Alkooli dhe çipsat dëmtojnë rëndë shëndetin e dhëmbëve
Thuhet se ju jeni ata që hani.
Dhe kjo nuk mund të jetë më e vërtetë në asnjë pjesë të trupit se në dhëmbë.
Kjo për shkak se shumë ushqime dhe pije mund të shkaktojnë pllaka, gjë që dëmton rëndë dhëmbët.
Ka shumë ushqime që dëmtojnë shëndetin tuaj të dhëmbëve, por çipsat dhe alkooli janë vërtet më të dëmshmit.
Si ndikon alkooli në dhëmbët tuaj?
Është e ditur se pirja e alkoolit nuk është e shëndetshme. Por a e dini se kur pini ju e thani gojën?
Një gojë e thatë nuk ka pështymë, e cila nevojitet për të mbajtur të shëndetshëm dhëmbët. Pështyma parandalon ushqimin nga fërkimi në dhëmbët tuaj dhe i largon grimcat e ushqimit. Kjo ndihmon edhe në riparimin e shenjave të hershme të prishjes së dhëmbëve, sëmundjeve të gomës dhe infeksioneve të tjera.
Për të ndihmuar në mbajtjen e gojës tuaj të hidratuar, pini më shumë ujë.
Si ndikojnë çipsat në dhëmbët tuaj?
Çipsat janë ndër ushqimet më të shijshme por edhe të pashëndetshme. Për fat të keq, ata përmbajnë shumë niseshte, e cila mund të mbes nëpër dhëmbë dhe të ushqejë bakteret në pllakë.
Po ashtu, aciditeti që përmbajnë shkatërron dhëmbët.
Related Posts
- 94
Komplikacionet e gripit tek fëmijët, mjekja ndan këshilla të rëndësishme për prindërit Gripi paraqet një sëmundje akute të rrugëve të frymëmarrjes të cilën e shkakton virusi i influencës të tipit A dhe B, që zakonisht paraqitet në numër të madh ose në formë epidemie gjatë periudhës së dimrit. Në këtë…
- 93
- 93
Me ndryshimin e stinëve, por sidomos në pranverë kur lulëzojnë bimët, ndodh një fenomen natyral, ku re të padukshme të poleneve ndjekin rrymat e ajrit dhe përhapen në atmosferë në distanca të largëta prej shumë kilometrash nga vendburimi i tyre. Polenet mund të depozitohen nga pak kudo, madje edhe në…
- 92
- 92
Natyropatia është një bashkësi disiplinash plotësuese e mjekësisë zyrtare e njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë duke përfshirë homeopatinë apo osteopatinë akupunkturën. Arben Gjoni, mjeku natyropat i diplomuar në Itali gjatë një interviste për TV7 Albania ndau disa këshilla të rëndësishme që lidhen me konsumimin e ushqimit por edhe informacione të rëndësishme…