Zbuloni qëllimin e Perëndisë për jetën tuaj.
Ndërsa jam e bindur se secili prej nesh ka ardhur këtu në tokë për një arsye – dhe se secili prej nesh është krijuar për një qëllim, sa herë që flas për këtë temë, në mënyrë të pashmangshme lind pyetja: “Po njerëzit me aftësi të kufizuara? Si mund ta arrijnë qëllimin e tyre? A gaboi Zoti kur i krijoi ata?”
Më lejoni t’ju tregoj për djalin e John dhe Christine Haggai, Xhoni, i cili lindi me paralizë cerebrale të rëndë. Ai nuk mund të fliste, të ecte apo të ushqehej dhe kërkonte kujdes 24 orë në ditë. Dhe jetoi për 24 vite.
Ishte neglizhenca e një mjeku të dehur që bëri që Xhoni të lindte me këto kufizime akute. Por prindërit zgjodhën ta pranonin lindjen e tij në familjen e tyre si dhuratë e Perëndisë për ta. Dhe sakrifikuan për t’u kujdesur për të. Megjithatë të dy prindërit shprehen se ai ishte një bekim i jashtëzakonshëm në jetën e tyre.
“Krisi dhe unë jemi plotësisht të bindur,” thotë Dr. Haggai, “se Xhoni erdhi tek ne me vullnetin sovran dhe të dashur të Perëndisë. Xhoni jetoi një jetë domethënëse. Domethënëse jo vetëm për shkak të vlerës që çdo njeri ka, por… [Xhoni] kishte një rol për të përmbushur, një destinacion për të arritur.”
Perëndia përdori zemrën e dashur dhe sensin e humorit të Xhonit për të prekur jetën e shumë njerëzve dhe për të thelluar besimin dhe varësinë e prindërve të tij nga Perëndia.
Çfarë kontrasti me qëndrimin që kanë shumica e njerëzve ndaj personave me aftësi të kufizuara. Kultura jonë e vlerëson shumë përsosmërinë. Megjithatë, Bibla na tregon qartë se ka një qëllim për secilin prej nesh që jemi në këtë tokë—qoftë i plotë apo me aftësi të kufizuara. Mbahuni fort pas premtimit të Perëndisë në Psalmin 138 që thotë: ” Zoti do të kryejë veprën e tij tek unë; ” (Psalmi 138:8).
Related Posts
- 100
- 98Perëndia është me ne. Kjo është e vërteta e parë dhe më e mrekullueshme e Krishtlindjes. PERËNDIA ËSHTË ME NE. Bibla thotë, “Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (Gjoni 1:14). Ne nuk kemi bërë asgjë për të arritur tek Perëndia por në Krishtin, Perëndia vjen tek ne.…
- 98
- 98Vetmia është kthyer në një shqetësim të krahasueshëm me pirjen e duhanit dhe obezitetin. Apeli vjen nga ekspertët e shëndetësisë në SHBA. Dr. Vivek Murthy, një prej kirurgëve të Përgjithshëm amerikan pranon se vetmia tani është një kërcënim për shëndetin publik aq e rëndë sa barazohet me pirjen e duhanit dhe obezitetin. “Kjo është…
- 97Luftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin. (2 Timoteut 4:7) “Jetoni-Dashuroni-Shijoni!”- lexon një reklamë për një agjenci funeralesh, me shënimin poshtë saj: “Ne do të presim.” Kur e pashë, mesazhi më bëri të mendohem. Mendova me vete: “A nuk është kjo ajo që përpiqen të bëjnë njerëzit?…