LAJMET E FUNDIT

Zëvendës-kancelari austriak propozon “të drejtën për vetëvendosje” për Veriun e Kosovës

Heinz-Christian Strache, zëvendës-kancelar i Austrisë, ka thënë se veriu i Kosovës duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes.

Ndërsa, sipas tij, presioni ndaj Serbisë, vend që është garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon, për të njohur Kosovën, është rrugë e gabuar.

“Mendoj se njohja e Kosovës është çështje vetëm e Serbisë. T’i bësh presion vendit për këtë do të ishte rrugë e gabuar”, ka thënë Strache për të përditshmen serbe “Politika”, transmeton Koha.net, para shkuarjes në Beograd i cili të hënën do të takohet me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

Ai ka thënë se partia e tij, Partia e Lirisë (FPO), ka kritikuar ashpër njohjen e Kosovës nga Austria, por tha se ky është fakt që nuk mund të ndryshojë.

Sipas fjalëve të tij, veriu i Kosovës duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes ose të ketë autonomi.

“Por, fatkeqësisht, për këtë duhen bisedime të gjata e të komplikuara”, tha ai, transmeton Koha.net.

Ai po ashtu tha se shpreson që të arrihet kompromis në kuadër të dialogut në Bruksel.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 83
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar nëpërmjet një komunikate për media në lidhje me grevën në arsim. Sipas KMDLNJ-së, për këtë grevë SBASHK-u e gjen arsyetimin për shkak të mosplotësimit të 6 pikave të marrëveshjes së nënshkruar në muajin prill të vitit 2017 mes…
    Tags: të
  • 79
    Nuk ka mbetur shumë kohë në dispozicion të liderëve të vendit që t’i vënë fundin çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave. Para se projektligji të mbërrijë në Kuvend, e që pritet të bëhet javën e ardhshme, partneri i koalicionit qeverisëse, PDK-ja, ka…
    Tags: të, për, se
  • 78
    Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, ka thënë se takimi mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atij të Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të jetë mundësi që të arrihet shansi për një zgjidhje të shpejtë e cila do t’i mundësonte qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave.…
    Tags: të, për
  • 77
    Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, shpalosën sfidat e të bërit biznes në Kosovë, duke theksuar disa nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen bizneset. Kryetari i OAK-ut, Skender Krasniqi, ka përmendur sfidat e të bërit biznes, duke adresuar…
    Tags: të, për
  • 75
    Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka reaguar ndaj deklaratave të liderëve kosovarë, të cilët kanë thënë se iniciative e tyre për Gjykatën Speciale do të dëmtojë marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në. Javë më parë krerët kosovarë kishin filluar një iniciativë për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, iniciativë kjo që…
    Tags: të
Comments