Inkurajime

3 të vërteta kur rrethanat duken të pakuptimta!

Luanët e vegjël vuajnë nga mungesa e madhe dhe nga uria, por atyre që kërkojnë Zotin nuk u mungon asgjë. – Psalmi 34:10

Më në fund Toni mori diplomën për të cilën kishte punuar aq shumë dhe kishte gjetur dhe një punë të mirë. Por pa bërë vitin e pushuan nga puna.

“Çfarë kam bërë gabim ndaj Zotit?” pyeste veten Toni, i dëshpëruar dhe i dekurajuar ndërsa kërkonte për një punë të re. Toni është ndjekës i Jezusit dhe gjithmonë kërkon ndihmën e Zotit në çdo gjë që bën.

Kur rrethanat që Perëndia ka lejuar në jetën tonë duken të pakuptimta- le të tregohemi të sinqertë dhe të themi, që është e vështirë! Në kohë të tilla, duhet të pyesim veten: “A besojmë ne atë që Perëndia thotë për veten e tij apo jo?” Kur gjërat nuk kanë kuptim, duhet të mbështetemi në të vërtetat që dimë, sepse Perëndia na i ka dhënë ato të vërteta në Shkrim. Këto janë tre nga ato të vërteta:

Zoti nuk befasohet nga asgjë që ndodh në jetën tuajPsalmi 139:16 thotë se: « në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.”

Zoti ka plane të veçanta për ju. Ja çfarë i tha Perëndia popullit të Tij kur u ishin në skllavëri: “Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju … mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.” (Jeremia 29:11 ).

Zoti premton të plotësojë nevojat tuaja. ” por atyre që kërkojnë Zotin nuk u mungon asgjë,” thotë Psalmi 34:10.

Kur nuk e kuptoni arsyen se pse Perëndia ka lejuar disa rrethana në jetën tuaj, shikoni pas. A e keni parë dorën e Perëndisë në jetën tuaj? Falënderojeni Atë, lutuni për ato  që ju nevojiten dhe mbahuni fort pas të vërtetave që dini.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 99
    Si të lutemi për të tjerët?Filipianëve, kapitulli 1, vargjet 9 deri në 11, janë nga ato shkrime ku ne shohim Palin të lutet përmes letrave të tij drejtuar një kishe, për njerëzit në atë kishë.  Kështu, kemi një model lutjeje, le të themi, për mënyrën se si mund të lutemi për njerëzit që na rrethojnë.…
    Tags: të, që, për, në, dhe, inkurajime
  • 98
    Çfarë të motivon në punë?Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit,duke ditur se nga Zoti do të merrni shpërblimin e trashëgimisë, sepse ju i shërbeni Krishtit, Zotit. –Kolosianëve 3:23-24 A ju ka kapur ndonjëherë ndonjë personazh autoriteti kur ishit duke shtyrë kohën kot…
    Tags: të, për, në, që, dhe, inkurajime
  • 98
    Përballë një dileme!Veprat e Apostujve kapitulli 26, vargjet 28 dhe 29. Pali po dëshmon para mbretit Agripa dhe Agripa i thotë Palit: “Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë?” Dhe Pali tha, vargu 29: “Dhëntë Perëndia që në pak ose në shumë kohë jo vetëm ti, por edhe…
    Tags: të, në, që, dhe, për, inkurajime
  • 98
    Gëzim në qëllim!Shoqëria jonë është e mbushur me pakënaqësi. Pse? Sepse kultura jonë na ka mësuar se ne jemi epiqendra e jetës sonë – se gjithçka duhet të rregullohet rreth çfarëdo lloj teke apo kënqësi që buron nga zemrat tona. Por, miqtë e mi, zemrat tona janë mashtruese (lexoni Jeremia 17:9). E vërteta është…
    Tags: të, dhe, në, që, për, inkurajime
  • 98
    Atij që i përkas…Në mes të Veprave të Apostujve 27, Pali dhe gjithë shoqëruesit e tij në anije, gjenden në mes të një stuhie dhe të gjithë kanë frikë për jetën e tyre. Ata nuk e dinë nëse do të arrijnë t’ia dalin, por Perëndia i shfaqet Palin në vegim, përmes një ëngjëlli…
    Tags: të, dhe, që, në, për, inkurajime
Comments