LAJMET E FUNDIT

Zvicra jep 32 milionë euro donacion për trajtimin e ujërave në Kosovë

Shteti i Zvicrës aprovuar pakon e radhës me vlerë rreth 32 milionë euro në formë të donacionit për Kosovën e që do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së kosovarëve siç është sektori i ujërave dhe trajtimin e ujërave të përdorur.

Kështu ka thënë Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, gjatë një takimi të zhvilluar me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ku u diskutua për progresin e projekteve në trajtimin e ujërave të zeza si dhe problemet me menaxhimin e ndërmarrjeve publike.

Jean –Hubert Lebet, ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për projektet, të cilat do të lehtësojnë jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke shtuar se Zvicra do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik.

“Shteti zviceran do të vazhdojë bashkëpunimin dhe mbështetjen për institucionet dhe qytetarët e Kosovës. Ne sapo kemi aprovuar pakon e radhës me vlerë rreth 32 milionë euro në formë të donacionit për Kosovë e që do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së kosovarëve siç është sektori i ujërave dhe trajtimin e ujërave të përdorur”, ka thënë ambasadori Lebet.

Siç bën të ditur MZHE përmes një komunikate për media, Lluka, nga ana e tij, e ka njoftuar Ambasadorin zviceran me projektet dhe prioritetet e ministrisë që ai drejton, duke e falënderuar atë për mbështetjen që shteti zviceran i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në këto vite, sidomos në investimet që ky shtet ka bërë në sektorin e ujerave.

Ministri u shpreh optimist se investitorët zviceranë do ta shohin Kosovën si vend me interes për të investuar.

“Sektori i furnizimit me ujë dhe trajtimi i ujërave të përdorura është ndër komponentët kryesorë të bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Por, përveç ndihmës të drejtpërdrejt, ne kemi nevojë që investitorë zviceranë të vijnë më shumë dhe të investojnë në fusha të ndryshme. Sektorët e energjisë, minierave dhe teknologjisë informative duhet të jenë atraktivë për investitorët zviceranë dhe ne presim që një gjë e tillë të ndodhë sa më parë”, tha ndër të tjera Lluka.

Facebook Comments

Share This:

Comments