Ura e Gjallë
Atëherë ai që ishte ulur mbi fron tha: “Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja.” Zbulesa 21:5
A keni parë ndonjëherë një urë me rrënjë të gjalla? Shumica gjenden në Indi, ku urat formohen nga rrënjët e pemëve. Disa pemë, si Banyans, një lloj fiku indian, degët e të cilit prodhojnë rrënjë që më vonë bëhen trungje ndihmëse. Një pemë e rritur mund të mbulojë disa hektarë në këtë mënyrë, ato dërgojnë rrënjë nga degët drejt tokës. Kur këto pemë ndodhen pranë lumenjve ose luginave, inxhinierët i shtrijnë dhe i drejtojnë rrënjët në anën tjetër, duke krijuar ura të veçanta këmbësorësh.
Megjithatë, ura më e madhe e gjallë e të gjitha kohërave, është mbretërimi mijëvjeçar i Krishtit, një urë mijëvjeçare që lidh historinë njerëzore me shtetin e përjetshëm. Epoka e Artë që po vjen nuk do të jetë parajsa, por do të shërbejë si një urë drejt qiellit për të shpenguarit. Mëkati dhe vdekja, megjithëse më të rralla, do të vazhdojnë të ndodhin.
Zbulesa 20 na flet për Mijëvjeçarin, i cili pasohet nga Gjykimi i Fronit të Madh të Bardhë kur qielli dhe toka kalojnë. Kur mbërrijmë në kapitujt 21 dhe 22, hyjmë në përjetësi: “Pastaj pashë një qiell të ri dhe një tokë të re” (Zbulesa 21:1).
Oh, sa shumë është përgatitur për ne në të ardhmen! Sa e mrekullueshme është të jesh i sigurt për një shtëpi të bekuar përjetësisht! Le të gëzohemi për këtë sot!
Related Posts
98
Prandaj unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fuqishëm. 2 Korintasve 12:10 Kur ai ishte fëmijë, nuk ishte disiplinuar kurrë. “Dashuria është gjithçka për të cilën ka nevojë një fëmijë,” thoshte nëna e…Tags: të, në, inkurajime
98
Prandaj, duke e lënë mënjanë gënjeshtrën, secili të flasë të vërtetën me të afërmin e tij, sepse jemi gjymtyrë të njëri-tjetrit.- Efesianëve 4:25 Tre persona po flisnin për një mik të përbashkët. Njëri tregon se si miku i tyre ishte përplasur nga një makinë dhe kishte vdekur. I dyti tha: “Jo,…Tags: të, një, inkurajime
98
Filipianëve kapitulli 4 vargu 9. Pali u thotë kështu të krishterëve: “Ato gjëra që keni mësuar, marrë dhe dëgjuar nga mua dhe patë në mua, i bëni, dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju.” Kjo është një deklaratë e guximshme. Ai po u thotë të krishterëve të tjerë:…Tags: të, në, inkurajime
97
Fjalët e urta 2:6-11 janë vargje shumë të pasur. Ata na tregojnë se si Perëndia jep dituri dhe se cfarë ndodh në jetën tonë, si rezultat i kësaj. Kështu, unë dua t’u lexoj këto vargje dhe pastaj, të lutemi përmes këtyre vargjeve, për jetën tonë. Pra, Fjalët e urta 2:6-11. “Sepse…Tags: të, në, inkurajime
97
Tek Mateu 24:35 Krishti thotë: “Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë”. Me këto fjalë, kemi sigurinë se çdo premtim që Ai na ka dhënë në Fjalën e Tij do të realizohet. Ashtu siç erdhi për herë të parë në Krishtlindje, Ai do të vijë përsëri.…Tags: të, në, inkurajime