Kulturë

Violinisti në dialog kulmor me Orkestrën që dëshmoi nivel e guxim

Kur anëtarët e orkestrës kanë zënë vendet e tyre në sallë, entuziazmi i të pranishmëve është ndierë fort. Shumë prej atyre që donin të përcillini nga afër koncertin nuk kanë pasur karrige të lira. Kanë bërë hall në korridoret e katit të epërm duke ndjekur interpretimin nga një tjetër perspektivë, në Atelienë përballë Sallës së Kuqe në Pallatin e Rinisë.

Entuziazmi ka marrë hov edhe më sapo dirigjenti amerikan Gregory Charette ka dhënë shenjë për t’ia nisur interpretimit. Ritmike dhe e ngjashme me muzikë marshi, vepra “Uverturë shqiptare” e Hajrullah Sylës që është luajtur për herë të parë, ka hapur mbrëmjen koncertale në kuadër të edicionit të 19-të të festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale “Kosova KamerFest”. E vlerësuar si fillim i mbarë i krijimtarisë për kompozitorin e ri, ajo ishte intro e koncertit të së martës mbrëma. Më pas ishte radha e një prej veprave më me nam të krijimtarisë së kompozitorit gjerman Max Bruch. “Koncerti për violinë dhe orkestër nr.1 në g-mol” – i cili sipas kritikës së bashku me “Scottish Fantasy” përbën nivelin më të lartë të krijimtarisë së kompozitorit – ka marrë me vete publikun në udhëtimin muzikor të ndarë në tri kohë.

Instrumentisti virtuoz, Rudens Turku, është prezantuar para publikut, fiks ashtu siç edhe pritej. Me një elegancë të lartë të lojës, ai ia ka shtuar edhe më peshën veprës dhe krejt koncertit

Pas kësaj vepre, ishte radha e suitës simfonike “Sheherzadja” të kompozitorit rus, Nikolai Rimsky-Korsakov. Midis muzikës tradicionale ruse dhe asaj orientalistike, vepra e bazuar në “Një mijë e një net” apo siç njihet ndryshe edhe si “Netët arabe” e ka futur shpejt publikun në lojë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 90
    “Ndoshta shqiptarët në mesjetën e hershme mund të kenë humbur shumë tokë te serbët, ato nuk ishin aspak një popull që po shuhej. Që nga fundi i shekullit të 13 ata nisën një sulm drejt veriut në Selanik, Epir dhe Greqi, që nga fundi i shekullit të 17 një sulm…
    Tags: të, në, një
  • 89
    E veshur me fustan të kuq, sopranoja shqiptare me famë botërore është ngjitur në skenën e “Tatro Real de Madrid” bashkë me maestron Placido Domingo, në një version koncertal të operës “Thais”. Të shoqëruar me orkestër dhe kor, duke u bërë kështu 160 artistë në skenë, kjo dyshe ka mahnitur…
    Tags: të, në, më, një
  • 86
    Ne vazhdimisht në ditët e sotme shpërqendrohemi dhe  nxitojmë të bëjmë gjëra të tjera ndërsa hamë. Kërkimet kanë treguar se problemet me shëndetin, dhembja dhe ankthi, e madje edhe depresioni  mund të vijnë për shkak se ne nuk i bëjmë më gjërat gjatë ditës duke u dhënë rëndësinë e duhur.…
    Tags: të, në
  • 86
    Politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike, po shihet si një prej faktorëve që po i çon këto ndërmarrje drejt procesit të falimentimit. Përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë realizuar hulumtime për emërimet në këto pozita, thonë se një dukuri e tillë i ka përcjellë të gjitha qeveritë e deritashme…
    Tags: të, në
  • 86
    Ajo ka lindur në Pejë dhe me punët e saj të fundit artistike mendjen e ka pasur në një tjetër pjesë të botës. Peja pati luftë e terror, sikur Kosova në tërësi, para disa dekadash, ndërsa Siria ka një luftë që ka nisur qëmoti e po vazhdon edhe sot. Me…
    Tags: në, të, një, ka
Comments