Kulturë

Ushqime që ndihmojnë ndihmojnë trurin të përqendrohet

Do të ndajmë me ju disa rekomandime të cilat do t’u ndihmojnë të rrisni memorien, kohën që përqendroheni, e funksionin e trurit. Është e vërtetë se me kalimin e moshës, trupi ynë plaket bashkë me ne. Lajmi i mirë është se ti mund të përmirësosh shanset e tua për të pasur një tru të shëndetshëm, nëse përfshin ushqime dhe pije të çmuara  në dietën tënde.

Kafeina bën që të jesh më i përqendruar

Nuk ka faktorë  magjikë që të rrisin menjëherë IQ, apo që të bëjnë më të mençur, por substanca të caktuara, si për shembull  kafeina, mund të ndihmojnë për të pasur më shumë energji dhe të të ndihmojë që të përqendrohesh. Kafeina gjendet tek kafeja, çokollata, pijet energjike, e disa mjekime. Kafeina të zgjon, por efektet e saj janë jetëshkurtër. Dhe nëse kërkon të pish gjithmonë e më shumë, ky element do të fillojë të bëjë efektin e kundërt. Mbidoza në kafeinë të bën të ndihesh jo mirë.

Sheqeri mund të rrisë vigjilencën

Sheqeri është furnizuesi i preferuar i trurit, jo sheqeri industrial, por glukoza,  të cilën trupi e proceson nga sheqeri dhe karbohidratet që ti ha. Për   këtë arsye një gotë me lëng frutash mund të ndihmojë  për një kohë të shkurtër memorien, dhe aftësitë mendore. Por nëse merrni me shumicë, memoria vetëm do të përkeqësohet dhe jo vetëm memoria por edhe zemra, pasi shumë sheqer rrezikon zemrën dhe sjell shqetësime të tjera.

Hani mëngjes që truri të ushqehet siç duhet

A tentoni ta anashkaloni mëngjesin? Studimet kanë zbuluar se ushqimi në mëngjes,  mund të përmirësojë kujtesën afatshkurtër dhe vëmendjen. Studentët që hanë, kanë tendencën që të kenë performancë më të mirë se ata që nuk e bëjnë këtë gjë. Ushqimet në krye të listës  për të ndihmuar trurin përfshijnë: drithëra me fibra të plota, qumësht dhe fruta. Vetëm mos ha tepër; studiuesit gjithashtu kanë arritur në përfundimin se nëse konsumojmë mëngjes  me kalori të larta, kjo do të  na pengojë përqendrimin.

Peshku është vërtet ushqim i trurit

Peshku është një burim proteinash dhe si pasojë është një nxitës i shkëlqyer i trurit. Ai është i pasur më omega 3. Këto yndyra të shëndosha kanë fuqi të mahnitshme për trurin: Një dietë  që përmban nivele të larta të tyre , bën që të ketë më pak rrezik për dementia dhe fuqia mendore  bie më ngadalë. Për më tepër, këto aminoacide mund të luajnë një rol jetësor në rritjen e kujtesës, sidomos kur plakemi. Për shëndetin e trurit dhe të zemrës, hani peshk dy herë në javë.

Ha përditë pak arra dhe çokollatë

Arrat dhe farat janë një burim i mirë i vitaminës E, që luan një rol antioksidant . Çokollata e errët gjithashtu ka veti të tjera të fuqishme antioksiduese, dhe përmban simulantë natyrorë si kafeina, e cila mund të përmirësojë fokusin.Shijo pak çokollatë të errët të shoqëruar me arra për të marrë të gjitha përfitimet që ju nevojiten, pa shtuar shumë  kalori dhe sheqer.

Shto në dietë avokado dhe drithëra të plota

Çdo organ në trupin tonë varet nga qarkullimi i gjakut, sidomos zemra dhe truri. Një dietë e plotësuar me drithëra dhe fruta si avokado mund të ulë riskun për problem me zemrën dhe të ulë kolesterolin e keq.  Kjo gjithashtu ul rrezikun  që të formohen pllaka në gjak dhe rrit qarkullimin e gjakut dhe ndaj ndihmon qelizat e trurit. Drithërat e plota kontribuojnë gjithashtu për të pasur fibra dhe vitaminë E.  Edhe pse avokadot kanë yndyrë, kjo është yndyrë e mirë që ndihmon për një qarkullim të shëndetshëm të gjakut.

Boronicat janë shumë të ushqyeshme

Kërkimet që janë bërë tek kafshët na tregojnë se boronicat mund të na ndihmojë që të ruajmë trurin nga dëmi që mund të na shkaktojnë radikalet e lira, gjithashtu mund të reduktojë efektet e moshës siç është për shembull sëmundja e Alzaimerit dhe Dementia. Studimet kanë treguar se dietat e pasura me boronica përmirësuan funksionimin e të mësuarit dhe muskujve të kafshëve më  të moshuara, duke i bërë ato mendërisht të barabarta me kafshët  e reja.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    4 Gëzimet e KrishtlindjesDuket se janë 4 gëzime thelbësore të Krishtlindjes, 4 aspekte të kësaj feste, që do i bëjnë ato të qëndrojnë në mendjen tonë prej fëmijërisë e në vazhdimësi. Kjo festë e dallon veten, nga festimet e tjera që njerëzit organizojnë. Së pari është gëzimi i të qenit në shtëpi. Në…
    Tags: të, dhe, që
  • 91
    Arjeta Dhima, ventrilokuistja e parë shqiptare befason SHBA-tëAjo është ventrilokuistja e parë në Shqipëri. Në fakt, në të gjithë globin janë shumë pak ventrilokë që kanë aftësinë të ushtrojnë këtë art, që është po aq i lashtë sa dhe Greqia Antike. Artistja që e do fort punën e saj është jo vetëm profesioniste në atë që bën,…
    Tags: të, dhe, që
  • 91
    “Kino n’shehër” me filma që porosisin për mbrojtjen e mjedisitAleanca Franceze ka vendosur që gjatë muajit gusht, i cili njihet si muaj më i qetë i verës sa u përket aktiviteteve kulturore në Prishtinë, të sjellë filma të regjisorëve frankofonë. Katërmbëdhjetë filma do të shfaqen në kryeqytet nga 13 deri më 29 gusht dhe temat e tyre do të…
    Tags: të, dhe, që
  • 91
    Shqiptarët në Nju Jork ruajnë traditat nga vendi i origjinës përmes këngës e folkloritEdhe pse larg vendlindjes, komuniteti shqiptar në Nju Jork ruan me zili vlerat e kombit. Dëshmi për këtë është festivali shqiptar në këtë qytet amerikan, që çdo vit për gati tre dekada sjell këngë e valle folklorike. Festivali i 29 shqiptar në Nju Jork, solli program të pasur kulturor. Ky…
    Tags: të, që, dhe
  • 90
    Sonte organizime të shumta në sheshet e Kosovës​​Është në traditën e familjeve kosovare që të festojnë në shtëpitë e tyre dhe me rrethin e ngushtë të presin ndërrimin e viteve. Mirëpo, viteve të fundit nuk kanë munguar as organizimet në sheshet e qyteteve kryesore të vendit. Edhe këtë vit, do të ketë organizime të ndryshme pothuajse në…
    Tags: të, dhe, që
Comments