Inkurajime

Zoti e bekon bindjen tonë!

Për shkak se Perëndia na do dhe dëshiron më të mirën për ne, mund t’i besojmë Atij me gjithë zemër.

1 Samuelit 15:10-23

Në ditët e sotme, kur hasim fjalën sakrificë, ndoshta mendojmë të heqim dorë nga koha ose burimet tona – të mos vrasim ndonjë kafshë në altar, apo të shikojmë gjakun e saj të derdhet dhe të nuhasim mishin e saj të djegur. Por në Dhiatën e Vjetër, kjo është ajo që Perëndia kërkoi për shlyerjen e izraelitëve. Sakrifica siguronte një mënyrë për të pastruar njollën shpirtërore të mëkatit dhe për të rivendosur një marrëdhënie të drejtë me Perëndinë.

Ju do të mendonit se sakrifica e olokausteve do t’i kishte bërë njerëzit të hezitonin përpara se të mëkatonin, dhe në vend të saj do zgjidhnin të bindeshin. Por njerëzit gjithmonë kanë luftuar me tundimin. Vetëm shikoni Adamin dhe Evën tek Zanafilla 3:1-24. Perëndia krijoi një botë të përsosur, pa mëkat. E megjithatë Ai e dinte se ne do të bënim gabime, kështu që Ai siguroi një mënyrë që të drejtësoheshim  me Të – nëpërmjet dhuratës së sakrificës së Birit të Tij. Natyrisht, Ati ynë do të preferonte që ne të mos mëkatonim, por gjithsesi Ai gjithmonë na fal kur shkojmë para Tij me një “zemër të thyer dhe të penduar” (Psalmi 51:17). Ai na do dhe dëshiron më të mirën për ne – përfshirë dhe të qënurit të shëndetshëm shpirtërisht, të lirë dhe plot gëzim.

Jezusi u tha dishepujve: “Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia” (Gjoni 14:15). Le ta duam dhe t’i besojmë Perëndisë aq sa t’i bindemi, duke e mbajtur zemrën dhe ndërgjegjen tonë të pastër dhe të forcojmë lidhjen tonë me Të.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Si të përballesh më një të ardhme dekurajuese?Populli u gëzua nga ofertat e tyre vullnetare, sepse i kishin bërë këto oferta Zotit me gjithë zemër; edhe mbreti David u gëzua shumë.– 1 e Kronikave 29 : 9 Në ditët e sotme nuk është e lehtë të jesh i ri. Të varesh plotësisht tek rroga jote, të stresohesh nga…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 100
    Ftesa që nuk do doje ta humbisje!Atëherë Zoti i tha shërbëtorit: “Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime. Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time”.- Luka 14: 23-24 Keni bërë ndonjë festë në të cilën nuk…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 100
    Bekimet e durimit!Kur arrijmë në destinacion, kuptojmë se bekimi më i madh ishte udhëtimi. Galatasve 6:9 Lev Tolstoit iu deshën gjashtë vjet (dhe të paktën shtatë drafte) për të shkruar librin “Lufta dhe Paqja”, por romani i tij tani konsiderohet si një nga kryeveprat më të mëdha letrare të të gjitha kohërave.…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 100
    Kur nuk biem dakord…Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve.Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.– Romakëve 12 : 17-18 Kurrë nuk do të gjeni një person i cili mund të shprehë mendimin e…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 100
    Të doni pa u lodhur!Që u jep të drejtë të shtypurve dhe ushqim të uriturve…ndihmon jetimin dhe gruan e ve. – Psalmeve 146:7-9 Perëndia flet në Bibël për përgjegjësinë tonë ndaj të shtypurve, të uriturve, të vejave, jetimit dhe të huajit. Ai përmend ata që janë të vetmuar, të neglizhuar, të harruar dhe të zhvlerësuar.…
    Tags: të, dhe, inkurajime
Comments