Inkurajime

Ai lëviz dhe malet!

Ndërsa përballemi me sfida të ndryshme në jetë, ka një sërë arsyesh që mund të na ndalojnë të lutemi. Mund t’i themi vetes se jemi shumë të zënë për t’u lutur. Mund të mendojmë se mund ta zgjidhim problemin vetë. Ose mund të mendojmë se Perëndia nuk u përgjigjet lutjeve tona. Dhe edhe nëse lutemi përfundimisht, lutemi për shkak të përgjegjësisë që kemi dhe jo nga besimi se Perëndia do të na përgjigjet.

Megjithatë, Perëndia i dëgjon lutjet tona. Jezusi u tha dishepujve të Tij se vetëm besimi sa një kokërr sinapi ishte i nevojshëm për të lëvizur malet. Një masë e vogël besimi mund të ketë një ndikim të mahnitshëm në jetën tonë.

Ndërsa fillojmë të lutemi me besim, le të guxojmë të besojmë se Perëndia do të bëjë të pamundurën në jetën tonë. Kur Perëndia u përgjigjet lutjeve tona, lavdia e Tij shfaqet. Duhet ti kujtojmë vetes se Perëndia u përgjigjet lutjeve tona në një mënyrë ose në një tjetër. Mund të mos jetë gjithmonë ashtu siç e kemi imagjinuar, por më e mira e Tij është zgjidhja e duhur.

Hebrenjve 4:16 na nxit që t’i afrohemi fronit të hirit të Perëndisë me guxim. Ky lloj besimi nuk do të thotë se do i kërkojmë Perëndisë t’i bëjë gjërat sipas mënyrës tonë, por përkundrazi të ndihemi të lirë t’i afrohemi Atit tonë të plotfuqishëm me çdo gjë—qoftë një shqetësim i vogël, një problem moirës, një kërkesë e guximshme ose një moment lavdërimi dhe gëzimi. Ai dëshiron që ne të shkojmë para Tij me besimin se Ai na do dhe dëshiron të na ndihmojë.

I gjithë cinizmi ynë fillon të zhduket ndërsa Zoti u përgjigjet lutjeve tona. Kur qielli hapet dhe mrekulli  ndodhin në jetën tonë, kuptojmë të Vërtetën. Ne e kuptojmë se Ai na do aq shumë sa do të lëvizë edhe malet për ne. Haleluja Mbretit të mbretërve!

Lutje: Zot, më jep besim që të vij para Teje në lutje, duke e ditur se Ti dëshiron të më takosh në çdo stinë të jetës sime. Më jep besim të besoj në Ty për gjërat e pamundura për mua dhe për të tjerët. Lutem  në emër të Jezusit. Amen.

Le t’i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje.- Hebrenjve 4:16

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Jini bujarë dhe të gëzuar!Secili të japë si ka menduar në zemër, as me keqardhje, as me detyrim, sepse Perëndia do dhurues të gëzuar. – 2 Korintasve 9:7 Si të krishterë, duhet të jemi bujarë, të japim gjithçka kemi, kurdo që mundemi. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me paratë, mund të japim ndihmë, inkurajim,…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Lejoje Frymën e Shenjtë të marrë drejtiminKështu thotë Zoti, Shpengimtari yt, i Shenjti i Izraelit: “Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të mëson për të mirën tënde, që të udhëheq nëpër rrugën që duhet të ndjekësh.” (PSALMI 48:17) Shumica e njerëzve kanë frikë të mos jenë si gjithë të tjerët. Shumë njerëz janë më të qetë…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Besojini Perëndisë dhe bëni të mirë!Ki besim (beso, mbështetu dhe gjej sigurinë) te Zoti dhe bëj të mirën; bano vendin dhe shto besnikërinë. –Psalmeve 37:3 Shumë prej nesh kalojnë shumë kohë duke u përpjekur të zbulojnë si të marrim bekime për veten. Njerëzit ndonjëherë e kalojnë gjithë jetën e tyre duke u përpjekur të arrijnë…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Zemra e matur!Fjalët e urta, kapitulli 18, vargu 15, thotë: “Zemra e njeriut të matur fiton dituri, edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë.” Më pëlqen fraza me të cilën fillon ky varg: “Zemra e njeriut të matur.” A nuk e duam të gjithë këtë, një zemër të matur. Askush nuk e…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Lejoni paqen të mbizotërojë në jetën tuaj!Dhe paqja e Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës! – Kolosianëve 3:15 Ne të gjithë kemi emocione dhe janë vendosur aty për të qëndruar. Mendoj se një nga qëllimet kryesore të çdo besimtari duhet të jetë qëndrueshmëria emocionale.…
    Tags: të, inkurajime
Comments