Kulturë

“Albumi familjar” me rrëfimin e luftës edhe në Budapest

Muzeu i artit bashkëkohor “Ludwig Museum” në Budapest, prej 18 shkurtit do ta shpalosë rrëfimin artistik për luftën e fundit në Kosovë. Përgatitjet tashmë kanë filluar, shkruan sot Koha Ditore.

E gjithë historia e refugjatëve do të përthekohet me ekspozimin e veprës “Albumi familjar” të artistit Alban Muja. Është vepra e cila vitin e kaluar përfaqësoi Kosovën në edicionin e 58-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia.

“Family Album” nga qyteti italian me elemente të njëjta, por me koncept tjetër kuratorial, do të shfaqet në kryeqytetin e Hungarisë. Projekti, sipas artistit Muja, ishte menduar që në fillim që të krijohej i tillë që të shëtiste nëpër vende të ndryshme, duke vënë vrojtuesit përballë një realiteti që ka ndodhur në Kosovë, por që rezonon mjaft mirë me situatat e refugjatëve kudo në botë. Pas ekspozitës njëmujore, “Albumi familjar” do të bëhet pjesë e koleksionit të Muzeut.

Tri fotografi të shkrepura në kohë lufte, katër personazhe dhe një përjetim personal i artistit Muja përthekojnë veprën “Family Album”. Në formën e videoinstalacioneve Muja zbërthen prapaskenat e tri imazheve më të fuqishme që u bënë sinonim i dhimbjes së refugjatëve në luftën e viteve 1998-1999. Pikënisje e artistit është një fotografi e tij si refugjat, në të cilën shihet në afërsi të ish-kryeministrit spanjoll, Jose Maria Aznar.

Ato bashkohen edhe me imazhet e realizuara para dy dekadash të nënës Sherife Luta me vajzën e saj në krah, Besën, atëherë foshnje, e babait të përlotur Xajë Mustafa, që mban në dorë fotografitë e dy fëmijëve të tij, Besimit dhe Jehonës, për të cilët nuk e di se a janë gjallë, dhe fotografia e djaloshit mes telave gjemborë, Agim Shala, të cilin e bartin familjarët nga njëra anë në tjetrën. Personazhet e këtyre fotografive sot janë të gjithë të rritur dhe Muja i rikthen edhe një herë në vëmendjen e opinionit publik nëpërmjet videove. Besa, Besimi e Jehona dhe Agimi tregojnë çfarë ata dinë për fotografitë dhe luftën. © KOHA.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Çfarë po i thotë Zoti botës përmes Coronavirusit?Kjo ishte tema e tre programeve që u regjistruan kësaj jave në valët e Radio 7. Këtu janë disa pyetje dhe përgjigje nga programet. Ju lutemi merrni kohë për të shikuar këto vargje dhe t'i lexoni ato me zë të lartë për të përfituar për veten dhe familjen tuaj. Zoti…
    Tags: të, dhe, në
  • 96
    95 vjet nga vrasja e Luigj GurakuqitLuigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero i Popullit shqiptar. Ai shkroi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dora e tij shkroi alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit. Është një nga personalitetet më…
    Tags: të, në
  • 95
    Kosova dhe Shqipëria bashkohen në WildlifeSë shpejti një dokumentar madhor televiziv mbi jetën e egër në Kosovë e Shqipëri, do të dalë në qarkullim. Anëtarët e shoqatës më të madhe të fotografëve shqiptarë të natyrës, Albanian Wildlife Photographers, janë thuajse në përfundim të këtij projekti të jashtëzakonshëm. Është i pari, dhe i vetmi në llojin…
    Tags: të, në, dhe
  • 95
    “N’përpjekje për me u çue” rikthen virtualisht labirintin e iluzioneveNë dhjetor të vitit të kaluar, Driant Zeneli e kishte shndërruar Galerinë Kombëtare të Kosovës në një lloj labirinti iluzionesh që zbulonte përmes kthinash, botë e rrëfime të ndryshme. Ata që e kanë parë ekspozitën “N’përpjekje për me u çue” të kuruar nga Claudia Buizza dhe Alicia Knock pos që…
    Tags: të, që, në
  • 94
    Përkujtohet Sevasti Qiriazi-Dako, arsimuese e atdhetare e njohur shqiptareSevasti Qiriazi-Dako, arsimuesja e atdhetarja e njohur shqiptare lindi më 24 shkurt të vitit 1871 në Manastir dhe vdiq më 30 gusht të vitit 1949. Në përkujtim të përvjetorit të vdekjes, Muzeu Historik Kombëtar përcolli disa nga momentet e rëndësishme të jetës dhe veprimtarisë së saj. Sevasti Qiriazi-Dako ishte njëra…
    Tags: të, në, dhe
Comments