Mesazh

Ai foli dhe…

Isaia 21:16-17 “Sepse kështu më ka thënë Zoti: «Për një vit, ashtu si viti i një argati me mëditje, tërë lavdia e Kedarit do të zhduket; dhe ajo që do të mbetet nga numri i harkëtarëve, njerëzit trima të bijve të Kedarit, do të jetë një gjë e vogël, sepse ka folur Zoti, Perëndia i Izraelit»”.

Më pëlqejnë këto dy vargje. Kjo është profecia që Isaia po thoshte: “Sepse kështu më ka thënë Zoti: «… tërë lavdia e Kedarit do të zhduket; dhe njerëzit trima të bijve të Kedarit, do të jetë një gjë e vogël…” Dhe si e di këtë? “Sepse ka folur Zoti, Perëndia i Izraelit»”. Kur e kam lexuar këtë kam thënë: “Po, Perëndi, çfarëdo që Ti thua, çfarëdo që Ti flet, qëndron.” Unë i lexoj këto vargje dhe mendoj që jeta ime, shpresa ime, është plotësisht e mbështetur te siguria, qëndrueshmëria e Fjalës së Perëndisë. Ajo që Ai ka thënë do të qëndrojë. Fjala e Perëndisë është një themel i sigurt. Është më i sigurt se çdo gjë tjetër në këtë botë. Ndaj shumë gjëra po ndryshojnë në botën përreth nesh, por Fjala e Perëndisë është gjithnjë e sigurt.

Një varg tjetër te Isaia 40, vargu 8, thotë: “Bari thahet, lulja fishket kur Fryma e Zotit fryn mbi të; me siguri populli nuk është veçse bar.”. Pra, ne e dimë që ajo që Perëndia thotë në fjalën e Tij do të ndodhë. Ne e dimë se çfarëdo që thotë Fjala e Perëndisë, ne mund të mbështetemi në të. Ne mund t’i besojmë Fjalës së Tij.

Unë dua t’ju inkurajoj që në jetën tuaj të qëndroni në Fjalë, të zhyteni në Fjalë, ta studioni Fjalën, ta lexoni Fjalën e Perëndisë. Është e vetmja gjë e sigurt ku mund të qëndrojmë… në këtë botë. Fjala e Perëndisë. Ndaj mbusheni mendjen me të. Mësojeni përmendësh. Meditoni për të. Lexojeni atë. Studiojeni. Lutuni sipas saj. Ky është një themel i sigurt për jetën tuaj në një botë që vazhdimisht ndryshon. Ta dini që ajo që Perëndia thotë qëndron. Pikë.

Perëndi, ne lutemi… lutemi me mirënjohje për Fjalën Tënde. Të falënderojmë që na ke dhënë Fjalën Tënde. Është një themel i sigurt ku qëndrojmë. Perëndi, unë e vendos jetën time, shpresën time, të ardhmen time në Fjalën Tënde. Unë lutem në emër të të tjerëve që po e dëgjojnë këtë: ne e vendosim jetën tonë, shpresën tonë, të ardhmen tonë, planet dhe ëndrrat tona… të gjitha në Fjalën Tënde. Ajo është një themel i sigurt për ne, dhe ne të falënderojmë për të. Na ndihmo që ta lexojmë. Na ndihmo që ta studiojmë. Na ndihmo që ta mësojmë përmendësh. Na ndihmo që të meditojmë për të. Na ndihmo ta ruajmë në zemrën tonë. Na ndihmo ta bëjmë këtë, të lutemi sipas saj. Lutemi që jetët tona të jenë të lidhura pas Fjalës Tënde në çdo mënyrë. Dhe na ndihmo ta besojmë atë për çdo ditë. Perëndi, ne të lavdërojmë për Fjalën Tënde. Ne të lavdërojmë që ti ke folur dhe që ajo që ke thënë do të ndodhë. Në emrin e Jezusit lutemi. Amen

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Sekreti i një jetë të transformuar.Por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.- Psalmi 1:2 Kalimi i kohës, çdo ditë, me Jezusin është  një praktikë shpirtërore që na jep një shije të asaj që do të vijë. Ashtu siç ka thënë  Agustini nga…
    Tags: të, në, është, që, një, mesazh
  • 95
    Me ne përgjithmonë!Isaia 7:14. “Prandaj vet Zoti do t’ju japë një shenjë: Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel.” Ne e dimë që kjo profeci nga Isaia, edhe pse gjente zbatim për kohën e Isaias, gjen gjithashtu zbatim edhe në…
    Tags: të, ne, që, në, mesazh
  • 94
    Kripa e tokësNë këtë botë të rënë, besimtarët duhet të jenë si kripa që ruan, i jep shije  dhe shëron  ata që jetojnë në errësirë.  Lexoni Mateu 5:13-16 Kur Jezusi u foli ndjekësve të Tij, Ai i quajti ata “kripa e tokës” (Mat. 5:13). Në atë kohë, kripa ishte e vetmja mënyrë për të…
    Tags: të, një, që, në, mesazh
  • 93
    Mesia dëshiron që besimtarët të tërhiqen në një shoqëri më të madhe me Perëndinë e Gjallë!Ekziston një parim i përgjithshëm në Bibël që thotë: “…asnjeri nuk mund të më shikojë mua (Perëndinë) dhe të jetojë” Eksodi 33:20. Megjithatë, Zoti është i mëshirshëm dhe bën disa përjashtime nga ky rregull. Një përjashtim i tillë ndodh në pjesën e Torahut të kësaj jave. Në kapitullin 24, Moisiu ratifikon Besëlidhjen…
    Tags: të, në, një, që, është, mesazh
  • 92
    Si të merrni vendimet e duhura?Ne çdo ditë marrim vendime. Shumë prej tyre kanë pak rëndësi. Ndërkohë, ka të tjera që ndryshojnë jetën tonë përgjithnjë. Gjatë një interviste për TV7 Albania, Davida Pecaj, këshilluese pranë Qëndrës “Çelësi im” thotë se vendimmarrja shpeshherë duket si një përgjigje e lehtë për t”u dhënë. Në fakt, është krejt e…
    Tags: të, që, në, mesazh
Comments