Inkurajime

“Zoti ka një rol në të ardhmen e Izraelit, si për vendin ashtu edhe popullin”

Në leximin e Torës së kësaj jave, do të njihemi me një profet johebre të quajtur Balaam. Ky njeri me të vërtetë dëgjoi nga Perëndia, por fatkeqësisht në Dhiatën e Re mësojmë se ai nuk ishte besnik (Lexoni 2 Pjetrit 2:15, Juda vargu 11 dhe Zbulesa 2:14). Ky është njeriu që profetizoi se shenja e lindjes së Mesisë do të ishte një yll dhe shumë gjëra të tjera në lidhje me madhështinë e Jeshuas. Ka shumë besimtarë që i pranojnë këto gjëra, ashtu siç janë. Këta besimtarë nuk shohin ndonjë nevojë të përpiqen të gjejnë kuptimin e thjeshtë të tekstit dhe as nuk duan t’i alegorizojnë ato që të mos e ndryshojnë interpretimin e thjeshtë. Konfuzioni im rrjedh nga fakti se të njëjtët besimtarë injorojnë atë që thuhet për Izraelin në të njëjtin pasazh.

Në kapitullin 24 të Numrave, ekziston një pasazh profetik në lidhje me Mesian dhe Izraelin (Shihni vargjet 3-25). Në vargun 7 thuihet se Mbretëria e Tij (Izraeli) do të ngrihet lart. Është e rëndësishme që dikush t’i kushtojë vëmendje kontekstit. Ka nga ata që përpiqen të thonë se këto vargje flasin për Yeshuan, dhe jo për Izraelin. Ky është një gabim. Në vargun 8, lexuesit i thuhet se është Zoti Ai që e nxori atë (Izraelin, d.m.th. popullin hebre) nga Egjipti. Thuhet gjithashtu se ai do të konsumojë kombet që e shtypin. “Ai” në këtë pasazh është Izraeli dhe jo Perëndia apo Mesia. Edhe Balaku, mbreti i Moabit, i cili kishte thirrur Baalamin për të mallkuar Izraelin, e kuptoi se ishin armiqtë e tij (Izraelit) të cilëve u drejtohej Baalami. Ju lutemi vini re përdorimin e shumësit në “armiqtë” për t’iu referuar Izraelit dhe jo Perëndisë .

Baalami mori gjithashtu të njëjtën të vërtetë në lidhje me Izraelin që mori Abrahami, domethënë:

“Ata që të bekojnë (Izraelin) janë të bekuar dhe ata që të mallkojnë janë të mallkuar.”

Numrat 24:9

Këto profeci jo vetëm që duhet ta afrojnë njeriun me Mesian Yeshua, por gjithashtu duhet ta bëjnë një besimtar të kuptojë se Zoti ka një rol në të ardhmen e Izraelit, si për vendin ashtu edhe për njerëzit. Një nga shqetësimet tona kryesore duhet të jetë gjendja shpirtërore dhe fizike e popullit hebre. Siç thotë shkrimtari i Letrës drejtuar Hebrenjve, “sepse Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën dhe mundimin tuaj të dashurisë. …”- Hebrenjve 6:10

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Nga persekutues në ndjekës!Veprat e Apostujve, kapitulli 22, vargu 4. Pali po bën një mbrojtje të jetës së tij dhe të kthimit të tij në besim, para një grupi njerëzish. Ai thotë në vargun 4: “unë kam përndjekur…” po flet për të krishterët… “unë kam përndjekur këtë Udhë deri në vdekje, duke lidhur…
    Tags: të, në, që, dhe, se, për, inkurajime
  • 97
    Çfarë lidhje ka zemra me dhënien?Shërbesa quhet Xhaketa për Jezusin dhe është shumë praktike. Çdo të dielë në mbrëmje pastori Erik Denton bashkë me  një ekip njerëzish, ecin për më shumë se 80 km nga Riverside, Kaliforni për në rrugët e Los Anxhelosit për të ushqyer të pastrehët me  një vakt ushqimi të ngrohtë  dhe…
    Tags: të, një, për, që, se, në, dhe, inkurajime
  • 96
    Përballë një dileme!Veprat e Apostujve kapitulli 26, vargjet 28 dhe 29. Pali po dëshmon para mbretit Agripa dhe Agripa i thotë Palit: “Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë?” Dhe Pali tha, vargu 29: “Dhëntë Perëndia që në pak ose në shumë kohë jo vetëm ti, por edhe…
    Tags: të, në, që, dhe, për, inkurajime
  • 96
    Të ndihmosh duke inkurajuar të tjerët!Dhe vëllezërit e atjeshëm, kur dëgjuan për ne, na dolën para deri te Fori Apian dhe te Tri Tavernat; dhe Pali, kur i pa, e falėnderoi Perėndinė dhe mori zemėr. Veprat 28:15 Bishopi Anglikan Arthur John Dain ka shkruar “Ne po jetojmë në një kohë, ku njerëzit e Perëndisë kanë…
    Tags: të, që, në, për, një, inkurajime
  • 96
    Pa ndalim.Veprat e Apostujve, kapitulli 28, vargjet 30 dhe 31. Kështu përfundon Libri i Veprave të Apostujve. “Dhe Pali ndenji plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira dhe priste të gjithë ata që vinin tek ai, duke predikuar mbretërinë e Perëndisë dhe duke mësuar gjërat e Zotit Jezu…
    Tags: të, në, dhe, për, që, inkurajime
Comments