Alergjitë stinore, si ndikojnë në shendetin tonë?
Alergjia është një ndër problemet kryesore që shqetëson miliona njerëz në mbarë botën. Alergjitë stinore ashtu si edhe alergjitë e tjera, zhvillohen kur sistemi imunitar i trupit bëhet i ndjeshëm dhe reagon ndaj substancave që ndodhen në mjedis, të cilat në pjesën më të madhe të popullatës nuk japin probleme.
Mjekja alergologe, Mira Xhixha në një intervistë për TV7 Albania thotë se këto substanca apo alergjenë mund të japin teshtima, kollë dhe kruajtje. Reaksioni alergjik mund të variojë nga një gjendje thjesht e bezdishme deri në një kërcënim për jetën. Disa alergji janë sezonale, ndërsa disa të tjera janë të lidhura me gjendje shëndetësore kronike si sinusiti dhe astma.
Sipas mjekes, alergjitë respiratore janë ndër format më të përhapura të alegjive në Europë dhe në mbarë botën. Gjithashtu, përhapja e sëmundjeve alergjike po vjen duke u rritur në Europë edhe si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike, dhe nuk kufizohet më vetëm në ndërrimin e stinëve apo në mjedise specifike. Alergjia nga polenet karakterizohet nga lotim i syve, teshtima, ndonjëherë kollë dhe astmë me shfaqje sezonale.
“Alergjia është një reaksion i ekzagjeruar i organizmit që bën që të shfaqen sëmundjet alergjike. Është një mekanizëm i ndërmjetësuar nga qelizat e gjakut(leukocitet) pra, nga sistemi ynë imunitar i organizuar në nivel qelizor dhe organesh dhe që në kontakt me ajrin apo një ushqimi me të cilin kemi gjithmonë një ekspozim me të, krijohet një “luftë e rreme”ndaj një shkaktari të ashtëquajtur armik si një substancë, një ushqim që ka rëndësi jetike. Supozohet që nga sistemi imuntar konsiderohet si i rrezikshëm, si agression dhe kështu bëhet një luftë e rreme midis organizimit dhe shkaktarit të alergjisë dhe krijohet alergjia. Pra, kemi një sistem imunitar që vepron në mënyrë të ekzagjeruar. Nuk është se sistemi imunitar është i dobet por i ndryshuar duke gabuar armikun i cili nuk e kanos ose dëmton organizmin por përkundrazi, në shumicën e rasteve ka rëndësi të madhe shëndetësore dhe jetike. Është një luftë e kotë ku rezultati çon në dëmtim të organizmit”.
Sipas mjekes alergologe, në hapin e parë, organizmi e njeh armikun e saj dhe organizohet duke rreshtuar ushtarët mbrojtës. Në herën e dytë të futjes së këtij shkaktari, krijohet lufta/reaksioni, pra krijohet smëundja. Sistemi imunitar është shumë i rëndësishëm. Ai mbron nga sëmundjet infektive. Nëse merrni vaksina apo po kaloni një sëmundje infektive që në vogëli si rubeola, fruthi, lija, tetanozi etj ju krijoni këto antitrupa që ju mbrojnë tërë jetën. Kur tek një person, sistemi imunitar nuk arrin të organizohet siç duhet, krijohen antitrupa edhe ndaj shkaktarëve të tjerë të jashtëm të cilët nuk janë sëmundje shkaktuese dhe krijohet sëmundja alergjike.
Related Posts
- 90Dieta ketogjenike është një regjim ushqimor me pak karbohidrate, me shumë yndyra të mira dhe me proteina të moderuara. Është një dietë efikase jo vetëm në rënien nga pesha por ndihmon dukshëm në sëmundjen e Epilepsisë, Alzheimerit, Parkinsonit, Migrenës, sëmundjet kardio-vaskulare, dislipidemitë dhe diabet. Në një intervistë për TV7 Albania, nutricionistja…
- 90Një nga fazat më të vështira të jetës së fëmijës është përballja me doktorin, dentistin apo ambientin klinik. Disa fëmijë e kalojnë lehtë këtë fazë, të tjerë e kalojnë me shumë vështirësi. Mjekja stomatologe Frida Rrasa e specializuar për ortodontesi dhe petodonti në moshat fëmijnore gjatë një interviste për TV7 Albania,…
- 90Anemia gjatë shtatzanisë është mjaft e shpeshtë. Gjinekologu Shkëlqim Balili thekson rëndësinë e kontrollit të gjakut që në fazën e prekoncepsionit, po ashtu edhe gjatë shtatzanisë. Në një intervistë dhënë për TV7 Albania, mjeku flet për dy aspekte të rëndësishme të ekzaminimit të anemisë. “Mjeku kryen ekzaminimin objektiv dhe subjektiv. Në…
- 90Shumica e njerëzve sot jetojnë në një lumë radiofrekuencash të emetuara nga teknologjitë me valë të të gjitha llojeve, nga telefonat inteligjentë tek tabletët, monitorët e bebeve, televizorët, pajisjet smart dhe shumë të tjera. Sipas ekspertëve, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këyre pajisjeve, mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin…
- 88Osteoartriti cilësohet si sëmundja reumatizmale më e shpeshtë që prek artikulacionet dhe shkakton vështirësi në lëvizje. Diagnostikimi në kohë dhe trajtimi i duhur janë të rëndësishme për të parandaluar ndërlikimet që mund të çojnë drejt invaliditetit. Në një intervistë për TV7 Albania, Jorida Kuçaj, mjeke reumatologe jep shpjegime rreth kësaj patologjie,…