Informacione

29 Nëntori, 80-vjetori i Çlirimit

 Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 80-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Këshilli i Ministrave e shpalli këtë vit si Vit Jubilar Mbarëkombëtar për të shërbyer për përkujtimin e përfundimit të betejës së shqiptarëve për çlirimin nga pushtimi nazifashist, si një përkujtesë e detyrës qytetare të çdo shtetasi shqiptar për të mbrojtur atdheun kur ai është në rrezik.

 

Në këtë kuadër, të gjitha institucionet shtetërore e përçuan këtë mesazh, përmes logos së miratuar, në çdo shkresë zyrtare, e cila do të vazhdojë të përdoret deri në fund të vitit 2024.

Si çdo vit, në përkujtim të kësaj dite, pritet që autoritetet më të larta shteterore të kryejnë homazhe në Varrezat e Kombit, ndërkohë që janë në program një sërë aktivitetesh në nder të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe sakrificës sublime të tyre.

Institucione të ndryshme të kulturës kanë njoftuar për program të larmishëm, si një mundësi e shkëlqyer për të festuar kulturën, historinë dhe traditat shqiptare me aktivitete që përfshijnë art, muzikë, valle, ekspozita dhe shumë më tepër

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Hapat për një jetë të shëndetshmeHerë pas here, të gjithë mund të gjendeni përballë pikëpyetjeve në situata të caktuara. Duke mos njohur mënyrat e duhura për të jetuar në mënyrë të shëndetshme, në shumë aspekte vihet re se diku, diçka nuk shkon. Taylor Cwiertniewicz, infermiere e lartë e specializuar për kujdesin familjar në Kaliforni të…
    Tags: të, në, për, informacione
  • 98
    Natyropatia- Këshilla të rëndësishme!Natyropatia është një bashkësi disiplinash plotësuese e mjekësisë zyrtare e njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë duke përfshirë homeopatinë apo osteopatinë akupunkturën. Arben Gjoni, mjeku natyropat i diplomuar në Itali gjatë një interviste për TV7 Albania ndau disa këshilla të rëndësishme që lidhen me konsumimin e ushqimit por edhe informacione të rëndësishme…
    Tags: të, në, informacione
  • 98
    Aliu nga IHMK: Kosova është në pritje të dimrit më të ftohtë të viteve të funditGjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm në disa fshatra të Prishtinës dhe Podujevës ka pasur reshje të borës. Por, si parashikohen të jenë temperaturat në Kosovë në ditët në vazhdim si dhe stina e dimrit? Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) në një prononcim  ka thënë…
    Tags: të, në, informacione
  • 98
    Alergjitë stinore-kur duhet të drejtoheni tek mjeku?Me ndryshimin e stinëve, por sidomos në pranverë kur lulëzojnë bimët, ndodh një fenomen natyral, ku re të padukshme të poleneve ndjekin rrymat e ajrit dhe përhapen në atmosferë në distanca të largëta prej shumë kilometrash nga vendburimi i tyre. Polenet mund të depozitohen nga pak kudo, madje edhe në…
    Tags: të, në, informacione
  • 98
    Komplikacionet e gripit tek fëmijëtKomplikacionet e gripit tek fëmijët, mjekja ndan këshilla të rëndësishme për prindërit Gripi paraqet një sëmundje akute të rrugëve të frymëmarrjes të cilën e shkakton virusi i influencës të tipit A dhe B, që zakonisht paraqitet në numër të madh ose në formë epidemie gjatë periudhës së dimrit. Në këtë…
    Tags: të, në, informacione
Comments