e tij, mund të shkoni te grupi publik në Facebook “Seminari i Antropologjisë – Departamenti i Antropologjisë / UP”.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Dimër i gjatë mund të llogaritet ai midis viteve 1926 e 1927 sa i përket krijimtarisë së kompozitorit austriak Franz Schubert. Por në një tjetër aspekt mund të ketë qenë i shkurtër për të. Ishte dimri i parafundit që e jetonte. Në nëntor të vitit 1928 ai vdiq në Vjenë…
    Tags: të, në
  • 100
    Filmi “Nëntor i ftohtë” i regjisorit kosovar Ismet Sijarina ka marrë Mirënjohjen Speciale të Jurisë në festivalin e filmit “GoEast”, në Wiesbaden të Gjermanisë. Ky është çmimi i tretë me radhë që rrëmben ky film, i cili javën që vjen do ta vazhdojë rrugëtimin në Linz dhe Vjenë të Austrisë.…
    Tags: të, në
  • 100
    Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi në kuadër të një vizite studimore të gjyqësorëve të shteteve të ballkanit perëndimor, po qëndron në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit të Portugalisë në përkrahje për reformat gjyqësore në shtetet e Ballkanit Perëndimor, njofton kumtesa, transmeton Koha.net. Vizita ka për synim…
    Tags: të, në
  • 100
    Eshtë përgatitur për të nisur edicionin e 9-të të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”. Ai do të nisë nesër mbrëma dhe do të vazhdojë edhe më 5 e 6 maj. Drejtori i këtij festivali, Mustafë Ramaj, ka bërë të ditur se gjithçka është gati për të nisur këtë edicion…
    Tags: të, në
  • 100
    Partitë opozitare në Kosovë insistojnë që presidenti Hashim Thaçi të mos jetë në krye të procesit të dialogut me Serbinë, tani kur po afrohet edhe faza finale e tij. Sipas opozitës, Kuvendi është organi më i lartë, i cili duhet të vendosë për këtë çështje. Vetëm pasi që Thaçi të…
    Tags: të, në
Comments