Mesazh

Autoriteti i Fjalës

“Atëherë fjala e Zotit iu drejtua…” ( Zanafilla 15:4)

Autoriteti në botën tonë është po aq i rëndësishëm sa edhe ushqimi i shëndetshëm dhe ajri i pastër. Kur secili është “ligj për veten” nuk ekziston ligji; anarkia çon në kaos dhe kaosi në asgjësim. Kjo është arsyeja pse historia e njerëzimit është e mbushur me udhëheqës që kanë nxjerrë ligje me anë të të cilëve është bërë e mundur vendosja e rregullit dhe civilizimit. Nga Kodi i Hamurabit e deri te ligjet e Moisiut, nga Magna Karta e deri te kushtetuta e shtetit tuaj, ligjet e bëjnë jetën të qytetëruar. Pa ligje të caktuara thelbësore, nuk ka civilizim. Por jeta sot duket të jetë një sfidë e vazhdueshme ndaj kufijve. “Nga cili autoritet?”– pyesim ne për të sfiduar.

Edhe në fushën e fesë, çështja e autoritetit është shumë e diskutuar. Kush thotë se duhet të besoni këtë apo atë? Me çfarë autoriteti i sfidoni ju besimet dhe praktikat e zhvilluara për një kohë të gjatë? Në të njëjtën kohë, më duket se në kohët e sotme, shumë nuk kanë një autoritet për atë që besojnë. Për shembull, pse jeni një budist, ose një mysliman? Pse besoni ato që bëni?

Disa i referohen eksperiencës së tyre, duke thënë: “E ndjej në zemër!” Mëngjesin e të dielës së Pashkës, miliona besimtarë këndojnë: “Ju më pyesni si e di që Ai jeton, Ai jeton në zemrën time.” Duke mos kuptuar se ka edhe të tjerë përveç të krishterëve që e mbështesin besimin e tyre në eksperiencë dhe ndjenja. Ata që e mbështesin besimin e tyre vetëm në eksperiencë, qëndrojnë në një tokë të paqëndrueshme.

A ka një bazë faktike që përcakton se çfarë besojnë njerëzit? Për rreth 1900 vite, ka pasur një autoritet nëpërmjet të cilit meshkujt dhe femrat kishin një bazë për moralin; ky autoritet është Bibla. Vitet e fundit edhe kjo ka ndryshuar. Kur një universitet bëri një pyetësor duke pyetur: “A besoni se Bibla është Fjala e Perëndisë?” 82% e metodistëve, 81% e presbiterianëve, dhe 57% e baptistëve thanë “Jo”! Shumica e atyre që u përgjigjën e sfiduan autoritetin e Biblës.

Për fat të keq, më shumë besojnë njerëzit jashtë kishe se ata brenda, por a do të thotë kjo se disa udhëheqës fetarë dinë diçka që të tjerët nuk e dinë, apo janë mësuar nga udhëheqës të verbër?

Faktet ende pohojnë autoritetin e Biblës, pavarësisht nga disa prirje moderne të mosbesimit që e sulmojnë Atë. Çështja për autoritetin e Biblës është e dyfishtë: prova të brendshme që e mbështesin këtë autoritet, duke përfshirë atë që Bibla thotë për veten, uniteti dhe pathyeshmëria e saj; dhe prova të jashtme, të cilat përfshijnë lidhjen reciproke të profecisë me historinë, prova të shkruara me dorë, dëshmitë dhe shkenca mbështetin autoritetin e Biblës, dhe në fund teksti pragmatik- çfarë u ndodh atyre që ndjekin mësimet e saj.

 

Do t’ju lë me një mendim. Kjo çështje e autoritetit është thelbësore për besimin tuaj. Gjithçka që ju dini rreth Perëndisë, ato që dini për Jezus Krishtin, ringjalljen e Tij, fuqinë e Tij për t’ju shpëtuar nga mëkati, ndodhen në këtë libër, Bibla. Çështja e autoritetit Biblik nuk është një çështje rastësore për diskutim; është një çështje themelore për besimin tuaj.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Cili është motivi për gjërat që bëjmë në emër të Yeshua-s!Mbaj mend që kur isha shumë i vogël shkova në cirk dhe pashë një kafaz të madh plot me luanë. Luanët dukeshin shumë të këqij dhe po vrumbullonin dhe po ecnin sa para mbrapa. Sigurisht që isha i lumtur që isha jashtë kafazit. Imagjinoni sa u habita kur pashë një…
    Tags: të, që, dhe, se, në, për, një, mesazh
  • 97
    Rruga drejt një jete të përmbushur!Ai duke u përgjigjur tha: “Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde, edhe të afërmin tënd porsi vetveten.” Jezusi i tha: “U përgjigje drejti; vepro kështu dhe do të rrosh.” – Luka 10:27-28 Në Ungjillin sipas Lukës,…
    Tags: të, dhe, në, që, një, për, se, mesazh
  • 96
    Kur përballeni me një lëvizje!Disa nga ne i përballim mirë ndryshimet, por disa të tjerë jo. Për disa njerëz lëvizja është një sfidë emocionuese. Ata mezi presin që të shohin se çfarë i pret më tej. Për të tjerë, lëvizja në një vend të ri është një përvojë frikësuese që i largon nga gjithçka…
    Tags: të, në, që, dhe, për, një, është, mesazh
  • 95
    Mirënjohje dhe Falenderim!Njerëzit janë krijuar në një mënyrë të tillë që të jenë mirënjohës. Menjëherë ndihemi të vlerësuar, sa herë që  ndonjë nga nipërit apo mbesat na përqafon fort, kur ndonjë i panjohur na komplimenton, ose kur na bëjnë ndonjë dhuratë plot me dashuri. Po sigurisht që ka kohë kur mirënjohja është…
    Tags: të, për, në, dhe, që, është, mesazh
  • 95
    Mesia dëshiron që besimtarët të tërhiqen në një shoqëri më të madhe me Perëndinë e Gjallë!Ekziston një parim i përgjithshëm në Bibël që thotë: “…asnjeri nuk mund të më shikojë mua (Perëndinë) dhe të jetojë” Eksodi 33:20. Megjithatë, Zoti është i mëshirshëm dhe bën disa përjashtime nga ky rregull. Një përjashtim i tillë ndodh në pjesën e Torahut të kësaj jave. Në kapitullin 24, Moisiu ratifikon Besëlidhjen…
    Tags: të, në, dhe, një, që, është, mesazh
Comments