10 mënyra se si të organizohesh në mënyrë efektive
Pastaj u tha atyre: “Kini kujdes dhe ruhuni nga kopracia, sepse jeta e njeriut nuk qëndron në mbushullinë e gjërave që zotëron“.
A ndihesh sikur je i shpërndarë në shumë drejtime: duke u përpjekur që të jesh një grua, një nënë, një drejtuese automjeti, duke u përpjekur që të mbash një punë, të bësh pazarin, të pastrosh shtëpinë dhe të gatuash; e midis pelenave dhe enëve që duhet të lash, të duhet edhe të gjesh kohë për veten tënde? Kam lajme për ty. Ndërkohë që mund të thuash, “ Po, kjo jo jam unë!” apo nëse je një burrë-duke u përpjekur që të bësh të gjitha gjërat për të gjithë njerëzit- nuk mund bësh të gjitha gjërat njëkohësisht. Pavarësisht nëse je beqar apo i martuar, të duhet të vendosësh. 10 mënyrat që vijojnë të ndihmojnë për të organizuar aktivitetet e tua. Pastaj, më vonë, shko tek faqja jonë e internetit, printoji dhe vendosi ato tek pasqyra jote apo tek frigoriferi.
1-Bëje më të thjeshtë– Prano realitetin që nuk mund të bësh gjithçka, nuk mund të jesh aty për të gjithë njerëzit, apo të kesh çdo gjë. Autori Carl Honore ( Karl Honor) në librin e tij Duke Përlëvduar Ngadalësinë, ka thënë “ realizo një kombinim midis asaj që do të bëj të lumtur, që nuk do të pushojë nga puna, e që do të bëjë që të krijosh kujtime të shtrenjta.” Jeta bëhet më e komplikuar vit pas viti. Ajo gjithmonë e më shumë po merr një ritëm më të shpejtë, janë shumë gjëra për t’u bërë e nuk ka mjaftueshëm hapësirë dhe para- e Zoti e di- nuk ka mjaftueshëm kohë. Ndaj, thjeshto sa më shumë të jetë e mundur jetën tënde.
2-Jeto besimin tënd – Lexo tek Mateu 5-7. Mbaj mend, se gjithçka ka të bëjë me Zotin, e jo me ty. Jezusi tha se ne duhet të kërkojmë më së pari mbretërinë e Tij, e , t’i besojmë Atij për “të gjitha këto gjëra.” Nëse beson se Zoti është në kontroll, atëherë vepro sipas besimit tënd. Shqetësimi nuk është një pjesë e atyre që në vërtetë po besojnë Zotin.
3-Vendos prioritete – Nuk mund t’i mbash të gjithë të lumtur, kështu që më mirë të vendosësh se kush marrëdhënie është parësore për ty. Pyeti fëmijët e tu, si mendojnë ata, çfarë është më e rëndësishme në jetën tënde. Mund të habitesh. Filloje ditën me Zotin. Lexo dhe praktiko Fjalën. Merr një fletore dhe shëno për çfarë je lutur, impresionet e tua dhe detyrat e tua më të rëndësishme të ditës.
4-Largo të gjitha gjërat e tepërta– Kjo përfshin agjendën tënde, garazhin, mendimet e tua dhe dollapin tënd. Kur je në dyshim për diçka më mirë hidhe. Mund t’ia japësh gjëra të tilla organizatave humanitare apo strehëve lokale. Ndonjëherë të duhet që të pastrosh shtëpinë nga gjërat që të lodhin. Të bësh një shëtitje të gjatë jashtë ambienteve të brendshme të ndihmon.
Të fikësh telefonin dhe të dëgjosh ndjesitë e tua, gjithashtu të ndihmon. Mos u shqetëso që të merresh me meditimin, por mëso të lutesh dhe t’i kërkosh Zotit që të të ndihmojë të kuptosh se çfarë qëllimi ka jeta jote. Largo gjithçka që nuk është e rëndësishme.
5-Hidh poshtë të gjithë qetësuesit e dhembjeve të lehta-është shumë më mirë që të bëni ushtrime, të kaloni kohë reflektimi, e të ushqeheni me një dietë të balancuar. Mos u jepni pas produkteve të fabrikuara , pas yndyrave ( edhe pse mund të jenë ushqime që shijojnë shumë), e as pas ëmbëlsirave.
6-Në vend që të duash më shumë gjëra , vendos që të jesh i lumtur me më pak. Ti mund të jesh aq i lumtur sa vendos të jesh. Të biesh në kurthin e idesë “ sa më shumë më mirë” është shumë problematike, pasi do të kuptosh se asnjëherë nuk ke për të gjetur kënaqësi. Vër re se sa pak nevojitet në të vërtetë që të të bëjë të lumtur. Më shumë gjëra, nuk të bëjnë të ndihesh më mirë dhe sendet nuk do të mbushin kurrë hapësirën boshe që ke në zemër.
7-Merr kontrollin mbi agjendën tënde– ose do ta planifikosh ti ditën tënde, ose të tjerët do ta bëjnë këtë për ty. Mëso të thuash, “do të më pëlqente të thosha po, por nuk mundem.” Përgjigja është, më pyet sërish një herë tjetër.” ( Ose thjesht thuaj JO).
8-Largo fokusin nga vetja jote – Ruby ( Rubi) dhe Mark Wales ( Mark Ueils) bënë këtë për Krishtlindje. Në vend se t’i blinin njëri-tjetrit dhurata për Krishtlindje, ata mbushën plot një kamion me produkte dhe ua shpërndanë ato atyre që ishin në nevojë dhe të varfërve.
9-Fik televizorin, lexo libra dhe dëgjo muzikë. Të lexosh mund të duket sikur është diçka që i përket së shkuarës por është ende freskuese dhe të pasuron.
10-Dhuro- Nëse ke diçka në shtëpi që nuk e ke përdorur për një vit të tërë, atëherë largoje prej andej. Bëje këtë ndërkohë që je duke jetuar, në mënyrë që të dish se ku po shkojnë këto gjëra. Bëhu i vetëdijshëm se Zoti të bekon kur ti i jep Atij.
Related Posts
- 98
- 97
- 95
- 95Luiza, e cila për disa vite shërbeu si asistente administrative e burrit tim dhe aktualisht është Drejtoreshë e Medias së Guidelines, ka vajza binjake, të cilat tani janë të rritura. Për shumë vite, si nënë beqare, Luiza kishte përgjegjësi të dyfishta të kujdesej për fëmijët dhe të siguronte për to.…
- 94