Kulturë

Ushqyerja është e rëndësishme

Ne vazhdimisht në ditët e sotme shpërqendrohemi dhe  nxitojmë të bëjmë gjëra të tjera ndërsa hamë. Kërkimet kanë treguar se problemet me shëndetin, dhembja dhe ankthi, e madje edhe depresioni  mund të vijnë për shkak se ne nuk i bëjmë më gjërat gjatë ditës duke u dhënë rëndësinë e duhur. Duhet të përqendrohemi në atë që do të hamë, në vend që thjesht të ngopemi, ndërkohë që jemi të shqetësuar për gjëra të tjera.  Ndaj, mendo për ditën tënde dhe mënyrën se si je duke ngrënë.  A po rrëmben diçka të shpejtë dhe po e konsumon atë në makinë? A merr diçka nga pjata që është në tryezë, ndërkohë që po pastron kuzhinën?  A po konsumoni një filxhan ose dy të tillë me kafe, pa ngrënë ushqim? Nëse e konsumon drekën dhe ndërkohë shkëmben e-maile, ose nëse konsumon një darkë të rëndë shumë  vonë, atëherë duhet të rishikosh edhe njëherë zakonet e tua të ushqyerjes.

Ulu të hash në ambient të qetë

Në ditët e sotme ka kaq shumë shpërqendrim gjatë gjithë ditës. Kur ne jemi duke ngrënë, humbim vëmendjen tonë prej gjërave të tjera. Ne mund të shohim mediat sociale, të shikojmë videot, tu kthejmë përgjigje e-maileve dhe të bëjmë listat e gjërave që duhet të bëjmë. Kjo ndoshta na ndihmon të jesh produktiv, por ndërsa ne ushqehemi, duhet të përqendrohemi në atë që po shkon në trupin tonë, në vend që mezi të shohim se ç’po hamë. Mundohuni të shmangni shpërqendrimet  sa më shumë të jetë e mundur. Në fillim mund të duket e vështirë por  ju do të fitoni një vetëdije të re për  energjinë, dëshirat, plotësinë dhe ambientin që ju rrethon. Nëse është e mundur, uluni jashtë në natyrë ose nga një dritare dhe vini re zogjtë, retë, rrezet e diellit, yjet, avionët etj. Mund të mos jetë e mundur ta bëjmë këtë në çdo vakt, por përpiquni të jeni i  vendosur që në  kohën kur do të hani të mos ketë shqetësime të tjera.

Thuaj një lutje përpara ushqimit

Ndoshta në Shqipëri jo, por në shumë vende të botës, përpara se të  konsumohej një vakt, nisej me një lutje. Ka qenë tradicionale lutja: O Zot, beko ushqimin tonë.  Edhe pse kohët kanë ndryshuar dhe njerëzit nuk po ulen më aq shpesh së bashku për të ngrënë darkë, kjo lutje ngelet një mënyrë e mirë për t’i dhënë rëndësinë e duhur  ushqimit dhe bën që zemrat tona të jenë falenderuese.

Bëje pjatën  tënde të duket e  bukur

Është e rëndësishme që  në kohën kur të ushqeheni, të rimerrni veten. Ndaj atmosfera duhet të jetë e qetë, rifreskuese dhe ky proces  të marrë rëndësinë e duhur.  E gjithë kjo fillon me ty. Edhe nëse nuk je një kuzhinier i madh, ti mund ta bësh prezantimin e pjatës  tënde të bukur duke shtuar disa bimë ose fruta në pjatë. Ju mund të vendosni lule ose qirinj në mes të tavolinës. Mund të keni set pjatash mjaft të mira. Ju mund të pini nga një enë e cila është e punuar me dorë. Bëni që vakti të jetë romantik, edhe nëse hani vetëm. Bëni gjithçka që mundeni për ta bërë vaktin të duket i veçantë dhe i rëndësishëm. Në këtë mënyrë ju do të dëshironi të kaloni më shumë kohë duke ngrënë dhe jo duke nxituar.

Ushqimet e plota janë të rëndësishme

Ne të gjithë e dimë se duhet të hamë  më shumë perime, sidomos në krahasim me grupet e tjera ushqimore. Në thelb, gjysma e pjatës sonë duhet të përmbajë perime të papërpunuara apo të gatuara si sallata, karota, patate të ëmbla, spinaq, brokoli, fasule, speca, kungull i njomë, etj. Gjithashtu mund të fusni në pjatë ushqime të tjera të tilla si fasulet, vezë dhe vajin e ullirit. Shumë prej nesh kanë tendencë të konsumojnë vetëm karbohidrate të thjeshta dhe mish dhe nuk marrin sa më shumë fibra dhe vitamina sa duhet çdo ditë. Duke konsumuar më shumë ushqime të plota  përpara dhe gjatë një vakt, kjo na ndihmon të na ngopemi më shpejt, që të fillojmë të reduktojmë përdorimin e  bukës, ëmbëlsirave dhe ushqimeve të tjera që nëse përdoren shumë mund të kthehen në  të pashëndetshme.  Kështu do të jemi më të vetëdijshëm se çfarë po i japim trupit të konsumojë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, të enjten, kanë miratuar propozimin e kryetarit Mytaher Haskuka për dhënien në shfrytëzim të dy ndërtesave në pronësi komunale me qëllim të bartjes së një pjese të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qytetin e vjetër. Kësisoj me shumicë votash KK-ja e…
    Tags: të, në
  • 100
    Universiteti i Prishtinës, rishtazi është bërë me seminar të antropologjisë. Kjo si rezultat i një nisme të Departamentit të Antropologjisë të Fakultetit Filozofik, për themelimin e një tradite ligjërimi universitar antropologjik në formatin e një seminari, transmeton KTV. Ligjëratat e këtij seminari, hë për hë, do të jenë të përmuajshme,…
    Tags: të, në
  • 100
    Të bezdisin zhurmat, apo përtypjet e një personi teksa ha? Nuk shkon në kinema, sepse nuk do të dëgjosh të tjerët të përtypen, ndërsa hanë kokoshka pranë teje? Të bezdis dhe zhurma e ndonjë mushkonje që të kalon pranë? Nëse e gjen veten në këto pyetje, mos u mërzit. Ti…
    Tags: të, në
  • 100
    Prishtinë, 24 maj – “Le t’i japim paqes një shans”, ka qenë fjalia e cila më së miri e përkufizoi qëllimin e ekspozitës e hapur të mërkurën pasdite në bibliotekën kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” Me fjalët e ambasadorit të Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavy, dhe mesazhet e fuqishme të…
    Tags: të, në
  • 100
    Më 27 shkurt të vitit 1897 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”, e cila u botua me nismën e atdhetarëve Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës. Ishte një nga veprimtaritë më të rëndësishme të patriotëve shqiptarë të Stambollit, të cilët më 12 tetor 1879 themeluan “Shoqërinë e…
    Tags: të, në
Comments