LAJMET E FUNDIT

Veseli: Potenciali i diasporës, prioritet në strategjitë zhvillimore të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka hapur sot dyert për të pritur diasporën në një seancë pune.

Përmes konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi në bashkëpunim Germin, mundëson që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë bashkë me deputetët në sallën plenare për çështje që lidhen me diasporën dhe të drejtat e tyre, por edhe potencialin e pashfrytëzuar profesional dhe intelektual të tyre në krijimin e politikave më të mira për ata dhe vendet e tyre të origjinës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur përfaqësues të diasporës nga shumë vende të botës. Takimi është organizuar nga Kuvendi në bashkëpunim me organizatën Germin.

Gjatë adresimit në seancë solemne para përfaqësuesve të diasporës, kryeparlamentari Veseli tha se diaspora ka qenë gjithmonë shtyllë e rezistencës dhe lirisë së Kosovës.

Pasi u uroi mirëseardhjen kryeparlamentari Veseli i njoftoi të pranishmit se kjo ishte “një seancë e veçantë, me të cilën po vendosim një praktikë shumë të dobishme për institucionet e vendit, për qytetarët tanë, e në veçanti për bashkatdhetarët tanë në diasporë. Diaspora ka qenë gjithmonë shtyllë e rezistencës dhe lirisë së Kosovës”.

Që nga Rilindja Kombëtare e deri në ditët e luftës për çlirimin e Kosovës, të gjitha projektet e mëdha të kombit tonë kanë filluar nga diaspora jonë. Pa diasporën, Kosova sot nuk do të ishte këtu ku është, u shpreh ai.

Sot, ajo është shtyllë e ekonomisë dhe shtetit të Kosovës, prandaj shteti i Kosovës ka obligime të mëdha ndaj bashkatdhetarëve tanë, kudo që ata jetojnë e punojnë nëpër botë.

Ne kemi një diasporë që rrallë ndonjë popull në botë e ka. Lidhjet e saj me vendlindjen janë të fuqishme, por sot rrethanat kanë ndryshuar. Nevojat janë të tjera: tjera sfida kemi përpara dhe kjo nënkupton edhe qasje të reja.

Ka ardhur koha që ne të lëvizim përtej të kuptuarit të diasporës thjesht si fuqi e remitencave për familjet tona dhe si kategori e mallit për vendlindjen. Sot, njerëzit tanë në diasporë janë të integruar në trendet më të avancuara të zhvillimit dhe të dijes.

Ata janë investitorë dhe menaxherë kompanish të mëdha. Janë drejtorë bankash e sipërmarrës të suksesshëm. Janë intelektualë, ekspertë e përfaqësues institucionesh shtetërore. Zëri i tyre dëgjohet gjithandej botës, e lista e sukseseve të tyre është e gjatë. Kjo na bënë krenarë.

Diaspora jonë përbën një potencial të madh, nga i cili mund dhe duhet të përfitojë Kosova. Kjo mund të arrihet duke ndërtuar komunikim praktik institucional me njerëzit tanë në diasporë, me idetë e tyre dhe me potencialin e tyre investiv.

Ministria e Diasporës, në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është duke bërë një punë të mirë, por gjithsesi të pamjaftueshme. Është urgjente që potenciali investiv i diasporës të vendoset si prioritet i lartë në strategjitë zhvillimore të Kosovës. Njëkohësisht, në secilin institucion të vendit, duhet ta vendosim parimin e dyerve të hapura për projektet dhe idetë që vijnë nga njerëzit tanë në diasporë. Në radhë të parë, kjo nënkupton politikën – Zero barriera burokratike për diasporën.

Qëllimi ynë final si shtet – është integrimi në strukturat ekonomike, politike dhe ushtarake të botës perëndimore, dhe është përparësi fakti se njerëzit tanë në diasporë jetojnë, veprojnë e krijojnë pikërisht në kushtet e kësaj bote. Janë pjesë integrale e zhvillimit të saj. Sot kemi një rast të shkëlqyeshëm që në Kuvendin e Kosovës të dëgjojmë një pjesë të ideve të tyre, ka thënë kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Në MoMA – Muzeun e Artit Modern të New Yorkut, prej 15 korrik 2018 deri më 13 janar 2019 do të shfaqet ekspozita: Toward a Concrete Utopia: Architecture in Yugoslavia, 1948–1980 (Drejt një Utopie Betoni: Arkitektura në Jugosllavi, 1948 – 1980). Arkitektja kosovare Patrisa Pruthi, studente e dalluar e “The…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Iniciativa qytetare me projektin Parku Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, e cila ka nisur këtë vit edicionin e dytë të aktiviteteve kulturore, me synim edukimin dhe inspirimin e komunitetit përmes shfaqjeve filmike, muzikore dhe arteve tjera, ka të planifikuar një vikend mjaft intensiv programatik. Të përkrahur nga Culture for Change…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Tre studentë nga Kosova kanë arritur të bëhen pjesë e ekspozitës "Beyond Peace 2018 DMZ Art & Design" në Kore të Jugut duke përfaqësuar artin kosovar me punimet e tyre. Fazile Berisha, ka aplikuar me dy posterë të temës ekologjike të titulluar "Hazardous Field" dhe "Hazardous Planet", studenti Bajram Sylejmani,…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi, e cila po bën karrierë në Gjermani, do të bëhet pjesë e një projekti muzikor pak më ndryshe se ato të mëparshmet. Do të ngjitet në skenë me emra të mëdhenj të skenës së muzikës klasike botërore. Bashkë me dirigjentin e njohur amerikan Kent Nagano e…
    Tags: të, në, dhe
Comments