Videos

7 GRUPE VËLLEZËRISH – 7 GRUPE TË FUQISHME

Grupet e muzikës te krishterë  bashkëkohore gjithmonë kanë sjellë risi në tregun muzikor dhe kanë qenë tepër të pëlqyer. Ndër ta ka dhe vëllezër që ndajnë të njëjtin pasion për muzikën dhe kjo i ka shtyrë të formojnë një grup muzikor. Ne ju njohim me shtatë grupe anëtarët e të cilëve janë vëllezër.

Një ndër grupet e preferuara është dhe NEEDTOBREATHE, i cili është i përberë nga vëllezërit Bear dhe Bo Rinehart, dhe në këtë listë këngësh janë përfshirë me këngën hit “Brother”. Nuk mund të mos përmendim  se albumi “Rivers in the Wasteland “ ka qenë më i shituri i vitit 2014.

Në këtë renditje janë përfshirë gjithashtu Switchfoot me vëllezërit Jon dhe Tim Foreman, Big Daddy Weave  me vëllezërit Mike dhe Jay Weaver, for KING & COUNTRY me vëllezërit Joel dhe Luke Smallbone, Citizen Way me anëtaret vëllezër Ben dhe Josh Calhoun, Everfound me vëllezërit Nikita, Ruslan dhe Yan Odnoralov dhe Consumed by Fire me vëllezërit Caleb, Jordan dhe Joshua Ward.

  1. NEEDTOBREATHE

Needtobreathe  është një grup amerikan i  krishterë rroku nga Karolina e Jugut. Grupi është i përbërë nga Bear Rinehart, Bo Rinehart, Seth Bolt dhe Josh Lovelace. Ata kanë publikuar pesë albume gjatë karrierës së tyre.

  1. Switchfoot 

Switchfoot kanë arritur një sukses të tillë që vëllezërit Jon dhe Tim Foreman dhe shoku i tyre në shkollën e mesme Chad Butler nuk mund ta parashikonin kur krijuan grupin në San Diego në vitin 1996. Grupi ka shitur rreth 5.7 milionë kopje albumesh nga nëntë albumet e tyre të realizuara në studio. Ata kanë krijuar disa nga hitet më të bukura të muzikës alternative si dhe kanë performuar në koncerte ku biletat janë shitur krejtësisht.

  1. For KING & COUNTRY

For King & Country, të njohur në fillimet e tyre si Joel & Luke, janë një grup i muzikës pop përbërë nga dy vëllezërit australianë Joel & Luke Smallbone. Grupi që jeton në Nashville, publikuan albumin debutues ‘Crave’ (Kreiv) në vitin 2012. Albumi mori shumë lëvdata dhe u cilësua nga Billboard si një ndër grupet e rinj muzika e të cilëve është për të mos u humbur për vitin 2012.

For King & Country e përshkruajnë kështu filozofinë e tyre: “Fuqia e muzikës mund të ndikojë humorin tonë, emocionet dhe ditën tonë. Por kur kombinon forcën e muzikës me zemrën, shpresën dhe pasionin e Ungjillit, ka fuqinë jo vetëm të ndryshojë ditën e dikujt, por t’i ndikojë ata në përjetësi. Ja pse shkruajmë muzikë dhe këndojmë këngë!”

Joel dhe Luke vijnë nga një familje artistësh, për një kohë të gjatë ata shoqëronin motrën e tyre Rebecca St James në koncerte, ndërsa vëllai i tyre Ben Smallbone është i apasionuar pas filmave dhe është një regjisor me famë. Babai i tyre një menaxher muzikor i ka shtyrë të ecin përpara në muzikë dhe të ndajnë një mesazh ndryshe nga ai i kulturës muzikore sot.

  1. Big Daddy Weave

Big Daddy Weave është një grup amerikan që përbëhet nga Mike Weaver (këngëtari kryesor), Jay Weaver, Jeremy Redmon, Joe Shirkut dhe Brian Beihl. Këngët e tyre të njohura janë: “Every Time I Breathe”, “Audience of One”, “In Christ”, “Fields of Grace”, “Without You”, “Redeemed” dhe “What Life Would Be Like”.

Grupi u formuar gjatë kohës kur djemtë studionin në kolegji. Anëtarët e grupit u mblodhën rreth një tryeze dhe të gjithë ranë dakord për emrin e grupit Big Daddy Weave. Megjithatë, si vëllezër ata gjithashtu pranojnë se kanë mosmarrëveshje dhe nuk janë të rralla. Tensionet në mënyrë të pashmangshme janë të larta gjatë sezoneve të koncerteve.

  1. Citizen Way

Citizen Way, është një grup i muzikës rrok nga Illinois. Grupi përbëhet nga David Blascoe, Ben Calhoun dhe Josh Calhoun. Ben Blascoe u largua nga grupi në vitin 2015. Kënga e tyre e parë është “Should’ve Been Me”. Kënga u lançua në 2012, dhe u rendit si një nder këngët më të mira të krishtera. Grupi ka debutuar edhe shume këngë te tjera si “Nothing Ever”, “How Sweet the Sound” etj.

  1. Consumed by Fire

Consumed by Fire,është një grup muzikor krijues pop / rok që kombinojnë rrënjët e tyre të kishës me një grup eklektik me ndikim të pastër, me një tingull që është në mënyrë unike e tyre. Grupi është i përbërë nga Caleb, Josh dhe Jordan Ward .Grupi është gjithmonë në rritje përsa i përket fansave të tyre. Ata janë të tre vëllezër dhe nga adhurimi në kishë ata vendosen të sillnin këtë grup. Më 25 mars 2016 ata nxorën debutimin e tyre të parë kombëtare, “Giving Over”. Ndërsa albumi i tyre përmban hite ne radio si “Lean On Me” dhe ” He Waits For Me.”

  1. Everfound

Everfound është një grup i krishterë i muzikës rrok nga Kolorado, i përbërë nga tre vëllezër, Ruslan, Nikita, dhe Yan. Ata u prezantuan për herë të parë në vitin 2013. Kënga e tyre “God of the impossible” (Perëndi i së pamundurës) është frymëzuar nga emigrimi i familjes së tyre për në shtetet e bashkuara të Amerikës. Kur familja e tyre jetonte në Bashkimin Sovjetik, radiot e krishtera ishin të paligjshme, sidoqoftë misionarët do të vendosnin transmetuesit dhe stacionet radiofonike përtej kufijve në mënyrë që sinjali të arrinte aty. Pavarësisht se autoritetet u përpoqën të ndalonin përhapjen e Ungjillit, mesazhi u dëgjua nga familja e vëllezërve dhe ata u inkurajuan që të jetonin me guxim për Krishtin. Sot bashkë me vëllezërit ata shkruajmë këngë që dëgjohen qartë në radiot përqark botës, dhe që shërbejnë si një dëshmi e fuqisë së Ungjillit.

Këto këngë të gjitha kanë një qëllim për të lavdëruar Perëndinë dhe lidhjen me mesazhet e këtyre pasazheve të Biblës në lidhje me dashurin vëllazërore.

Hebrenjve 13: 1 Dashuria vëllazërore le të mbetet.

Romakve 12:10 Duani njeri tjetrin me dashuri vëllazërore; në nderim tregoni kujdes njëri me tjetrin.

1 Pjetrit 3:8 Dhe më në fund jini të gjithë të një mendjeje, të dhembshur, plot dashuri vëllazërore, të mëshirshëm dhe dashamirës.

Facebook Comments