Kulturë

Viktimat e 11 shtatorit nderohen me pllakë memoriale, Haradinaj thotë Kosova e përjetoi rëndë

“Sot 18 vjet më parë edhe Kosova e përjetoi rëndë sulmin mbi institucionet, mbi popullin, mbi miqtë tanë, mbi njerëzit e Amerikës. Kosova kujton çdo vit në këtë datë të rënët, martirët e kësaj dite dhe njëkohësisht bashkëndjen me Amerikën”, kështu tha kryeministri në detyrë, i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi bëri homazhe dhe mori pjesë në zbulimin e obeliskut në oborrin e Qeverisë së Kosovës, kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001, në SHBA, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Haradinaj, duke kujtuar këtë tragjedi ndaj miqve amerikanë, tha se kjo ditë në Kosovë do të kthehet në traditë dhe se në çdo 11 shtator të çdo viti do të nderojnë të rënët në Amerikë, para se të fillojnë punën institucionet e vendit.

“Se pse i konsiderojmë si tanët, sepse Amerika ishte me ne për lirinë tonë dhe është garancë për lirinë në botë e ne çdo herë do të jemi bashkë me Amerikën për të mbrojtur lirinë. Nderime për të rënët”, tha kryeministri Haradinaj, në fjalën e tij para të ftuarve prezentë.

Ndërkaq, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, tha se sot është një ditë e zymtë për amerikanët dhe se në shtëpi e kudo nëpër botë kujtojnë me pikëllim humbjen e gati tre mijë njerëzve të pafajshëm, jeta e të cilëve u shua, akt të cilin ai e quajti sulm ndaj civilizimit.

“Amerika gjithmonë do të kujtojë ndihmën që ka marrë nga e gjithë bota dhe përgjigja e miqve tanë nga Kosova ishte e menjëhershme dhe e sinqertë. Pas sulmit në Kosovë njerëzit mblidheshin që të marshonin dhe mbështesnin Amerikën me ndezjen e qirinjve, dhurimin e gjakut, madje disa qytetarë të Kosovës dolën vullnetarë që t’i bashkohen ushtrisë amerikane që të luftojnë në luftën globale kundër terrorizmit”, shtoi Kosnett duke thënë se kjo mbështetje e përzemërt është një konfirmim i një lidhjeje të thellë në mes të njerëzve të Shteteve të Bashkuara dhe atyre nga Kosova.

Haradinaj, së bashkë më ambasadorin Kosnett, zbuluan pllakën memoriale në nderim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2011 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas zbulimit të pllakës memoriale, Haradinaj, bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh, bashkë me të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Shtatorja e Nënë Terezës, me gjatësi 161 cm, është vendosur ditët e fundit në Kishën e Shën Marisë në Trsat të Rijekës, në Kroaci. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shtetit Shqiptar për Diasporën, Pandeli Majko. Në ceremoninë e përurimit të kësaj shtatoreje, të organizuar nën kujdesin e…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Tre studentë nga Kosova kanë arritur të bëhen pjesë e ekspozitës "Beyond Peace 2018 DMZ Art & Design" në Kore të Jugut duke përfaqësuar artin kosovar me punimet e tyre. Fazile Berisha, ka aplikuar me dy posterë të temës ekologjike të titulluar "Hazardous Field" dhe "Hazardous Planet", studenti Bajram Sylejmani,…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Iniciativa qytetare me projektin Parku Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, e cila ka nisur këtë vit edicionin e dytë të aktiviteteve kulturore, me synim edukimin dhe inspirimin e komunitetit përmes shfaqjeve filmike, muzikore dhe arteve tjera, ka të planifikuar një vikend mjaft intensiv programatik. Të përkrahur nga Culture for Change…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se kuratori i 16-të i Bienalit të fotografisë “Gjon Milit” është João Ribas. João Ribas është shkrimtar dhe kurator bazuar në Porto. Ai më parë ishte drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore Serralves, Porto, ku gjithashtu mbajti postin e zëvendësdrejtorit dhe kuratorit të lartë…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
Comments