Mesazh

Zemra e Zotit – A kemi një marrëdhënie me Të?

Çfarë kanë të përbashkët fetë në të gjithë botën?   Të gjitha fetë tentojnë të ndjekin dhe të kënaqin perënditë e tyre, perëndi që e kanë distancuar veten e tyre prej njerëzimit. Kjo është  një diferencë thelbësore mes tyre dhe besimit të Krishterë.  Krishtërimi është i vetmi besim  në të cilin Zoti vjen tek njerëzit. Ai na ndjek dhe na kërkon; jemi ne ata që kemi humbur-jo Zoti. Ne mund të gëzojmë jo vetëm sepse Zoti na kërkon, por gjithashtu sepse ne mund ta njohim personalisht krijuesin tonë, e të kemi një marrëdhënie të plotë që rritet vazhdimisht. Ne mund të flasim me Të siç do të bënim me një mik të ngushtë. Ne mund të njohim zemrën e vërtetë të Zotit tonë. Në thelb, Krishtërimi nuk është një fe, por është një marrëdhënie.

Tek ungjijtë ne e shohim Jezusin që e  transmetoi këtë mesazh vazhdimisht.  Te Luka, në fillim të kapitullit 15, ne shohim liderë fetarë që murmurijnë kundër Jezusit: “Ky i pranon mëkatarët dhe ha bashkë me ta“ (v.2). Farisenjtë, këdo që pranonte se kishte nevojë për faljen e Zotit e konsideronin si injorant dhe të dobët. Edhe pse ata kishin studiuar Shkrimet, ata ishin shumë larg nga  të njohurit dhe të kuptuarit zemrën e Perëndisë.

Lutje: Atë, të falenderoj Ty që me ndoqe pas edhe kur unë isha i humbur në mëkat.  Faleminderit që je një Zot i afërt dhe i dashur. Unë lutem në emër të Jezusit. Amen.

Si mendoni? Në qoftë se një njeri ka njëqind dele dhe njera prej tyre humb rrugën, a nuk do t’i lërë ai të nëntëdhjetë e nëntat mbi male për të kërkuar atë që humbi rrugën? (Mateu 18:12)

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Vendi i vogël i Ballkanit padrejtësisht nënvlerësohet. Ai ka natyrë grandioze, njerëz mikpritës dhe kulturë mahnitëse. [Ky shkrim u botua në numrin më të ri të revistës zvicerane «Weltwoche»]. Së fundi, në një ndejë, ia nisa muhabetit me një të panjohur. Kur i tregova se kam qenë për pushime në…
    Tags: të, në, dhe, një
  • 94
    Aleanca Franceze ka vendosur që gjatë muajit gusht, i cili njihet si muaj më i qetë i verës sa u përket aktiviteteve kulturore në Prishtinë, të sjellë filma të regjisorëve frankofonë. Katërmbëdhjetë filma do të shfaqen në kryeqytet nga 13 deri më 29 gusht dhe temat e tyre do të…
    Tags: të, në, dhe, që, një
  • 93
    Pastor Femi Cakolli Kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës Në judaizëm Pashka nënkupton  kalimin. Fjala hebreje pashcah dmth. kalim, kursim. Me të kalue ty! Me të kursye ty! Me kalue prej skllavërisë në liri; prej territ në dritë; prej fiseve në një komb; me e kalua vetveten, shkretëtirën dhe…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 91
    Krishtlindja është si një festë e shenjtë fetare dhe një fenomen global kulturor dhe komercial. Për dy mijëvjeçarë, njerëzit në mbarë botën e kanë vëzhguar atë me tradita dhe praktika të cilat janë të natyrës fetare dhe sekulare. Të krishterët festojnë Ditën e Krishtlindjeve si përvjetorin e lindjes së Jezusit…
    Tags: të, në, dhe, një
  • 91
    Që nga 17 shkurti i këtij viti kur edhe Kosova shënoi ditëlindjen e saj të dhjetë, Muzeun e Kosovës e kanë vizituar mbi 7 mijë vizitorë, ku një numër i konsiderueshëm prej tyre janë turistë të huaj. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj në…
    Tags: të, në, dhe, që
Comments