“Pa vend” me sfidat e talentëve të rinj nominohet për “Oscarin” evropian
Sikur filmi i shkurtër të ishte ndonjë disiplinë garuese sportive, rekordin pa dyshim do ta mbante regjisori Samir Karhoda. Ai debutoi si regjisor me dokumentarin e tij “Në mes”.
Me këtë projekt për herë të parë e vuri emrin e Kosovës në konkurrencën zyrtare të “Berlinales”, një prej festivaleve më të shquara të Kategorisë A.
“Pa vend”, filmi i tij i dytë u bë i parë nga Kosova që u përzgjodh në mesin e 10 filmave të shkurtër për të garuar për “Palmën e Artë” në garën zyrtare të një prej festivaleve më prestigjioze në botë, atë të Cannes.
Ne si autorë të paktën mund të bëhemi zëri i disa njerëzve që kanë nevojë për t’i treguar këto tema. Më së shumti më vjen mirë që e kemi rritur vetëdijen për këtë temë, tjetra, më vjen mirë që edhe kryeministri, por edhe ministri i Ministrisë së Kulturë, Rinisë dhe Sportit dhe kryetari i Komunës së Prizrenit e kanë parë këtë film, dhe aty munden me e pa më së miri se me çfarë sfidash përballen të rinjtë tanë”, ka thënë regjisori Samir Karahoda.
Related Posts
- 93
- 91“Talentet e kinemasë evropiane të vitit 2021”, ky titull e shoqëron artikullin e fundit të revistës digjitale, “The Hollywood Reporter”, i cili i numëron disa prej filmave evropian që kanë shënuar suksese të jashtëzakonshme gjatë vitit që po e lëmë pas, e ku përfshihet edhe filmi kosovar i regjisores Blerta Basholli,…
- 91Kompozitori i njohur nga Kosova, autor i disa veprave orkestrale dhe fitues çmimesh, Ardian Halimi, së fundmi ka marrë pjesë në Festivalin Veror të Dubrovnikut. Themeluar që nga viti 1950, Festivali Veror i Dubrovnikut organizohet për çdo vit midis datave 10 korrik dhe 25 gusht. Për çdo vit ai prezanton…
- 90Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908. Këshilli i Ministrave miratoi…
- 88