Videos

Meredith Andrews – Deeper

Unknown-3_1“Tashmë unë kam kuptuar se kam diçka për të thënë. Unë e kam njohur Perëndinë i cili është besnik në kohë të vështira. Unë e kam njohur të vërtetën e tij. Ai është në anën tonë. Ai është duke punuar në një mënyrë të fuqishme me ne. Ai ka një plan të mrekullueshëm, kështu që lejoni të bëjë atë që Ai dëshiron të bëjë në zemrën tuaj.” – Meredith Andrews


Biografia – Shumë kohë përpara se Meredith Andrews të shfaqej në radio, pasioni i saj për muzikën filloi nga improvizimi i ‘krehërit të flokëve’ si mikrofon. Kohët kalonin, bashkë më të edhe vitet e rinisë, por dashuria e saj e fëmijërisë për muzikën u kthye në një dëshirë të zjarrtë për t’ia përkushtuar adhurimin Krishtit.

Si një fëmijë i vetëm, ajo vendosi të ndjekë shembullin e prindërve të saj, dhe të punonte në një jetimore, për përkujdesjen e fëmijëve jetim. Por gjatë kohës që ajo studionte në universitet, kuptoi që Perëndia kishte plane të tjera për jetën e saj, përfshirë këtu adhurimin si shërbim ndaj dashurisë për Krishtin. Meredith thotë, “Mund t’ju them se prania e Zotit në takimet e kishës ishte aq e ndjeshme. Ishte sikur Zoti të hidhte diçka brenda shpirtit tim e të më thoshte: Kjo është! Kjo është ajo për që unë të thirra të bësh. Me kujtohet që në atë moment mendova, që kjo është gjëja që më bën të ndihem më e gjallë. Ishte gjithashtu ndjenja që më bënte të kuptoja që Zoti kënaqej nga unë, dhe unë ndihesha më pranë tij ndërkohë që bëja diçka për të.”

Në vitin 2008, Meredith realizoi albumin e saj të parë, The ‘Invitation’ , ndjekur dy vjet më pas nga një tjetër album, i titulluar “As long As It Takes”. kompozuar si një album me tematikë adhurimin, me këngë si “ Never Move On”, “Only to be Yours” .

“Not For A Moment”, është një këngë e albumit ‘Worth It All’, realizuar në janar të 2013-ës. Kjo këngë është një kujtesë për të treguar besnikërinë e Zotit edhe në ato momente  kur ndodhemi të përfshirë në errësirë.

Në pranverën e 2014-ës, Meredith bashkëpunoi për projektin “The Bible: SON OF GOD” (Bibla: Biri i Perëndisë) me Francesca Battistelli, Sidewalk Prophetes, Jason Gray dhe të tjerë  për. Gjatë këtij turneu është  promovuar filmi Biri i Perëndisë bashkë me një serial biblik të transmetuar në një rrjet televiziv të njohur amerikan.

Albumi i saj i ri  ‘Depeer’ (Më thellë), përmban këngë jo vetëm frymëzuese. Ato janë këngë të lindura nga tregimet e thella personale të dhimbjes, pikëllimit dhe konfuzionit. Ato ishin këngë që vet Andrew i ndjente të nevojshme për t’u realizuar, kështu që nuk është e çuditshme që edhe audienca e saj kishte nevojë për to.

Andrew tregon se ka qenë e vështirë të përballej me shumë role, si nënë, bashkëshorte dhe muzikante, ajo thotë,  “Gjatë dy viteve të fundit, jemi vendosur në Nashville bashkë me fëmijën tim të tretë. Kur familjes i shtohet një i tretë, është si të  thuash me kaq mbaroi në kuptimin e mirë të fjalës, por përsëri kupton se është e nevojshme të klonosh veten. Në mes të këtyre ndryshimeve, Jakobi dhe unë ishim duke përjetuar vërtet një moment të vështirë , ku stresi, konfuzioni, sulmet nga armiku na ishin mbledhur të gjitha së bashku. Ndërkohë që jetonim në Nashville, ne u mësuam me lëvizjet tona të shpeshta  bashkë me tre fëmijët dhe me shërbesën në kishën e Çikagos. Unë isha duke udhëtuar dhe duke pyetur veten, “Si ia del më të gjitha këto? Si ia dalim të qëndrojmë normal pavarësisht sfidave që duhet të kalojmë?”

Pavarësisht vështirësive, sfidave, dhe sulmeve nga armiku , ajo ishte e bekuar me Perëndinë në jetën e saj. Perëndia tregohej besnik, dhe e ndihmonte në momentet kur ajo kishte nevojë më së shumti.  Ai ishte pranë saj duke i shtrirë dorën e tij.

Tashmë Meredith ndihet e lumtur, dhe kjo jo për shkak se u çlirua nga problemet rreth saj.  Në albumin e titulluar “Deeper” ajo përfshin gjithçka,  që përshkruan më së miri jetën e saj.  Një album i cili i shërbeu për të kuptuar që duhet ta lejonte Zotin të bënte ato që kishte premtuar  për jetën e saj.

Ajo thotë se “Tashmë unë kam kuptuar se kam diçka për të të thënë. Unë e kam njohur Perëndinë i cili është besnik në kohë të vështira. Unë e kam njohur të vërtetën e tij. Ai është në anën tonë. Ai është duke punuar në një mënyrë të fuqishme me ne. Ai ka një plan të mrekullueshëm, kështu që lejoni  të bëjë atë që Ai dëshiron të bëjë në zemrën tuaj.” 

Në përfundim ajo shprehet në lidhje me emocionet që përjeton teksa e gjen veten përpara një publiku, duke thënë  “Edhe pse unë nuk dua të udhëtoj shpesh, duke lënë fëmijët e mi,  është bekim për mua kur shoh buzëqeshje në fytyrat e njerëzve dhe ndiej dashuri për ata, të këndoj dhe t’i ftoj të këndojnë bashkë me mua të vërtetën se kush është Perëndia.  Atë çka bëri për ne nëpërmjet dashurisë së pakushtëzuar.  Kjo më bën mua të ndihem e gjallë. Unë jam gjithmonë e gatshme për të ndarë këngët dhe historitë e mia me njerëz, duke dëgjuar historitë e tyre, dhe duke besuar se Perëndia do t’i përdorë këto këngë për të  falur shpresë në jetën e të gjithsecilit prej nesh.”

 

Facebook Comments