Uncategorised

Veprat e mira nuk mjaftojnë

Ka shumë njerëz që kanë bërë gjëra të admirueshme duke menduar se kështu do të shkojnë në qiell. Ata shkojnë rregullisht në kishë, vendosin të bëhen anëtarë të saj apo edhe të pagëzohen. Por pavarësisht synimeve apo veprave të tyre të mira, ata do të vdesin dhe do të jenë përjetësisht të ndarë nga Perëndia, sepse në të vërtetë nuk kanë hyrë kurrë, në të vetmen derë për në qiell- Jezus Krishtin. Jezusi nuk tha se ishte ide e mirë të lindje përsëri. Nuk ishte as sugjerim, as ndonjë nga alternativat për të hyrë në qiell. Ai tha se po deshëm të jetojmë në qiell pasi të vdesim, duhet të lindim përsëri. Nuk ka asnjë përjashtim.

Çfarë donte të thoshte Jezusi kur tha: “Përveçse një njeri të lindë përsëri…” ? Veprat e mira mund t’ju bëjnë të ndiheni mirë. Por nëse nuk janë bazuar mbi një marrëdhënie të re me Jezus Krishtin, në fund nuk janë veçse një zgjatim i denjë i krenarisë njerëzore.

Ai nuk e ka fjalën për pagëzimin. Disave u është mësuar se pagëzimi është dera për në qiell. Mos harroni, Jezusi po i fliste një çifuti që bëri gjithçka që kishte mundësi për të respektuar ligjin përmes riteve të pastrimit. Por vetëm pagëzimi nuk mjafton. – Charles Stanley

Facebook Comments

Share This:

Comments