Uncategorised

Zoti shikon çdo pikë loti.

“Sepse Qengji, që është në mes të fronit, do t’i kullosë dhe do t’i çojë te burimet e gjalla të ujërave; dhe Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre.” Zbulesa 7: 17

Një e re mbuloi kokën me jastëk pas një mbrëmjeje abuzimi; lotët e nxehtë dhe të heshtur ranë mbi  këllëfin e jastëkut të saj. Fqinji i saj i moshuar kishte qenë në spital  atë ditë për të vizituar gruan e tij. Po ajo nuk e kishte njohur dhe lotët rridhnin ndërsa shikonte televizorin. Më pas, pak para mesnatës, një telefonatë zgjon mamin dhe babin që jetojnë në fund të rrugës. Një aksident kishte ndodhur dhe i riu i tyre nuk do të kthehet më në shtëpi; lot dhe dhimbje.

A i sheh Perëndia lotët tanë? Po, thotë Bibla. Një burrë me emrin David shkroi për Perëndinë në Psalmin 56  “Ti i ke numëruar hapat e bredhjes sime; vendosi lotët e mia në calikun tënd; a nuk i ke regjistruar në librin tënd?” (Psalmi 56:8).

Zoti është i vetëdijshëm për çdo lëndim, çdo humbje që keni pasur ndonjëherë. Ai nuk është zemërgur. Në fakt, Ai erdhi vetë në tokë dhe përjetoi gjithë dhimbjen me të cilën përballemi, për të na shpëtuar. Jezusi qau edhe pse e dinte se fundi i historisë do të ishte më i mirë (Gjoni 11). Bibla thotë: “Jezusi bëri lutje dhe përgjërime me klithma të larta dhe me lot” (Hebrenjve 5:7).

Zbulesa 21:4 premton: “Dhe Perëndia do të thaijë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan.”. Nuk qan vetëm. Keni një Atë qiellor që do t’ju mbajë në krahët e Tij deri në ditën që t’ju thajë lotët përgjithmonë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
      Perëndia është me ne. Kjo është e vërteta e parë dhe më e mrekullueshme e Krishtlindjes. PERËNDIA ËSHTË ME NE. Bibla thotë, “Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (Gjoni 1:14).  Ne nuk kemi bërë asgjë për të arritur tek Perëndia por në Krishtin, Perëndia vjen tek ne.…
    Tags: të, dhe, në, për, uncategorised
  • 95
    Shitësit e UngjillitNe në fakt nuk falsifikojmë fjalën e Perëndisë, si shumë të tjerë, por flasim me sinqeritet si nga ana e Perëndisë, përpara Perëndisë në Krishtin. 2 e Korintasve 2:17 Duke qenë se dëshiroja të kurseja para, vendosa që të blija lente për aparatin tim në tregun e madh.  Kur shkova…
    Tags: të, një, që, në, dhe, për, uncategorised
  • 94
    I prekur nga lavdia e TijDhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre e ata i zuri një frikë e madhe ( Luka 2:9) Një misionar amerikan shkeli padashur në një zonë  ku nuk lejohej kalimi në Burma, u arrestua dhe u mor në pyetje. Ai u akuzua…
    Tags: të, në, dhe, një, që, uncategorised
  • 94
    Zbuloni qëllimin e Perëndisë për jetën tuaj.Ndërsa jam e bindur se secili prej nesh ka ardhur këtu në tokë për një arsye – dhe se secili prej nesh është krijuar për një qëllim, sa herë që flas për këtë temë, në mënyrë të pashmangshme lind pyetja: “Po njerëzit me aftësi të kufizuara? Si mund ta arrijnë…
    Tags: të, për, dhe, një, që, në, uncategorised
  • 93
    Kush e ka pushtetin të marrë një jetë?Nuk do të vrasësh.- Eksodi 20:13 A keni dëgjuar për Dhjetë Urdhërimet në Bibël? Njëri prej tyre shpesh përkthehet “nuk do të vrasësh”. Fjala origjinale hebraike në këtë urdhërim është ratzah, e cila është veçanërisht “vrasje”. Në anglisht, vrasja përkufizohet si vrasja e paligjshme e një personi, si rezultat i një…
    Tags: të, në, dhe, një, nuk, që, për, uncategorised
Comments