Mesazh

A është ndonjëherë urrejtja përgjigjia e duhur?

Frika e Zotit është të urresh të keqen; unë e urrej kryelartësinë, arrogancën, rrugën e keqe dhe gojën e çoroditur.- Fjalët e Urta 8:13

Shumica prej nesh janë të bindur se urrejtja ndaj njëri-tjetrit është e gabuar. Por a do të thotë kjo se urrejtja është gjithmonë e gabuar në tërësi? Do të habiteni kur të dëgjoni se ndonjëherë urrejtja është përgjigjia e duhur. Bibla na tregon për një sërë gjërash që Perëndia i urren.

Isaia 61:8 thotë: “Sepse unë, Zoti, e dua drejtësinë, urrej vjedhjen në olokaust.” Në librin e Amosit, Perëndia tha se Ai i urrente festat fetare të izraelitëve (Amosi 5:21). Kjo nuk ndodhi sepse Perëndia i urren festat, por sepse izraelitët po shpërfillnin dhe ndotnin besëlidhjen e tyre me Perëndinë në lidhje me adhurimin e Perëndisë. Devotshmëria e tyre e rreme ishte aq e tmerrshme për Perëndinë sa u bë një shfaqje e urryer. Zoti gjithashtu urren flijimin e fëmijëve (Ligji i Përtërirë 12:31) dhe zemrat që kurdisin plane të liga, dhe buzët gënjeshtare, ndër të tjera (Fjalët e Urta 6:16-19, 12:22).

Pastaj, lexojmë te Fjalët e Urta se “të kesh frikë nga Zoti do të thotë të urresh të keqen” (Fjalët e Urta 8:13). Të kesh frikën e Perëndisë nuk është domosdoshmërisht një çështje që të kesh frikë se mos e mërzitësh Perëndinë. Zoti është i mëshirshëm dhe fal, madje edhe ata që kanë bërë atë që Perëndia urren. Të kesh frikë nga Zoti do të thotë të bindesh nga dashuria që ke për Të. Pjesë  e dashurisë  tonë për Perëndinë është t’i rezistojmë të keqes që Perëndia urren. Është absolutisht e drejtë që të urrejmë sakrifikimin e fëmijëve, për shembull. Të qëndrosh  indiferent ndaj asaj që Perëndia e quan të keqe tregon se dashuria jonë për Perëndinë është e rastësishme. Duhet të veprojmë me kujdes, por ka raste kur urrejtja është reagimi i duhur nga ata që e duan Perëndinë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 75
    Për çfarë flet Bibla në të vërtetë?Sepse mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë.- 1 e Korintasve 1:18 Shkrimtari Mark Twain dikur tha: “Disa njerëz shqetësohen nga gjërat që nuk i kuptojnë në Bibël. Gjërat që më shqetësojnë mua, janë gjërat që i kuptoj.” Po, shumica…
    Tags: të, që, është, se, nga, bonnie, sala
  • 70
    Çfarë fshihet në zemrën tënde?Sepse Zoti nuk shikon si shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën”.– 1 e Samuelit 16 : 7 Si mund  t’u bëjmë përshtypje të tjerëve? Ne njerëzit shpenzojmë shumë kohë dhe para vetëm e vetëm që t’u bëjmë përshtypje të tjerëve. Qoftë në një takim apo në një intervistë…
    Tags: të, se, që, nga, është, bonnie, sala
  • 60
    Çfarë e bën Biblën kaq të veçantë?I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi. – 2 Timoteut  3:16 Çfarë e bën Biblën  kaq të veçantë? Për 2000 vjet rresht njerëzit  kanë shpallur se leximi i Biblës u ka ndryshuar jetën. A.Phillips, një studiues në Universitetin…
    Tags: të, që, është, nga, mesazh
  • 60
    Si ta njohim Zotin më mirë?Por Jezusi, duke u përgjigjur u tha atyre: “Ju bëni gabim, sepse nuk e kuptoni as Shkrimin as pushtetin e Perëndisë.– Mateu 22 : 29 Ajo që besoni për Zotin ndikon në shumë aspekte të jetës suaj: marrëdhëniet, moralin, qëllimin dhe vetëvlerësimin tuaj. Megjithatë, ajo që ne besojmë për Zotin nuk…
    Tags: të, që, është, se, nga, mesazh
  • 60
    Jo sakrificë tjetërNë thelb të shumicës së feve në botë është dëshira për ti sjellë kënaqësi një zoti apo  perëndie për të përfituar jetën e përtejme. Ndjekësit jetojnë me frikën se mos shqetësojnë perënditë e tyre, kështu që ditë pas dite punojnë për të fituar shpëtimin e tyre përmes veprave të mira…
    Tags: të, nga, që, mesazh
Comments