Histori

Vendi sekret për t’u fshehur për të krishterët e lashtë u zbulua në Siri

Arkeologët kanë gjetur një kalim të fshehtë ku të krishterët e hershëm e përdornin për t’u fshehur që t’i shpëtonin persekutimit romak.

“Isha aq i emocionuar, nuk mund ta përshkruaj atë, unë mbajta gjithçka në duart e mia”, tha për Fox News Abdulwahab Sheko, kreu i Komitetit të Eksplorimit në Këshillin e Rrënojave në Manbij.

Sheko beson se vendet e mbledhjes së fshehtë datojnë në shekullin e 3-të dhe të 4-të të shekullit XI.

“Ky vend është kaq i veçantë: këtu mendoj se rojat e sigurisë do të qëndronin në portë duke parë ndonjë lëvizje jashtë”, shpjegoi Sheko duke i dhënë gazetarit Fox News një tur në shpellë. “Ai mund t’i paralajmërojë të tjerët që të dalin përmes pasazhit tjetër, nëse ata duhet të ikin”.

Hapësira ka një labirint të tuneleve të shpëtimit dhe dyerve të fshehta. Kryqe dhe shkrime janë nëpër mure. Sheka madje gjeti atë që ai beson se është një altar.

Rrënojat e kalimit gjithashtu përmbajnë një varrezë dhe eshtra njerëzore.

Ekipi arkeologjik gjeti një vend të dytë thellë brenda shpellës, duke çuar në disa dhoma me simbole të krishtera kudo.

“Ata tregojnë se kishte një popullsi të konsiderueshme të krishterë në zonë që mendonin se duhej të fshehnin aktivitetet e tyre”, tha për Fox News, John Wineland, profesor i historisë dhe arkeologjisë në Universitetin Juglindor. “Kjo ndoshta është një tregues i persekutimit nga qeveria romake, e cila ishte e zakonshme në këtë periudhë”.

Wineland thotë se persekutimi i rëndë që krishterët ballafaqoheshin mijëra vjet më parë nën sundimin romak.

 

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Artisti Avni Pantina mbrëmë solli një rrugëtim artistik nga toka e Somalisë e që ishte përmbledhur në një set të fotografive bardh dhe zi, në të cilin reflektoheshin vuajtjet e popullit atje. Krejt këto erdhën mbrëmë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës ku edhe u bë hapja e ekspozitës “Një…
    Tags: të, në, një
  • 93
    Përderisa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës vazhdimisht tha se produktet e mishit në Kosovë, janë të sigurta, thuajse çdo ditë nëpër qytetet e Kosovës, zbulohej mish i prishur. Prokuroria mund ta konsiderojë këtë si mashtrim të opinionit dhe t’i zgjerojë hetimet. Në kohën e zbulimit të skandalit të mishit të…
    Tags: të, në, se
  • 91
    Politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike, po shihet si një prej faktorëve që po i çon këto ndërmarrje drejt procesit të falimentimit. Përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë realizuar hulumtime për emërimet në këto pozita, thonë se një dukuri e tillë i ka përcjellë të gjitha qeveritë e deritashme…
    Tags: të, në
  • 89
    Partitë opozitare në Kosovë insistojnë që presidenti Hashim Thaçi të mos jetë në krye të procesit të dialogut me Serbinë, tani kur po afrohet edhe faza finale e tij. Sipas opozitës, Kuvendi është organi më i lartë, i cili duhet të vendosë për këtë çështje. Vetëm pasi që Thaçi të…
    Tags: të, në
  • 87
    Roli i Madame Corteses, në operën e Rossinit, është një prej atyre që tregon mjaft mirë stilin kërkues të kompozitorit. Këtë rol sopranoja kosovare, Marigona Qerkezi, e cila po bën karrierë jashtë vendit duke u ngjitur në skena botërore, do ta këndojë në dy teatro operistike. Në muajin shtator ajo…
    Tags: në, të, një
Comments