7 fakte për ringjalljen!
Krishterimi nuk është besim i verbër. Në fakt, është e vetmja fe e bazuar në prova objektive. Kjo është arsyeja pse ringjallja e Jezu Krishtit është lajmi më i madh nga të gjitha – dhe jo thjesht një histori e bukur. Shqyrtoni këto 7 fakte në lidhje me ringjalljen:
- Ai u regjistrua nga katër autorë të pavarur, ku secili ungjill raportonte me saktësi shumë detaje të vogla në harmoni. (Shihni Mateu 28; Marku 16; Lluka 24; Gjoni 20.)
- Kishte shumë dëshmitarë okularë. Pas ringjalljes së Tij, Krishti iu shfaq një numër të larmishëm njerëzish—duke përfshirë një grup prej 500 vetash. (Shihni 1 Korintasve 15:3-9; Lluka 24:13-35.)
- Rrëfimet për ringjalljen përfshijnë të Vërteta të papërshtatshme që askush nuk do t’i kishte përfshirë në një histori të sajuar, si fakti që gratë ishin dëshmitaret e para. Në kulturën e asaj kohe, dëshmia e një gruaje nuk konsiderohej provë e vlefshme. (Shihni Mateu 28:1-10; Gjoni 20:11-18.)
- Ishte përmbushja e mbi 300 profecive të bëra qindra vjet më parë. (Shihni Isaia 53; Psalmi 22:14-18; Numrat 9:12; Psalmi 16:10.)
- Gjysmëvëllai i Jezusit, Jakobi, u konvertua nga skeptik në dishepull. (Shihni Marku 3:21, 31; 1 Korintasve 15:7; Jakobi 1:1.)
- Ajo i transformoi rrënjësisht dishepujt. Tre ditë pas kryqëzimit ku u larguan të frikësuar, krejt papritur dishepujt ishin të gatshëm të jepnin jetën e tyre si martirë. Nuk do të fitonin asgjë nga sajimi i një historie të tillë. (Shihni Marku 14:50; Veprat e Apostujve 5:17-41; Filipianëve 3:4b-11.)
- Në fund të fundit, ringjallja e ndau historinë në dy pjesë – diçka që nuk mund të thuhet për asnjë fe tjetër në botë. Në fakt, nga ringjallja zbriti Fryma e Shenjtë e cila banon tek besimtarët dhe ndau besëlidhjen e re nga e vjetra. (Shihni Jeremia 32:39-40; Ezekieli 36:26-27.)
Jezusi nuk është thjesht një mjet shpëtimi – Ai është shpëtimi ynë. Ai është i vërtetë, Ai erdhi nga qielli për të na shpëtuar dhe për të na dhënë jetë, shpresë dhe premtimin e përjetësisë që mund të gjenden vetëm tek Ai. Merrni pak kohë sot për të reflektuar mbi ringjalljen e Krishtit. Imagjinoni si do të jetë të shohim Shpëtimtarin tonë ballë për ballë, dhe t’a kalojmë përjetësinë duke e adhuruar Atë dhe në prezencën e Tij. Deri sa ajo ditë të vijë , le të lavdërojmë Zotin për ringjalljen dhe që dha jetën për ne.
Related Posts
- 95Perëndia është me ne. Kjo është e vërteta e parë dhe më e mrekullueshme e Krishtlindjes. PERËNDIA ËSHTË ME NE. Bibla thotë, “Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (Gjoni 1:14). Ne nuk kemi bërë asgjë për të arritur tek Perëndia por në Krishtin, Perëndia vjen tek ne.…
- 93Nuk do të vrasësh.- Eksodi 20:13 A keni dëgjuar për Dhjetë Urdhërimet në Bibël? Njëri prej tyre shpesh përkthehet “nuk do të vrasësh”. Fjala origjinale hebraike në këtë urdhërim është ratzah, e cila është veçanërisht “vrasje”. Në anglisht, vrasja përkufizohet si vrasja e paligjshme e një personi, si rezultat i një…
- 92Vetmia është kthyer në një shqetësim të krahasueshëm me pirjen e duhanit dhe obezitetin. Apeli vjen nga ekspertët e shëndetësisë në SHBA. Dr. Vivek Murthy, një prej kirurgëve të Përgjithshëm amerikan pranon se vetmia tani është një kërcënim për shëndetin publik aq e rëndë sa barazohet me pirjen e duhanit dhe obezitetin. “Kjo është…
- 91Luftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin. (2 Timoteut 4:7) “Jetoni-Dashuroni-Shijoni!”- lexon një reklamë për një agjenci funeralesh, me shënimin poshtë saj: “Ne do të presim.” Kur e pashë, mesazhi më bëri të mendohem. Mendova me vete: “A nuk është kjo ajo që përpiqen të bëjnë njerëzit?…
- 91