Mesazh

Zoti është streha dhe forca ime

Rrjetet sociale janë mbushur me postime të shumta #ripchesterbennington , ku fansat të trishtuar nga vetëvrasja e vokalistit të linkin park kanë shprehur dhimbjen dhe hutimin e tyre në këtë situatë.

John Cooper, lideri i grupit Skillet, ka ndarë këtë mesazh:
“Zakonisht nuk flas për gjëra të tilla, por ndjej se duhet ta bëj. Si çdo person tjetër jam i shokuar dhe i thyer nga vetëvrasja e Chester Bennington. Unë nuk e kam njohur, dhe nuk e kam takuar ndonjëherë. Por muzika e tij më ka frymëzuar shumë. Albumi i parë i linkin park “hybrid theory ” ka mbetur një ndër 10 albumet më të mirë të të gjitha kohërave për mua. Dhe një ndër 5 më të mirët e muzikës rrok. E dua linkin park dhe zërin e Chester që tashmë është shkatërruar dhe vjedhur. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta ëmbëlsuar këtë. Nuk kam asgjë për të thënë që mund të ndihmojë. Majkëll Xhekson, Prince, Chris Cornell, dhe tani Chester… Kjo është thjesht tragjike. Nuk dua të predikoj, as të gjykoj. Nuk dua të flas sikur kam kuptuar gjithçka.

Por nga respekti dhe dashuria që kam për fansat, dua të them, thjesht shikoni se çfarë shkakton vetëvrasja tek të dashurit tuaj. Ndikon jetët e atyre që ju lini pas. Për ju që keni mendime vetëvrasëse flisni me dikë. Të gjithë ndihemi në errësirë ndonjëherë. Disa pak më shumë se të tjerët. Të gjithë kemi nevojë për shpresë. Të gjithë kemi nevojë për shërim. Të gjithë jemi njësoj.

“Zoti është streha dhe forca ime. Ai është gjithnjë gati të më ndihmojë në kohë trazirash.” (Psalmi46:1)”

Facebook Comments

Share This:

Comments