Kulturë

“Vendbanimet e Kosovës…” për njohjen e shumanshme të vendit

Një leksikon akademik mbi gjeografinë rurale të Kosovës do të jetë i qasshëm për studiues e lexues të interesuar. Rezultat i një angazhimi të gjerë prej 36 bashkëpunëtorësh profesionalë, leksikoni “Vendbanimet e Kosovës – Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale, Vëllimi II – vendbanimet rurale A-LL” është vazhdim i projektit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës i nisur një vit më parë.

Ky vëllim, që përmban të dhëna të larmishme mbi 736 vendbanime rurale brenda zërave të veçantë, është përuruar të martën në ASHAK.

Siç thuhet në fillim të leksikonit, lënda është miratuar për botim në mbledhjen e Seksionit të Shkencave Shoqërore më 3 qershor të vitit 2019, në bazë të recensioneve të akademik Anton K. Berishajt dhe Qerim Kastratit, shkruan sot Koha Ditore.

“Botimi përmban të dhëna, fakte dhe informata relevante nga terreni për dimensionin fizik-hapësinor, demografik, funksional, historik, kulturor, ekonomik, gjeopolitik, pastaj të dhënat për dhunën, krimet dhe dëmet materiale që i shkaktoi regjimi fashisoid e gjenocidial i Serbisë“, është thënë në njoftimin e afishuar në faqen e ASHAK-ut.

Të pranishmit kanë vlerësuar se ky botim i radhës do të përmbushë një nevojë të kahershme për gjeoshkencat, shkencat sociale dhe opinionin e gjerë lexues.

Të dhënat e shpërfaqura janë vjelë nga terreni përmes pyetësorëve që përmbanin mbi 40 pyetje, ndërkaq puna është kryer me autorë nga vendbanimet që u përkasin. © koha

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 100
    Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të vizitojnë vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën. Vizita në Kosovë e zyrtarëve evropianë, e paraparë më 28 shkurt, bëhet në kuadër të një turneu të…
    Tags: të, në, për, dhe
  • 100
    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është miratuar propozim vendimi për themelimin e komisionit për vlerësimin dhe propozimin e tarifave të përgjithshme për shfrytëzimin e lëndës së mbrojtur me të Drejtën e Autorit nga operatorët kabllorë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net. Ministri i…
    Tags: të, për, në, dhe
  • 100
    Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë vizitës së tij zyrtare në Zagreb, është pritur sot nga ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Milan Kujundzic, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net. Ismaili dhe Kujundzic diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë, në veçanti rreth ndihmës që ky shtet…
    Tags: të, në, për, dhe
  • 100
    Sot mbushen 614 vjet nga lindja e Heroit të kombit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut - figura më e shquar në historinë e shqiptarëve, i cili njihet si themelues i shtetit mesjetar-shqiptar. Ai u lind më 6 maj të vitit 1405 dhe vdiq më 17 janar 1468. Ishte djali më i vogël i…
    Tags: të, në, dhe, për
Comments